Shëndet

Mbyll punimet aktiviteti i Shkencave Farmaceutike, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së

Konferenca e Farmacisë ishte e akredituar nga Ora e Farmacistëve.

Published

on

Dhjetëra punime shkencore janë prezantuar në edicionin e dhjetë të aktivitetit të Shkencave Farmaceutike dhe Natyrore, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion në UBT.

Konferenca e Farmacisë ishte e akredituar nga Ora e Farmacistëve dhe mundësoi marrjen e pikëve për pjesëmarrësit e shumtë.

Punimet që janë dorëzuar dhe prezantuar në konferencën e kësaj fushe janë:

Sesioni i parë

Chair: Arianit Jakupi

Co – Chair: Agon Hoti

Keynote speaker:  Prof. Dr. Luciano Saso – Faculty of Pharmacy and Medicine Sapienza University, Rome, Italy Title: Employability of the Graduates of the Faculties of Pharmac.

  • “Internal Audit as a Management Tool in Pharmaceutical Industry”, Edita Alili-Idrizi1, Dorentina Bexheti1, Sihana Ahmeti-Lika1, Merita Dauti, Arlinda Haxhiu-Zajmi, Lulzime Ballazhi1
  • “Hospitalized patients with Covid-19 in General Hospital – Pejë and the impact of the anti-Covid vaccine”, Skender Radoniqi.
  • “Preventing OTC drug abuse – new challenges for the pharmacist community in pandemic crisis”, Merita Dauti, Edita Alili-Idrizi, Alinda Haxhiu-Zajmi, Sihana, Ahmeti-Lika, Drita Havziu.
  • “Anti-sars-Coronavirus treatment based on molecular interaction”, Gazmend Temaj, Kumrije Sopi-Xharra, Shefki Xharra.

Sesion i dytë

Chair: Demush Bajraktari

Co – Chair: Shpend Dragusha

  • “Studies on factors affecting drug treatment compliance in patients with rheumatoid arthritis”, Valon Ejupi1,2, Erblina Ademi, Arianit Jakupi, Bujar Qazimi, Agon Hoti, Gazmend Temaj, Shpend Dragusha.
  • “Most prescribed penicillin types in the Family Medical Center GP in Istog during January December 2020”, Fitim Alidema, Arieta Hasani, Mirzade A-Krasniqi, Flakron Alidema.
  • “Interactions between drugs in patients with chronic polytherapy”, Lulzime Ballazhi, Edita Alili-Idrizi, Merita Dauti, Arlinda Haxhiu-Zajmi, Sihana Ameti-Lika.
  • “ Pharmacists recommendation for herbal preparations with secretolytic and antitussive action”, Gentiana Mehmeti, Gentrita Mehmeti, Urtina Raçi.
  • “Evaluation a renal function of patients with Medication-overuse headache (MOH)”, Drita Yzeiri Havziu, Biljana Gjorgjeska, Visar Miftari, Edita Alili -Idrizi, Gjylaj Alija, Arlinda Haxhiu Zaimi, Merita Dauti, Sihana Ahmeti Lika, Lulzime Balazhi.
  • “Impact of Covid-19 on Digitalization paces of Pharmaceutical Industry”, Agon Hoti, Arianit Jakupi, Lirim Mustafa.

Sesioni i tretë

Chair: Fitim Alidema

Co – Chair: Agon Hoti

  • “Identification of high-performance anodic memristors by combinatorial screening in hafnium-tantalum library”, Ivana Zrinski, Cezarina Cela Mardare, Achim Walter Hassel, Andrei Ionut Mardare.
  • “Chalcone synthesis, properties and medicinal applications”, Elsa Miftari, Miribane Dërmak-Sopjani, Arleta Rifati-Nixha.
  • “Determination of Physico-Chemical Analysis of Milk from Three Different Regions”, Endra L. Pula, Flutura C. Ajazi, Hyrije Koraqi.
  • “Synthesis and structural characterization of some new substituted chalcone derivatives starting from 4-nitrobenzaldehyde”, Teuta Halili, Miribane Dërmaku-Sopjani, Arleta Rifati-Nixha.
  • “Effect of the Cera Carnaubae and Euphorbia Cerifera Cera waxes in the Synthesization of Natural Lipsticks”, Denisa Sadiku, Arleta Rifati-Nixha.
  • “Distribution of Trifolium genus (Fabaceae family) in Some Villages of Istogu Municipality”, Smajl Rizani, Kimete Lluga-Rizani, Fjolla Qetaj, Kemajl Kurteshi, Pajtim Bytyçi.

Sesioni i katër

Chair: Arianit Jakupi

Co – Chair: Shpend Dragusha

  • “Phenotypic and allelic variations of blood types at different time and spatial intervals”, Hyzer Rizani, Shkelzim Ukaj, Vita Radoniqi, Smajl Rizani, Naser Kamberi, Magbule Rizani, Shkumbin Shala.
  • “Immunotherapy in childhood acute lymphoblastic Leukemia”,Gazmend Temaj, Kumrije Sopi-Xharra, Shefki Xharra.
  • “Testing the direct compaction properties of ground plant material to make a solid pharmaceutical form from mountain tea”, Bujar Qazimi, Marija Glavas-Dodov, Gjoshe Stefkov, Valon Ejupi, Shpend Dragusha, Fitim Alidema, Marija Karapandzova, Ivana Cvetkovikj-Karanfilova, Svetlana Kulevanova.
  • “Salix alba – medicinal benefit and phytoremediation potential”, Demush Bajraktari, Biljana Bauer, Lulzim Zeneli.
  • “Distribution of total phenols and flavonoids in flowers and leaves of Sambucus nigra from Kosovo”, Shpend Dragusha, Bujar Qazimi, Shkelzim Ukaj, Arianit Jakupi, Agon Hoti, Gazmend Temaj, Valon Ejupi.
  • “ Total content of phenolics and flavonoids in selected medicinal plants from Kosovo”,Valon Ejupi, Bujar Qazimi, Shkelzim Ukaj, Arianit Jakupi, Gazmend Temaj, Agon Hoti, Erblina Ademi, Shpend Dragusha.

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara