

Kulturë
Këngët më të dëgjuara të vitit 2020
Published
5 years agoon
By
Betim GashiDrake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weeknd janë në mesin e artistëve më të kërkuar në Spotify, sipas të dhënave nga kjo platformë.
Drake ishte artisti më i popullarizuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke tejkaluar artistin Ed Sheeran.
“Blinding Lights” nga The Weeknd ishte kënga më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar, përderisa albumi “Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, ishte top albumi i vitit.



“Fine” e Harry Styles dhe “Future Nostalgia” e Dua Lipës zunë vendin e katërt dhe pestë respektivisht.
Ndërkaq zhanri më i dëgjuar sipas Spotify ishte muzika pop./UBTNews
Magazinë
Anulohet koncerti i Valery Gergiev në Itali, mikut të ngushtë të Putinit
Published
43 minutes agoon
July 22, 2025By
UBT News
Organizatorët e festivalit muzikor italian ‘Un’Estate da RE’ kanë anuluar një koncert të dirigjentit rus Valery Gergiev, pas ditësh kritikash të forta nga kundërshtarët e Kremlinit dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.
Gergiev, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, pritej të drejtonte një orkestër italiane dhe solistë nga Teatri Mariinsky i Shën Petersburgut në një performancë në Pallatin Mbretëror të Casertas, afër Napolit, më 27 korrik.
Ai ka qenë i ndaluar në skena perëndimore që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë në shkurt 2022. Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, tha pas anulimit se e sheh si një akt të “arsyeshëm” që mbron “vlerat e botës së lirë”. Ndërkohë, Pallati Mbretëror nuk dha një arsye zyrtare për vendimin.
Ukraina kishte kërkuar më herët që koncerti të anulohej, duke e cilësuar Gergievin si “zëdhënës të Putinit”, që nuk duhet mirëpritur për sa kohë forcat ruse vazhdojnë të kryejnë mizori. Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit të ndjerë opozitar rus Alexei Navalny, tha për vendimin se “asnjë artist që mbështet diktaturën aktuale në Rusi nuk duhet të mirëpritet në Evropë”.
Por ambasadori rus në Itali e cilësoi vendimin si “skandaloz” dhe pjesë e një “politike të anulimit të kulturës ruse”.
Para luftës, Gergiev drejtonte shpesh në skena të mëdha si La Scala në Milano, Orkestra Filarmonike e Mynihut dhe Carnegie Hall në New York – por që nga viti 2022, të gjitha këto institucione kanë ndërprerë bashkëpunimin me të.
Magazinë
Vdes në moshën 97-vjeçare aktori i njohur
Published
2 hours agoon
July 22, 2025By
UBT News
Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Tom Troupe, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare, vetëm pesë ditë pas ditëlindjes së tij. Ai vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Beverly Hills, ka konfirmuar një përfaqësues i familjes.
Troupe njihej për rolet në seriale dhe filma të njohur si “Star Trek”, “Mission: Impossible”, “My Own Private Idaho” dhe “Cagney & Lacey”. Ai ishte gjithashtu bashkëshorti i aktores së ndjerë Carole Cook, me të cilën ndanin një pasion të përbashkët për teatrin në Los Angeles.
I lindur më 15 korrik 1928 në Kansas City, Troupe filloi karrierën në teatrot lokale para se të transferohej në New York më 1948, ku studioi aktrim me Uta Hagen. Më pas shërbeu në Luftën e Koresë, ku u nderua me medaljen “Bronze Star”.
Në vitin 1957 debutoi në Broadway me rolin e Peter van Daan në “The Diary of Anne Frank”, dhe më vonë u zhvendos në Hollywood, ku zhvilloi një karrierë të pasur në televizion dhe kinema, që zgjati më shumë se pesë dekada.
Përveç aktrimit, Troupe ishte edhe regjisor dhe shkrimtar. Ai do të kujtohet si një ikonë e vërtetë e skenës amerikane.
Magazinë
Ky është seriali më i shikuar në Netflix gjatë vitit 2025
Published
4 hours agoon
July 22, 2025By
UBT News
Në fillim të këtij muaji, Netflix publikoi të dhënat e transmetimit për gjysmën e parë të vitit 2025 dhe në krye të listës së serialeve më të shikuara ndodhet “Adolescence”, një miniserial tronditës me katër episode që bëri bujë kudo në botë.
Me një vlerësim prej 98% në Rotten Tomatoes, “Adolescence” është një nga pretendentët kryesorë për çmimet televizive më të rëndësishme në muajt në vijim.
Nëse nuk e keni parë ende ose nëse doni ta përjetoni sërish, ja pse ia vlen të shikoni “Adolescence” (përsëri):
Owen Cooper mahnit në rolin e Jamie Miller
Ky është roli i parë televiziv për Owen Cooper, por duket se ka karrierë të gjatë para. Ai luan Jamie Miller-in, një djalë që akuzohet për vrasjen e shoqes së klasës së tij, Katie Leonard (luajtur nga Emilia Holliday). Ajo që e bën performancën e Cooper kaq të fuqishme është aftësia për të hyrë natyrshëm në personalitetin e ndërlikuar të Jamie-t. Ai duket si një djalë i zakonshëm, por me kalimin e episodeve, maska bie dhe shfaqet një anë e errët që të lë pa fjalë.
Në episodin e tretë, ai është kërcënues dhe manipulues, ndërsa përpiqet të fitojë besimin e psikologes Briony Ariston (e interpretuar shkëlqyeshëm nga Erin Doherty, e njohur nga “The Crown”).
Aktorë të jashtëzakonshëm dhe realizim teknik i rrallë
Regjisori Philip Barantini ka ndërmarrë sfidë të rrallë: çdo episod i “Adolescence” është xhiruar në shkrepje të vetme, pa ndërprerje, në kohë reale.
Kjo është arritje teknike që kërkon saktësi absolute nga çdo aktor dhe anëtar i ekipit. Stephen Graham shkëlqen në rolin e Eddie Miller, babait të Jamie-t, baba i brengosur që nuk di si të përballojë fajin e heshtur për gjithçka që ka ndodhur. Edhe ai është nominuar për një çmim Emmy, ashtu si Ashley Walters, që luan detektivin Luke Bascombe. Megjithatë, kritikët mendojnë se Cooper është ai që e meriton më shumë çmimin në këtë kategori.
Erin Doherty ka marrë një nominim për Aktoren Dytësore më të Mirë për rol në episodin 3, ndërsa Christine Tremarco, në rolin e nënës së Jamie-t, Manda Miller, ofron performancë po aq të thellë dhe prekëse. Disa e shohin si konkurrenten më serioze për të fituar në këtë kategori.
“Adolescence” hap debate të rëndësishme dhe të domosdoshme
Pa zbuluar shumë nga rrëfimi, “Adolescence” eksploron rrethanat që çuan në vrasjen e Katie Leonard dhe se si Jamie përfundoi në atë pikë. Edhe pse Katie bëri disa zgjedhje të këqija, seriali është i qartë në mesazhin: asgjë nuk e justifikon atë që i ndodhi asaj.
Seriali heton mënyrën si Jamie u radikalizua nga ndikimet toksike të të ashtuquajturës “manosferë”, pjesë e errët e rrjeteve sociale ku përhapet urrejtja ndaj grave. Kjo është një temë reale dhe aktuale, për të cilën shoqëria ende nuk ka gjetur përgjigje të qarta.
Magazinë
Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës
Published
21 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Festivali Sunny Hill është rikthyer këtë gusht në Prishtinë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Evropë.
Nga data 1 deri më 3 gusht, kodrat pranë kryeqytetit do të mbushen me yje botërorë si Dua Lipa, Shawn Mendes, Peggy Gou, Fatboy Slim e të tjerë, por më shumë se kaq, do të ringjallin shpirtin e një kombi që përmes muzikës kërkon të dëgjohet në mbarë botën.
Që prej nisjes së tij në vitin 2018 nga Dukagjin dhe Dua Lipa, Sunny Hill ka qenë më shumë se një event muzikor – një platformë që ka ndihmuar Kosovën të gjejë zërin e saj në hartën globale, shkruan newsbreak.
Që nga sfidimi i hartave digjitale që e injoronin Kosovën, deri te ndërhyrjet në ndihmë pas tërmetit në Shqipëri, festivali është kthyer në simbol të aktivizmit kulturor dhe solidaritetit rajonal. Më 2022, festivali u bë zë i fuqishëm në fushatën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Momente si ai kur J Balvin mbështolli veten me flamurin kosovar e iu drejtua turmës me mesazhe shprese, u bënë virale e ndikuan në rritjen e presionit ndërkombëtar. Rezultati? Më 1 janar 2024, BE hoqi vizat për kosovarët.
Për të përballuar rritjen dhe për të përmirësuar përvojën, në vitin 2024 festivali u zhvendos në një park të ndërtuar enkas në Bernicë.
Hapësira e re, me kapacitet deri në 100 mijë njerëz, tashmë krahasohet me festivale si Coachella, jo vetëm për madhësinë por edhe për ndikimin.
Sunny Hill sjell çdo vit mbi 50 milionë dollarë të ardhura për Prishtinën dhe shndërron Kosovën në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe kulturor.
Kur Dua Lipa të ngjitet në skenë këtë verë, ajo nuk do të performojë vetëm si artiste, por si një zë që përfaqëson shpresën, identitetin dhe të ardhmen e një kombi të vogël që po bën zhurmë të madhe. /Telegrafi/

Hyundai “po nis një ofensivë të plotë” me SUV-in elektrik IONIQ 9

Anulohet koncerti i Valery Gergiev në Itali, mikut të ngushtë të Putinit

Jeni anemikë? Ushqimet që ju duhen

Procesi për Banjskën: Dëshmon Halim Behramaj

Top 10 futbollistet më të paguara krahasuar me 10 futbollistët më të paguar

Vdes në moshën 97-vjeçare aktori i njohur

Përmbyllet me sukses Akademia Verore në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT – “Rimendimi i Hapësirës Publike”

Bakteri i rrezikshëm po përhapet në det: Infeksionet vibrio në rritje

Gjykata e Apelit redukton sërish orarin e punës për shkak të temperaturave të larta
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore