Shëndet
Shenjat që tregojnë çrregullimin e sistemit imunitar
Sipas hulumtimit, sëmundjet autoimune janë një nga dhjetë shkaqet kryesore të vdekjes te gratë.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNjë sëmundje autoimune është një çrregullim ku sistemi imunitar gabimisht fillon të sulmojë pjesë të trupit tuaj, duke i konsideruar elementë të huaj.
Sipas hulumtimit, sëmundjet autoimune janë një nga dhjetë shkaqet kryesore të vdekjes te gratë në të gjitha grupmoshat deri në 64 vjeç. Ka më shumë se 80 sëmundje autoimune të ndryshme, por disa nga simptomat janë të zakonshme për të gjithë.
Është shumë e rëndësishme të njihen shenjat e para, pasi diagnostifikimi i hershëm ndihmon për zgjatjen e jetës, rritjen e cilësisë së tij dhe uljen e numrit dhe masës së përkeqësimeve.
Ja cilat janë shenjat se diçka nuk po shkon siç duhet me sistemin tuaj imunitar dhe kur është koha që të takoheni me një mjek. Siguroheni që nuk jeni në atë grup rreziku.
1. Dhimbje koke, mjegullim i trurit, probleme të mungesës së vëmendjes
Dhimbjet e kokës, mjegullimi i trurit dhe simptoma të tjera të specifikuara mund të dëmtojnë seriozisht cilësinë e jetës tonë.
Këto simptoma mund të shoqërohen me stres ose mungesë gjumi, por ato janë gjithashtu shenja të mosfunksionimit të sistemit tonë imunitar (lupus ose anemi, për shembull).
2. Puçrra, psoriasis, pezmatim i lëkurës, ekzemë, skuqje e fytyrës
Problemet e lëkurës mund të jenë shumë shqetësuese pasi është e pamundur të dukesh mirë nëse duhet të fshehësh lëkurën nën shtresa të ndryshme rrobash.
Nëse mjetet e zakonshme nuk ndihmojnë, planifikoni një vizitë tek një mjek pasi këto shenja mund të shkaktohen nga anemia hemolitike, psoriasis, scleroderma dhe çrregullime të tjera.
3. Astma alergjike
Ka disa dyshime se astma mund të shoqërohet me çrregullime autoimune. Ashtu siç ka edhe shumë hulumtime që sugjerojnë një bazë autoimune për këtë sëmundje.
4. Lodhja ose hiperaktiviteti
Këto simptoma janë më të zakonshmet për pothuajse të gjitha kushtet autoimune dhe zakonisht një shenjë e konsiderueshme.
Mund të zbuloni se gjërat normale marrin më shumë energji dhe ju lënë bosh. Apo ndoshta zgjoheni më shumë të lodhur se para se të shkoni në gjumë, edhe nëse çdo gjë ishte mirë më parë.
5. Dhimbje muskulore dhe dobësi, ngurtësi, dhimbje
Muskujt e dobët dhe dhimbja mund të bëjnë që aktivitete të përditshme siç janë ecja deri në shkallët ose mbajtja e gjërave të rënda të duken të vështira.
Këto simptoma mund të vijnë dhe të shkojnë ose të jenë konstante, por kjo është gjithashtu një shenjë që nuk duhet të injorohet, pasi ajo mund të shkaktohet nga hepatiti autoimun, sëmundja e Hashimotos, psoriasis, artriti reumatoid dhe sëmundje të tjera.
6. Dhimbje stomaku, gazra, të përziera, diarre, kapsllëk
Çështjet e tretjes janë shumë shqetësuese.
Ato mund të jenë një shenjë e sëmundjeve autoimune të tilla si sëmundja celiac, koliti ulcerativ, çrregullimet e tiroides dhe të tjera.
7. Shtimi ose humbja e peshës
Disa sëmundje autoimune prekin tiroiden tonë.
Ky organ kontrollon shumë procese metabolike në trupin tonë. Nëse fillon të prodhojë hormone të tepërta ose nuk prodhon hormone të mjaftueshme, njerëzit mund të humbasin ose të fitojnë peshë.
8. Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë
“Pickimet dhe mpirjet” nuk janë simptoma serioze nëse vijnë dhe shkojnë dhe nuk shkaktojnë dhimbje.
Nëse ndodh disa herë në javë dhe vëren edhe simptoma të tjera, mund të jetë një shenjë e problemeve më serioze.
9. Rënia e flokëve
Nëse sistemi ynë imunitar fillon të sulmojë folikulat tonë të flokëve, kjo rezulton në humbjen e flokëve.
Procesi fillon me inflamimin e lëkurës së kokës. Ajo gjithashtu mund të ndikojë në flokë në pjesë të tjera të trupit.
10. Ethet
Shpesh injorohen ethet e pashpjegueshme pa ndonjë simptomë tjetër. Por kjo është një nga simptomat më të vështira për t’u trajtuar. Problemi është se ethet mund të lidhen me shumë sëmundje dhe ato autoimune janë mes tyre.
Mos e humbni shpresën nëse keni vërejtur ndonjë nga këto simptoma. Mund të ketë arsye të tjera për ta, por gjëja e parë që duhet të bëni është të vizitoni një mjek.
Është më mirë të jesh i sigurt!
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
52 minutes agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
3 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
4 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë
Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve
Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey
REL: SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit
Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Evropës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
