Aktualitet

​Kurti s’e komenton dorëheqjen e ministrit Latifi, thotë se nuk është takuar me të ende

“Kur të takohem, do t’ ju njoftojë. Nuk do të ngelet asnjë pyetje pa përgjigje”, theksoi shkurt Kurti.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar kërkesën për dorëheqje të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, bërë një ditë më parë.

Kryeministri Kurti ka thënë shkurt se do ta takojë Latifin gjatë ditës së sotme.

“Do ta takoj sot doktor Rifatin, sepse nuk kam arritur ende të takohem me të. Kur të takohem, do t’ ju njoftojë. Nuk do të ngelet asnjë pyetje pa përgjigje”, theksoi shkurt Kurti duke ikur nga gazetarët.

I pyetur të premten nga gazetarët pas një konference për komunitetet joshumicë, Kurti nuk deshi të prononcohet as për çështjen e targave.

Doktor Latifi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë të enjten pa i bërë një vit në krye të këtij dikasteri.

lajme

Ndalohet hyrja në treg e 150 mijë lodrave të pasigurta nga Kina

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.

Gjatë inspektimeve të kryera në pikat doganore është konstatuar se këto produkte nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me rregulloren në fuqi për sigurinë e lodrave.

Nga IQMT është bërë me dije se lodrat që nuk përmbushin standardet ligjore paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Ky aksion u realizua në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes së produkteve të pasigurta në treg. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Mbahet seanca në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë zhvillon sot seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

Procesi po zhvillohet pa praninë e të akuzuarit, meqë ai ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe mbetet ende i kërkuar nga Policia e Kosovës përmes urdhërarrestshmërisë publike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti zyrtarisht aktakuzën ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë më 22 tetor të këtij viti.

Tragjedia ndodhi më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë, kur 27-vjeçarja Diana Kastrati u qëllua për mort me armë zjarri teksa po shkonte në fakultet. Ngjarja pati nxitur reagime dhe protesta të shumta publike, pasi viktima kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet e drejtësisë, mirëpo mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Zhvillimi i këtij shqyrtimi gjyqësor shënon një hap përpara në përpjekjen e organeve të drejtësisë për të vendosur përgjegjësinë penale 15 vjet pas vrasjes që tronditi vendin./Ekonomia online/

Continue Reading

Rajoni

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Portit të Durrësit

Published

on

By

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa në vend të tij është emëruar zëvendësdrejtori i deritanishëm i përgjithshëm, Andrea Shllaku.

Arsyet zyrtare të largimit të Aliut nuk janë bërë ende të ditura nga institucioni, mirëpo ky vendim vjen menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largimin e drejtorëve rajonalë nga postet e tyre drejtuese.

Aliu e kishte marrë drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës deri në gusht të vitit 2025. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Trump konfirmon se FBI po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spione të dyshuar kineze

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Byroja Federale e Hetimit (FBI) po heton lidhjen mes drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe një femre të dyshuar si spione e Qeverisë Kineze.

Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me shefin e Nvidia-s rreth raportimeve se ai ishte cak i një fushate spiunazhi nga Pekini. Presidenti amerikan tha se e kishte pyetur drejtpërdrejt Huang se a kishte dijeni për aktivitetin e saj, ndërsa shto se i besonte deklaratës së tij se nuk dinte gjë.

Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë pretendimet përmes Ministrisë së Jashtme, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe me qëllim njollosjen e Kinës. Ndërkaq, kompania Nvidia e cila ka nisur një hetim të pavarur njoftoi se nuk ka asnjë indeks se sekretet e saj apo siguria kombëtare janë cenuar.

Pretendimet për këtë lidhje kanë shkaktuar menjëherë tronditje në tregjet financiare, ku vlera e Nvidia-s rëzoi me rreth 250 miliardë dollarë pas një rënieje prej më shumë se 4% të aksioneve.

Sipas raportimeve të medieve amerikane, inteligjenca dyshon se bëhet fjalë për Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me ekzekutivin e Nvidia-s dhe mban post drejtues në kompaninë me bazë në Singapor, Megaspeed. Paralajmërimet për këtë rast i ishin dërguar më parë zyrtarëve të lartë në Washington përmes një memorandumi nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio./ BBC/

Continue Reading

Të kërkuara