Lajmet

Reagimet për masat e reja, sqarohet ministri i Shëndetësisë

Ai ka treguar se në Kosovë mund të hyjnë lehtësisht qytetarët qe kanë dy doza të vaksinës anti-COVID.

Published

on

Pas reagimeve të shteteve fqinje lidhur me masën e vendosur për të hyrë në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Lafiti, ka sqaruar se kurrë nuk kanë kërkuar dhe asnjëherë nuk kanë qenë të domosdoshme tri dozat e vaksinës anti-COVID.

Latifi ka treguar se në Kosovë mund të hyjnë lehtësisht qytetarët qe kanë dy doza të vaksinës anti-COVID por që gjithsesi nevojitet edhe testi PCR-negativ.

Këto komente ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i bëri pas vizitës që zhvilloi në komunën e Gjakovës ku i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi takuan kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjinin.

“Ajo masa e parë që ju e përmendët është lehtë të largohet sepse kurrë nuk ka qenë. Ne kurrë nuk kemi kërkuar me i pas tri vaksina për të hyrë në Kosovë, nëse ne i lexojmë masat me kujdes që janë të shënuara thotë se ju mund të hyni në shtetin e Kosovës nëse keni tri vaksina, keni dy vaksina – duhet testi, ajo e treta është me iu treguar gjithë qytetarëve se mund të kalosh pa problem. Ajo është masë e hequr dhe nuk ekziston… Kjo është bërë punë e madhe por ne kurrë nuk kemi kërkuar që me qenë e domosdoshme që ju me i pas tri vaksina për të hyrë në Kosovë”, u shpreh ai.

Latifi u shpreh po ashtu se përkundër rritjes së madhe të rasteve pozitive me COVID-19 që Kosova po shënon ditëve të fundit, gjendja pandemike në vend është më e mira në rajon.

Ministri i Shëndetësisë apeloi tek qytetarët për vaksinim dhe kujdes me qëllim që të parandalohet përhapja e COVID-19, por edhe shtimi i të spitalizuarve nëpër klinikat dhe spitalet e Kosovës.

Sipas tij sistemi shëndetësor i Kosovës nuk mund të përballojë shtim të pacientëve të infektuar.

“Ky shtim i numrit të rasteve me COVID pozitiv është rrezik me na u shtua numri i pacientëve të shumtë nëpër spitalet tona e përkundër faktit që ne kemi mjekë dhe infermierë të shkëlqyer prapë se prapë sistemi shëndetësor nuk mund të përballojë një rritje të madhe të numrit të pacientëve me COVID, prandaj lus gjithë qytetarët edhe kësaj radhe që secili prej neve të vaksinohet dhe të merr masat e duhura dhe të kenë kujdes që të mos infektojnë vetveten dhe të tjerët sepse kjo do të shkaktojë probleme të mëdha në ditët e ardhshme”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po ashtu njoftoi se Kosova ka sasi të mjaftueshme të te gjitha medikamenteve që nevojiten për trajtim të pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është të shihet se sa kanë arritur të vaksinohen qytetarët e komuniteteve pakicë.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se përkundër rritjes së rasteve aktive me koronavirus edhe në Gjakovë, gjendja është e qetë në Spitalin Regjional “Isa Grezda”.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar me COVID-19 edhe 2 mijë e 243 raste, ndërsa dy persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara