Lajmet

Rrjeti i Grave: Dënimet minimale po lënë hapësirë për përsëritje të veprave, institucionet të zbatojnë ligjet

Është e rëndësishme që institucionet t’i zbatojnë më përgjegjësi këto ligje.

Published

on

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po vlerëson se dënimet minimale për vrasësit e grave, po u lënë hapësirë abuzuesve që të kryejnë edhe vepra të tjera penale. Besarta Breznica nga kjo organizatë tha se dënimet janë nga ato me gjobë e deri në dënime me kusht që po vlerësohen shumë të ulëta.

Ajo shtoi se Kosova është një vend me kulturë tradicionale dhe patriarkale, prandaj edhe gratë po vazhdojnë të akuzohen. Sipas saj, kjo është edhe njëri nga faktorët që po qon në rritjen e numrit të vrasjeve.

“Kur po flasim për femicidin dhe vrasjet e grave në Kosovë, pa dyshim, që Kosova është një vend me kulturë tradicionale dhe patriarkale. Këto vlera dhe norma ndikojnë në shoqërinë tonë, veçanërisht kur burrat rriten në ambiente të tilla, ku gratë janë pronë dhe ku atyre u është e vështirë të kenë kontroll mbi jetën e tyre. Në një mjedis të tillë, mund të ndodhë që një grua të mundohet ta drejtojë jetën e saj në mënyrë të pavarur dhe të bëhet viktima e dhunës, duke arritur deri në vrasje, nëse marrëdhënia e tyre nuk është e rregullt. Kjo është një ndër faktorët që ndikojnë në vrasjet e grave, ndërsa faktorë të tjerë, pa dyshim, janë edhe në rastet e dhunës në familje. Mund të përmendim edhe dënime të ulëta nga institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht nga institucionet e Drejtësisë, ku Rrjeti i grave është dëshmitar i shumë rasteve me dënime minimale, qoftë në formë gjobash ose me kusht. Këto dënime, në disa raste, mund të kenë ofruar luksin dhe kohën e duhur për abuzuesit të kryejnë vepra penale të tjera”, deklaroi ajo.

Breznica tha se ndonëse ligjet në fuqi mundësojnë masa kundër dhunës në familje, por që është e rëndësishme që institucionet t’i zbatojnë më përgjegjësi këto ligje.

“Kosova ka legjislacion të pasur, duke përfshirë ndryshimet në Kodin Penal të Republikës, ku janë përforcuar disa masat. Ligji për mbrojtje nga dhuna në familje është gjithashtu ndryshuar, duke përfshirë forma të shumta dhe duke vendosur detyra për çdo institucion individualisht. Institucionet duhet të respektojnë dhe të zbatojnë këtë legjislacion të fuqishëm që kemi në fuqi”, shtoi ajo.

Në vitin 2023 në Kosovë janë vrarë katër gra, ndërsa më 2022 është raportuar për vrasjen e tri grave. Në të trija rastet fajtorë ose të dyshuar kanë qenë bashkëshortët e tyre.

Vendi

BE-ja për protestat pas vendimit të Hagës: Demonstratat paqësore janë e drejtë demokratike

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pas protestave të zhvilluara në Kosovë, të cilat pasuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një përgjigje për mediat, zëdhënësi i BE-së ka theksuar se demonstratat paqësore përbëjnë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike.

Duke iu përgjigjur interesimit lidhur me protestat e mbajtura pranë zyrave të misionit evropian për sundimin e ligjit, nga Brukseli është konfirmuar se EULEX-i vazhdon të jetë plotësisht funksional. BE-ja bëri të ditur se po e përcjell nga afër situatën e krijuar në Kosovë dhe do të vazhdojë ta monitorojë atë me vëmendje.

Mobilizimi qytetar në vend erdhi pas aktgjykimit të 16 shtatorit, ku Gjykata Speciale i shpalli fajtorë për krime guerre Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin duke i dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, si dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira të lehta dhe temperatura deri në 22°C

Published

on

By

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë nga 1 deri në 5 m/s.

 

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara