Lajmet

Pse është më e vështirë të bëjmë miq të rinj kur jemi të rritur?

Një studim i vitit 2010,shpjegoi se si vetmia patologjike ka po aq efekte negative në sistemin kardiovaskular, sa edhe pirja e duhanit.

Published

on

Distancimi fizik, bllokimet dhe karantinat, kanë pasur efekte negative në jetën sociale të miliarda njerëzve në mbarë botën. Kjo gjë konfirmohet nga shumë studime që kanë ndodhur gjatë 2 viteve të fundit, mbi marrëdhënien midis pandemisë dhe mirëqenies psikologjike.

Po ashtu është vërtetuar se ndjenja e vetmisë është shumë e dëmshme.

Një studim i vitit 2010,shpjegoi se si vetmia patologjike ka po aq efekte negative në sistemin kardiovaskular, sa edhe pirja e duhanit.

Vetmia

Megjithatë të bërit miq të rinj nuk është e lehtë, sidomos kur jemi të rritur. Këtë e vërteton një studim i fundit i kryer në Australi, sipas të cilit ata që nuk kanë arritur të mbajnë marrëdhënie të ngushta gjatë fëmijërisë, vështirë se do të mund të krijojnë të reja kur të rriten.

Studimi u krye nga një ekip psikologësh dhe ekspertësh të marrëdhënieve sociale në Institutin e Kërkimeve të Inovacionit Shëndetësor Iverson në Melbërn, dhe është i disponueshëm në faqen e internetit të universitetit, i shoqëruar me një sasi të madhe të dhënash.

Fakti i parë që të bie në sy, është se si pandemia ka ndikuar vërtet mbi marrëdhëniet njerëzore. Nëse para shfaqjes së Covid-19, rreth 1/3 e australianëve kishin raportuar se kishin përjetuar të paktën një herë një ndjenjë të thellë vetmie, pas pandemisë kjo ndjenjë kishte prekur më shumë se 54 për qind të të intervistuarve.

Po lënë mënjanë pandeminë, çfarë e bën të vështirë krijimin e marrëdhënieve të reja? Sipas studiuesve, të rriturit e kanë më të vështirë se të rinjtë dhe fëmijët, që t’u besojnë njerëzve që nuk i njohin.

Kjo është arsyeja pse shkencëtarët thonë se është e rëndësishme që të ruani dhe të kultivoni marrëdhënie të ngushta, që në periudhën e shkollës:është thjesht një çështje e kursimit të energjisë. Kur rritemi ne kemi frikë se mos paragjykohemi, refuzohemi, se mos tjetri nuk na pëlqen apo se mos lëndohemi.

Koha e miqësisë

Studimi tregoi se të rriturit e kanë shumë më të vështirë të bëjnë miq të rinj, për shkak të mungesës së kohës. Sipas të anketuarve, angazhimet në punë, familje dhe jeta e ngarkuar, nuk lënë hapësirë ​​për krijimin e marrëdhënieve të reja. Dhe kjo është e vërtetë, sepse të zësh të rinj miq kërkon kohë.

Po sa? Sipas një studimi të vitit 2018, duhen të paktën 50 orë të kaluara së bashku në kontakt të ngushtë, për të transformuar një njohje të rastësishme në një miqësi formale, dhe të paktën 200 orë për t’u bërë “miq të ngushtë”.

Marrëdhëniet e punës kanë rëndësi deri në një pikë të caktuar:pasi duhet të ndajmë bashkëdiçka më pak jo–personale, sesa thjesht jetën tonë profesionale. Pra vetmia është diçka epashmangshme?

Studiuesit australianë thonë që jo. Por për të pasur miqësi të reja, duhet përkushtim dhe këmbëngulje. Edhe 10 minuta në ditë mund të mjaftojnë, sa është koha për t’i dërguar një mesazh shokut të vjetër shkollës, me të cilin nuk kemi kontaktuar prej gati 20 vjetësh. /UBTNews/

Lajmet

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Published

on

By

Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Si pasojë e vërshimeve, Ibishi ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, ka thënë Ibishi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme./KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Të kërkuara