Shëndet

Punime të shumta prezantohen në Konferencën e Mjekësisë dhe Infermierisë

Temat të cilat janë prezantuar dhe trajtuar në Konferencën e Mjekësisë dhe Infermierisë.

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Mjekësi dhe Infermieri, këtë vit ka grumbulluar një numër të madh të hulumtuesve dhe punimeve shkencore, të cilët kanë ndarë hulumtimet e tyre me pjesëmarrësit e tjerë.

Me pjesëmarrës dhe hulumtues vendor dhe ndërkombëtar, kjo konferencë ka trajtuar tema të ndryshme mirëpo me ndikim të madh në jetën e qytetarëve të të gjithë botës.

Temat të cilat janë prezantuar dhe trajtuar në Konferencën e Mjekësisë dhe Infermierisë janë:

Sesioni i parë

Kryesuesi: Fitim Alidema

Bashkëkryesuesi: Abdullah Gruda

Folësi kryesor: Prof.Dr. Gëzim Boçari

  • “Analiza e ADN-së së fragmentuar  në ejakulatin e meshkujve infertil në Rrafshin e Dukagjinit në Republikën e Kosovës”, Afrim Zeqiraj, Zafer Gashi, Shkelzen Elezaj
  • “Mikronukleus testi të peshqit trofta e Kalifornisë pas trajtimit me herbicidin Monosan për 48 dhe 96 orë”, Afrim Zeqiraj, Zafer Gashi, Shkelzen Elezaj
  • “Një muaj nuk është inferior ndaj terapisë së zgjatur të dyfishtë kundër trombociteve pas PCI me stentë: një rishikim sistematik dhe meta-analizë e provave klinike të randomizuar”, Gani Bajraktari, Ibadete Bytyçi, Artan Bajraktari, Michael Y. Henein
  • “Përdorimi i Vitaminës D tek moshat e reja, roli dhe rëndësia e saj”, Fitim Alidema, Adonisa Musliu , Driton Ferizi
  • “Shërbimet shëndetësore dhe cilësia e jetës për fëmijët me paralizë cerebrale në Regjionin e Prizrenit”, Ardiana Hajdari, Arsim Hajdari
  • “Vetëvrasjet gjatë kohës së pandemisë”, Diana  Sejdiu Shala, Arieta Hasani Alidema, Luljeta Berisha
  • “Të arriturat më të reja në trajtimin e kancerit  metastatik të gjirit hormon receptor pozitiv dhe  receptor të faktorit të rritjes epidermale humane 2 negativ me inhibitorët CDK4/6”, Emine Devolli-Disha
  • “Roli i infermierit në adresimin e nevojave të shëndetit seksual”, Hajrullah Fejza, Arlinda Pacolli
  • “Njohuritë dhe qëndrimet e të rinjve për infeksionet seksualisht të transmetueshme”, Hajrullah Fejza, Luresa Aliu
  • “Stentat  e  “harruar”  në  traktin  urinar  dhe  proceduart  e  nxjerrjes  së  tyre”, Isa Haxhiu, Xhevdet  Çuni, Emirjon  Haxhiu, Rinor  Haxhiu,  Lirije  Grainca
  • “Njohuritë dhe përceptimet e nxënësve lidhur me masat mbrojtëse për sëmundjet ngjitëse”, Marigonë Rizani
  • “Marrëdhënia midis stileve arsimore të prindërve dhe zakoneve të pirjes së duhanit tek fëmijët”, Mirlinde Bilali
  • “Ndikimi i të dhënave dhe statistikave në krijimin e politikave të shëndetit publik të Kosovës”, Naser Rugova

Sesioni i dytë

Kryesuesi: Shqipe Agushi

Bashkëkryesuesi: Fellenza Spahiu

  • “Njohuritë e grave ndaj diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit në Kosovë”, Qëndresa Rrustemi
  • “Ndikimi i probiotikëve në eradikimin e helicobacter pylori”, Skender Telaku, Mimoza Telaku,  Ermir Behluli, Hajrullah Fejza
  • “Përdorimi i ultrazërit endoanal te sëmundjet anorektale: përvoja jonë klinike”, Skender Telaku, Mimoza Telaku,  Hajrullah Fejza
  • “Roli Infermieror në parandalimin e infeksioneve gjatë kateterizimit urinarë në Klinikën e Urologjisë janar-dhjetor 2020”, Trendeline Pllana
  • “Ndikimi i përgatitjes së post hapësirës në mbushjen e pjesës tjetër në dhëmbët e trajtuar endodontikisht”, Valdet Iseini, Lidija Popovska, Biljan Gorgieva
  • “Cilësia e mësimdhëniës dhe suksesi i studentëve t”ë fakultetit të  Mjekësisë dega e Infermierisë në Kolegjin UBT”, Vlora Kurti, Ardiana Dragubuzhda
  • “Rëndësia e nxitjes së strukturave  që mbështetin gjidhënien, roli i mamive, infermierëve në promovimin dhe lehtësimin e ushqyerjes me gji”, Vlora Kurti, Anjezë Haradinaj, Sebije Lajkiq
  • “Lokalizimi i proteinave tamm-horsfall në pjesë të ndryshme të veshkës në sëmundjet kronike intersticiale të tubulave”, Xhevat Kamberaj
  • “Korrelacioni midis fragmentimit të  ADN së të spermatozoideve, stresit oksidativ të ejakuluatit dhe antitrupave anti-spermatozoide në persona me sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes SARS-CoV-2”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj
  • “Globospermia. Defekt gjenetik si keqformim akrosomal i spermës. Rasti i parë u zbulua në Kosovë”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj
  • “Ndikimi i të drejtës së pacientit për të përzgjedhur mjekun në rritjen e numrit të lindjeve me  prerje  Cesariane  në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, Skender Dreshaj, Samoni Loxha
  • “Ndikimi i virusit covid-19 tek gratë shtatzëna”, Valbona Vokshi, Liridona Jemini-Gashi

Sesioni i tretë

Kryesuesi: Emine Disha Devolli

Bashkëkryesuesi: Isa haxhiu

  • “Strategjitë e Rekomanduara të Mbikqyrjes Post-Kolonoskopike për Reduktimin e Kancerit Kolorektal”, Zaim Gashi, Aida Polloshka, Arjeta Gashi
  • “Trajtimi i Ahalazionit me injektim te Botox-it. Prezantim Rasti”, Zaim Gashi, Argjira Juniku-Shkololli, Arjeta Gashi
  • “Kujdesi infermieror tek pacientet me anemi”, Fatlume Arifaj, Bleona Shatri
  • “Frakturat e ekstremitetevë të epërme tek të rriturit”, Fatlume Arifaj, Albana Berani
  • “Identifikimi i personave me diabet 1 dhe 2 në bazë të analizave Biokimike në regjionin e Rahovecit”, Shkëlzim Ukaj, Hyzer Rizani, Arta Fetoshi, Behar Ukaj
  • “Koreksioni i Kontraktures pas Djegies te Gishtit te Dyte me Tekniken e Rekonstruksionit ne Dy Etapa. Prezentim Rasti”, Zejnë Buja
  • “Kilotoraksi te ‘Signet ring'(gastrointestinale) Adenocarcinoma – i zgjidhur me pleurodezë me Talk. Raport rasti”, Shqiptar Demaçi,  Salih Krasniqi, Yllka Krasniqi
  • “Terapia ABA tek fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit: Raporti i rastit”, Anita Sadikaj
  • “Kujdesi infermieror ndaj fistules arterio-venoze dhe komplikimet e saj”, Kimete Berisha
  • “Pacientët me sindromë post COVID-19 në praktikën kardiologjike”, Sejran Abdushi, Fadil Kryeziu, Shpend Abdushi, Violeta Kryeziu
  • “Pikëpamjet dhe qëndrimet e studentëve të infermierisë për punën jashtë vendit”, Doruntina Ismaili, Kaltrina Azizi
  • “Respektimi i të drejtave të pacientëve në republikën e maqedonisë veriore”, Muhamed Tairi, Fimka Tozija

Sesioni i katërt

Kryesuesi: Rexhep Gjyliqi

Bashkëkryesuesi: Shqiptar Demaçi

  • “Sfidat dhe mundësitë që lidhen me bashkëpunimin multiprofesional”, Shqipe Agushi, Nafije Pajaziti
  • “Kujdesi infermieror te fëmijët me apendicit akut”, Nafije Pajaziti, Erduela Syla
  • “Trajtimi me sklerotizues i cistave aneurizmatike kockore”, Arben M Kutllovci, Ilir Ahmegjekaj, Naser Gjonbalaj
  • “Ndryshimet psikologjike te pacientet pas diagnostikimit me kancer”, Violeta Zefi, Blerinë Terziu
  • “Ndikimi i diagnozës dhe rezultateve prenatale për sëmundjet e lindura të zemrës në dy qendra – studim krahasues”, Hana Bejiqi, Rinor Bejiqi
  • “Përcaktimi i vitaminës D te pacientët e diagnostikuar me COVID-19”, Valon Durguti, Flora Hajrizi
  • “Prezentimi imazherik i abscesit të trurit në sekuencëm funkcionale DWI me RM”, Ilir Ahmetgjekaj,  Arben Kutllovci
  • “Pacientët me Parkinson dhe kujdesi infermieror”, Eglantina Kraja Bardhi, Niman Bardhi
  • “Pagjumësia dhe faktorët e tjerë psikologjikë të punëtorëve shëndetësor në përballje me pandeminë Covid -19, në Qendrën Kryesore të  Mjekësisë Familjare në Ferizaj”, Arieta Hasani Alidema, Mirzade Alidema, Albulena Selmani
  • “Urolithiasis and nursing menagement”, Ariana Bytyqi

Sesioni i pestë

Kryesuesi: Besnik Elshani

Bashkëkryesuesi: Sejran Abdushi

  • “Barra dhe roli i Kujdesit Parësor Shëndetësor në pandeminë Covid-19 në Komunën e Lipjanit gjatë gushtit 2021”, Agim N Krasniqi
  • “Një studim online mbi depresionin në Kosovë gjatë epokës së Covid-19”, Gani Halilaj, Naim Fanaj
  • “Dhimbja akute post-operative dhe praktikat e përditshme shëndetësore”, Fadil Kryeziu, Adem Bytyqi, Violeta Kryeziu, Agron Bytyqi, Sejran Abdushi
  • “Tumoret e shtyllës kurrizore të operuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në periudhën 2015-2020”, Besnik Elshani,  Arion Elshani, Fëllënza Spahiu
  • “Funksioni i ventrikulit te majtë te femijët me Koarktacion të Aortës”, Haki Jashari
  • “Komunikimi infermier-pacient në mjediset e kujdesit shëndetësor”, Violeta Zefi, Qendresa Demiri
  • “Pacientët me parkinson dhe kujdesi infermieror”, Eglantina Kraja Bardhi, Niman Bardhi
  • “Prevalenca e astmës, rinokonjuktivitit alergjik dhe ekcemës te adoleshentët në komunën e Pejës”, Xhevat Kurhasani
  • “Një pacient mashkull 14-vjeçar me sëmundjen Kawasaki i paraqitur me goditje pas COVID-19”, Pranvera Ibrahimi, Fisnik Jashari, Dren Boshnjaku,
  • “Përvojat dhe praktikat e menaxhimit të menaxherëve të infermierëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë pandemisë COVID-19”, Yllka Krasniqi, Fëllënza Spahiu
  • “Sfidat dhe ankesat e infermierëve kirurgjik gjatë pandemisë Covid-19”, Fëllënza Spahiu, Yllka Krasniqi, Besnik Elshani
  • “Qëndrimet e infermierëve në lidhje me rëndësinë e dokumentimit të kujdesit ndaj pacientit”, Abdullah Gruda, Arlinda Demaj
  • “Burnout te punëtorët shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 në spitalin e rajonal të Pejës”, Xhevat Kurhasani, Valmira Mehmeti

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara