Lajmet

Cila është ngjyra që përfaqëson vitin 2022?

Sipas psikologut të njohur zviceran Carl Jung, “ngjyrat janë gjuha amtare e pavetëdijes”.

Published

on

Përveçse përbëjnë një element thelbësor në dizajn, ngjyrat ngjallin emocione, nxisin gjendje shpirtërore dhe janë një mjet i fuqishëm marketingu për të ndikuar tek audienca në ditët e sotme.

Por, cila është ngjyra që do të përfaqësojë më së miri vitin 2022?

Sipas Pantone, një kompani që ka krijuar një standard në industrinë dizajnit sa u përket ngjyrave, ‘Very Peri’, një nuancë midis vjollcës, lejlasë dhe blusë, është ajo që përfaqëson më së miri vitin 2022, transmeton euronews.al.

“Veri Peri, një simbol i tranzicionit nëpër të cilin po kalojmë globalisht, një nuancë që ilustron larminë e jetës moderne dhe se si trendet e ngjyrave në botën dixhitale po manifestohen në botën fizike dhe anasjelltas”, deklaroi Pantone.

Pantone është një kompani që operon prej vitit 1950 në New Jersey, e njohur për sistemin e saj të kombinimit Pantone (PMS), që prodhon ngjyra që përdoren në një sërë industrish, veçanërisht dizajnin grafik dhe në industrinë e modës, në formë fizike dhe dixhitale.

Drita e diellit dhe prizmat ishin katalizator për fillimet e teorisë së ngjyrave në vitet 1660. Isaac Newtoni, përpara se t’i vinte ideja gjeniale e teorisë së gravitetit nën një pemë me fruta, eksperimentoi me spektrin e ngjyrave, duke arritur në përfundimin se ngjyrat janë gjatësi të ndryshme të valëve të dritës. Në fillim të shekullit të 18-të, Njutoni rikrijoi rrethin kromatik.

Dyqind vjet më vonë, Carl Jung studioi se si ngjyra ndikon tek njeriu. Teoria e Jungut ishte fillimisht e projektuar për terapi psikiatrike.

E kuqja shpesh përdoret për të shprehur urgjencë. E verdha lidhet me kreativitetin dhe argëtimin. bluja, pjesa e spektrit që strehon edhe ‘Very Peri’ të vitit 2022, është një ngjyrë që frymëzon cilësitë e mbështetjes dhe besimit.

Si vendoset se kush është ngjyra e vitit?

Procesi i përzgjedhjes së ngjyrës së vitit është rezultat i analizës së trendit. Pantone thotë se ekspertët e tyre të ngjyrave monitorojnë trendët në të gjithë botën, duke kërkuar kombinimin më të përshtatshëm të ngjyrave. Pas përzgjedhjes, ngjyra e vitit kthehet në një trend, sidomos në botën dixhitale, duke ndikuar në industri të ndryshme si marketingu, dizajni, moda. Për këtë, mos u habisni nëse ‘Veri Peri’ do fillojë të shfaqet më shpesh para syve tuaj!

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Lajmet

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Të kërkuara