Lajmet

Ndërron jetë nga kanceri në tru djali 5-muajsh i prezantuesit të njohur

Cannon dhe Alyssa Scott mirëpritën Zen në korrik.

Published

on

Djali i Nick Cannon, Zen, ka vdekur nga kanceri në tru, përcjell UBT News.

Prezantuesi i “Masked Singer” njoftoi lajmin e hidhur në emisionin e tij, duke u shpërthyer në lot ndërsa detajoi betejën shëndetësore private të djalit të tij me tumor.

“Gjithmonë kam vënë re se ai kishte një kollë … dhe kështu doja ta kontrolloja atë”, shpjegoi Cannon, 41 vjeç. “Ai gjithmonë kishte një frymëmarrje vërtetë interesante, dhe më pas, kur ai ishte 2 muajsh, vura re … ai kishte një kokë me përmasa të bukura – unë e quaj atë një kokë Cannon”.

“Ne nuk menduam asgjë për këtë … por me të vërtetë doja ta çoja te mjeku për frymëmarrjen dhe për të kontrolluar sinuset e tij. Menduam se do të ishte një proces rutinë”.

Cannon dhe Alyssa Scott mirëpritën Zen në korrik. Familja mësoi se Zen – i cili ishte fëmija i shtatë i Cannon – kishte krijuar lëngje në trurin e tij që doli të ishte një tumor malinj.

Foshnja Zen iu nënshtrua një operacioni por që fatkeqësisht, shëndeti i vogëlushit mori një kthesë afër Ditës së Falënderimeve, kështu që Cannon fluturoi për në Los Anxhelos për të qenë me Zen dhe Scott.

“Këtë fundjavë bëra një përpjekje për të kaluar kohën më cilësore që mund të kaloja me Zen. U zgjuam të dielën … dhe [shkuam] në oqean … dhe më pas m’u desh të kthehesha në Nju Jork për shfaqjen”, tha ai, duke u shpërthyer në lot. “Në kohën kur hipa në makinë dhe u nisa për në aeroport, më duhej të kthehesha”.

Cannon më pas ndau me lot se ai mbajti djalin e tij për herë të fundit. Ai e quajti episodin një “festim të jetës” për Zen./UBTNews/

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara