Lajmet

RrGK: Mendësia patriarkale dhe brishtësia e institucioneve sfidë për viktimat e dhunës

Nga RrGK thonë se dënimet e vogla nga Gjykatat krijojnë një lloj frike te viktimat.

Published

on

Dhuna ndaj grave dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore ka bërë që shumë gra të kërkojnë asistim nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK). Besarta Breznica, koordinatore e Rrjetit të Grave, thotë se sfiduese mbetet mendësia patriarkale dhe brishtësia e institucionale, që pengon mbrojtjen e viktimës të dhunës.

Breznica thotë për Ekonomia Online se është shqetësuese që ka raste kur viktima e dhunës shkon në polici, por nuk trajtohet si e tillë, dhe nuk ia marrin deklaratën fare duke e injoruar rastin.

“Statistikat nga Policia e Kosovës gjithmonë tregojnë se rastet e dhunës në familje janë në rritje. Mirëpo vlen të ceket se ato janë vetëm raste që janë raportu në Policinë e Kosovës, kurse ka shumë gra të cilat nuk e raportojnë dhunën në familje dhe e mbajnë brenda mureve të tyre. Vetëm vitin e kaluar kemi asistuar diku rreth 43 apo 50 gra dhe lëndët e tyre mbesin ende në gjykata. Gjykata gjithmonë rastet e dhunës në familje i trajton me prioritet, por nganjëherë kemi huqje të mëdha në gjithë zingjirin institucional, ka probleme të shumta, duke filluar nga policia deri tek Gjykatat. Kemi raste, monitorimi jonë dhe puna jonë në terren me gratë e tregon që në polici kemi raste kur policët nuk e marrin deklaratën e viktimës fare, dhe kjo është mjaft shqetësuese sepse nëse një polic në korridor i thotë viktimës shko në shtëpi se nuk paske kurrgjë atëherë këtu tregon ku ne jemi me drejtësinë. Atëherë dështojnë të gjithë zingjirët e tjerë”, deklaroi ajo.

Krahas kësaj, Breznica thotë se dënimet e vogla nga Gjykatat krijojnë një lloj frike te viktimat.

“Edhe nëse rasti shkon shumë mirë në polici, kur dalim në prokurori kemi qalime të shumta. Për shembull prokurorët e cilësojnë një vepër ndryshe me atë çka është realiteti. Pas kësaj kemi edhe raste të shumta që Gjykatat nuk dënojnë mjaftueshëm dhunuesit e grave. Nuk i dënojnë mjaftueshëm personat që ushtrojnë dhunë në familje dhe automatikisht kjo krijon një lloj frike tek viktimat dhe ato hezitojnë të raportojnë dhunën në familje. Ne kemi reagime të shumta dhe kemi organizuar protesta të shumta në raste të tilla kur kanë bërë lëshime gjykatat apo rastet e tjera. Gjithashtu ne e monitorojmë rregullisht punën e organizatave dhe të gjitha institucioneve. Implementimi i ligjit është mjaft sfidues në Kosovë. Cilat janë arsyet që është mjaft sfidues dhe hulumtimet e tona tregojnë mjaftueshëm për këtë çështje është mendësia patriarkale dhe brishtësia e institucionale. Këto të dyja bashkë nuk i lejojnë institucionet me vepru tutje dhe në të mirën e viktimës. Hulumtimet e Rrjetit të Grave të Kosovës tregojnë se 68 për qind e grave kanë përjetuar ndonjë dhunë gjatë gjithë jetës së tyre dhe kjo është një shifër mjaft tronditëse”. Arsyet pse nuk raportohet janë të ndryshme duke filluar nga kujdestaria e fëmijëve, mendësia patriarkale pastaj dhe gratë janë ekonomikisht të varura dhe familja e origjinës nuk i pranon ato. Edhe institucionet jo gjithmonë janë në mbrojtje të grave dhe në mbrojtje të tyre dhe në ofrimin e sigurisë me të cilën ato edhe zotohen që duhet ta bëjnë”, tha ajo.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara