

Kuriozitete
Këto janë kafshët që e ndryshuan përgjithmonë njerëzimin!
Shkenca ka identifikuar 30-40 specie, që ne ose i kemi zbutur plotësisht.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNjerëzit kanë jetuar prej kaq shumë kohësh me kafshët, saqë është e vështirë të imagjinohet se ka pasur ndonjëherë një periudhë,kur ne nuk kemi pasur “shokë” me gëzof apo pendë, qëna kanë ndihmuar në një mënyrë apo tjetrën.
Edhe pse numri ndryshon në varësi të mënyrës se si e përkufizojmë“zbutjen” e tyre, shkenca ka identifikuar 30-40 specie, që ne ose i kemi zbutur plotësisht, apo me të cilët kemi krijuar të paktën një farë lidhje me përfitime të ndërsjella. Sido që të jenë kriteret, zbutja e këtyre kafshëve nuk ishte aspak një proces i thjeshtë apo linear.
Ajo ka ndodhur përmes përshtatjes graduale, dhe fillon para shumë mijëvjeçarëve, në kohë dhe vende të ndryshme anembanë globit. Por sapo filloi butja e tyre, ne nuk ndryshuam vetëm kafshët që sollëm në jetën tonë. Ato na ndryshuan edhe vetë ne.
Njerëzimi do të dukej shumë ndryshe sot – dhe me gjasë nuk do të ishte zhvilluar në masën që njohim – pa ndihmën dhe mbështetjen e kafshëve shtëpiake, të cilat na ka kanë ndihmuar të gjuajmë, të bartim ngarkesa të ndryshme, të sigurojmë ushqim dhe materiale për veshje dhe vegla, dhe e shumë më tepër sesa kaq. Ja cilat janë disa prej krijesave më të rëndësishme,që kemi bërë pjesë të jetës sonë.
Qentë (14.000-40.000 vjet më parë)
Ka ende ka shumë debate rreth kohës kur njerëzit u përpoqën për herë të parë të zbutin qentë. Por arkeozoologët dhe gjenetistët, nuk e kundërshtojnë pretendimin, se “miku më i mirë i njeriut”, ishte gjithashtu miku ynë i parë nga mbretëria e kafshëve.
Marrëdhënia, të cilën disa e përshkruajnë si një bashkë–evolucion midis dy specieve, filloi në kohën kur paraardhësit tanë ishin gjuetarë-mbledhës nomadë, pra shumë përpara se të shpiknim bujqësinë apo të ndërtonim ndonjë lloj qytetërimi. Të dobishëm për gjueti, mbrojtje, kontrollin e dëmtuesve dhe shoqërim, qentë mund t’u kenë dhënë njerëzve të hershëm një avantazh zhvillimor, që u dha mundësi të mposhtin Neandertalët.
Dhitë (10.000-11.000 vjet më parë)
Disa studiues pretendojnë se dhitë janë ndoshta speciet e para blegtorale, që u zbutën nga njeriu. ADN-ja më e vjetër e njohur e zbuluar në Iran, i përkiste një dhie dhe daton rreth vitit 8200 para Krishtit, në kohën kur njerëzit po kalonin nga të qenit gjuetarë-mbledhës në fermerë dhe barinj.
Të mësuara me terrene të ndryshme, dhitë e egra evoluan duke qenë të përshtatshme për mbarështimit. Në dallim nga qentë, dhitë siguronin një burim të gatshëm ushqimi (qumësht dhe mish) dhe materiale të tjera të dobishme, duke përfshirë leshin, lëkurën, kockat etj. Edhe jashtëqitjet e tyre ishin të dobishme, pasi përdoreshin si lëndë djegëse.
Lopët dhe demat (10.000 vjet më parë)
Ndërsa njerëzit nisën të vendoseshin në një vendbanim të përhershëm,ata po gjuanin më pak dhe po kultivonin më shumë. Ndaj u joshëm shumë nga lopët dhe demat. Studimet e fundit,kanë zbuluar ekzistencën e një tufe të vogël të zbutur 10.500 vjet më parë. Ato ofronin një nivel sigurie ushqimore shumë më të mirë. Edhe kur nuk na ushqenin (apo na siguronin lëkurë), ata mund të lëronin arat apo të transportonin mallra të ndryshme.
Ne e dimë nga arti i shpellave që daton 30.000 vjet më parë, se marrëdhënia më e hershme midis njeriut dhe kalit, ishte ajo midis grabitqarit dhe pre-së. Kuajt e egër gjuheshin përushqim. Përpjekjet e hershme për zbutjen e tyre, besohet se kanë ndodhur nga njerëzit që jetonin në stepën perëndimore euroaziatike
Por të dhënat tregojnë se njerëzit i shihnin gjithashtu kuajt si më shumë sesa vetëm një burim ushqimi ose kafshë transporti. Kërkimet arkeologjike kanë gjetur shenja të një parzmoreje për kuajt, të përdorur që 5500 vjet më parë, duke sugjeruar se kuajt e fuqishëm shaloheshin nga njerëzit.
Forca dhe shpejtësia e kalit, i siguruan njerëzimit avantazhe që nuk mund t’ia jepte dot qeni besnik. Kuajt siguruan mundësi shumë më të mëdha për transport, tregti, komunikim, dhe për fatkeqësisht edhe për luftë.
Një studim i ADN- së së 9000 apo më shumë viteve më parë të maceve (të egra dhe të zbutura), tregon se ato kanë jetuar afër njerëzve për shekuj, pa u zbutur ende. Macet e egra tërhiqeshin nga njerëzit, pasi bujqësia e hershme gjeneroi burime dhe mbeturina ushqimore.
Këto të fundit heqin parazitët, dhe parazitët tërheqin macet. Në fund ne arritëm t’i zbutim ato, dhe i futëm në shtëpitë tona për shoqëri. Dëshmia më e hershme se macet ishin bërë kafshë shtëpiake, vjen nga arti egjiptian që daton 4000 vjet më parë./Bota.al
Kuriozitete
Kompania kineze, rekord të ardhurash nga “Labubu”
Published
17 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Kukullat e famshme Labubu po i sjellin një pasuri të madhe krijueses së tyre, kompanisë kineze të lodrave Pop Mart. Për gjysmën e parë të këtij viti, fitimet e kompanisë janë rritur me 350%, ndërsa të ardhurat janë më shumë se trefishuar.
Kukullat, që shiten për 10 deri 15 dollarë, janë bërë të famshme jo vetëm për pamjen e tyre me tipare të mprehta që krijojnë përshtypjen e magjistarëve, por edhe për strategjinë e suksesshme të Pop Mart, e cila ka lidhur partneritete me yjet e showbizit si: Rihanna, Dua Lipa, Kim Kardashian, që shfaqen në rrjetet sociale duke i mbajtur ato si aksesorë.
Një tjetër faktor i rritjes së menjëhershme të popullaritetit është shitja përmes kutive-surprizë, ku blerësit nuk e dinë se çfarë kukulle do të marrin derisa hapin kutinë. Kjo strategji i ka kthyer kukullat në një trend masiv, sidomos në SHBA, ku shitjet janë rritur me 5,000%.
Një kukull Labubu në përmasa njerëzore u shit për 150,000 dollarë në një ankand në Pekin. Fenomeni ka nxitur edhe një treg të zi, ku vetëm në qershor janë sekuestruar mbi 46,000 kopje të falsifikuara.
Kuriozitete
Si të largoni insektet dhe fluturat nëpër ushqim?
Published
22 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Një nga problemet më të mëdha janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me ushqime.
Këto flutura fshihen lehtë nëse futen në kutitë ose qeset jo të mbyllura mirë të ushqimeve, një e tillë jeton nga 30 deri 300 ditë, prandaj dhe t’i largosh këto flutura të bezdisshme duket se kërkon shumë mund.
Si të pastrosh kuzhinën nga fluturat e ushqimit?
Këto insekte duhen identifikuar përpara se të eliminohen, fluturat e ushqimit kanë ngjyrë kafe ndërsa larvat ngjajnë si krimba të bardhë që gjenden kryesisht në ushqimet e thata. Fluturat e mëdha thurin rrjeta të imëta nëpër cepat e dollapëve ose të kutive të ushqimeve.
Hapi i dytë është që të hiqni çdo produkt ushqimor nga dollapët dhe t’i kontrolloni një nga një, e rëndësishme është të gjeni burimin që ushqen këto flutura dhe më pas ta hidhni në plehra. Çdo ushqim që ka gjurmën më të vogël të fluturave duhet hedhur menjëherë.
Ushqimet e paketuara duhen futur në frigorifer për disa ditë, ato që i kanë shpëtuar infektimit duhen ruajtur në qese apo enë qelqi të mbyllura mirë.
Pastërtia e dollapëve të ushqimeve
Duhet të lani çdo sipërfaqe me ujë të nxehtë me sapun, sigurohuni të fërkoni mirë çdo cep të dollapëve ku mund të jenë fshehur larvat.
Pastroni me uthull, në po të njëjtën mënyrë duhet të pastroni çdo enë që përdorni për të ruajtur ushqimet. Thani mirë para se t’i mbushni sërish.
Kurthet e duhura për fluturat
Nëpër dyqane mund të blini letra ngjitëse që shërbejnë si kurth për fluturat e ushqimeve, mbani në dollapë e ndërroni deri të mos ketë flutura për t’u ngjitur.
Masa parandaluese
Një tjetër këshillë, të merrni tufë me gjethe dafine e ta vendoseni në dollapët e ushqimeve. Sa herë që të jetë e mundur drithërat dhe miellin mbajini në frigorifer për disa ditë përpara se t’i vendosni nëpër dollapë.
Kuriozitete
Si ta ndalni të ngrënët nga stresi? Ndryshoni këtë zakon!
Published
23 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
A e gjeni veten duke ngrënë nga nervoza dhe stresi? Këtë zakon mund ta ndërprisni me këto këshilla për ushqim të shëndetshëm.
Ju ndodh që pas një dite stresuese të keni dëshirë për çokollatë? Apo të “sulmoni” një qese me çips?
Nuk jeni të vetmit! Ngjarjet stresuese aktivizojnë reagime në trup që lidhin metabolizmin me ndjenjën e shpërblimit dhe ngushëllimit.
I pari që “dëmtohet” është beli, apo jo? Stresi kronik zgjon oreksin dhe çon në të ngrënë emocional. Këtu ka arsye si psikologjike, ashtu dhe fiziologjike. Kur niveli i kortizolit, hormonit të stresit, është i lartë për një kohë të gjatë, sjell oreks të shtuar, rritje të peshës trupore dhe grumbullim të yndyrës në shtresa.
Hulumtuesit e Fakultetit të Mjekësisë Johns Hopkins konfirmojnë se rreziku më i madh për të ngrënë është pasdite dhe në mbrëmje.
Prandaj është me rëndësi që ata që janë të prirë ndaj zakonit, të kenë të planifikuar e përgatitur vakt të lehtë, të përbërë nga ushqime të shëndetshme.
Përndryshe, tundimi do t’ju çojë te ushqimet “e shpejta”. Nëse jeni adhurues të të ëmblave, kombinoni një mollë me fruta të thata, gjë që do t’ju ngopë dhe do t’ju sigurojë lëndët ushqyese të nevojshme. Nëse preferoni të kripurat, sigurohuni që gjithmonë të keni humus dhe biskota të kripura, si dhe vezë të ziera fort.
Kur hani, lini anash gjithçka tjetër. Mos u merrni me televizor apo lexime në telefon. Përqendrohuni vetëm tek ushqimi dhe hani ngadalë.
Kontrolloni porcionet tuaja. Asnjëherë mos nxirrni një tas të mbushur me arra në tavolinë. Ndani vetëm porcionin ditor, pjesën tjetër ruani në vend të freskët.
Kuriozitete
Pse nuk bën të parkosh automjetin në bar të thatë?
Published
2 weeks agoon
July 11, 2025By
UBT News
Vera është koha e të nxehtit të madh dhe thatësirave, dhe e gjitha kjo është një terren i përshtatshëm për zjarre.
Burimet e zjarreve mund të jenë të ndryshme, nga ato natyrore deri te zjarrvënësit që kënaqen me flakët.
Në Spanjë, Agjentët e mbrojtjes së mjedisit lëshuan paralajmërimin interesant, parkimi i veturave mbi thatësi, veçanërisht pas një udhëtimi të gjatë, është i rrezikshëm. Shkaku qëndron te sistemi i shkarkimit të gazrave, pra te katalizatori, komponent i projektuar për të reduktuar ndotjen që lëshojnë automjetet.
Gjatë funksionimit normal, ky element mund të arrijë temperatura të larta, nga 400 deri në 800 gradë Celsius, duke shkaktuar ngrohje të konsiderueshme në zonën poshtë makinës. Pas një udhëtimi prej disa kilometrash, nxehtësia në pjesën e poshtme të automjetit mund të arrijë në 300 gradë Celsius.
Nëse vetura parkohet mbi bar të thatë, nxehtësia mjafton që bimësia të nisë të digjet për disa sekonda.
Masa më e thjeshtë për të shmangur këtë lloj zjarri është të mos parkoni automjetet jashtë zonave të përcaktuara për këtë qëllim, veçanërisht në vende ku ka bimësi të thatë.

Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Ky është seriali më i shikuar në Netflix gjatë vitit 2025

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Ballkani nis aventurën evropiane në “Fadil Vokrri”

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Sveçla: Jemi të vendosur që të çmontojmë çdo prani kriminale

Çollaku: Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore