Lajmet

Kosova dhe Shqipëria së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale

Enver Dugolli tha se ky është kursi më i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes.

Published

on

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes priti në një takim pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Nënkryetari i komisionit, Enver Dugolli tha se ky është kursi më i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes. Ai shprehu mirënjohjen për mundësinë e dhënë që edhe kuadro nga Kosova të kenë mundësinë të jenë pjesë e këtij kursi.

Dugolli theksoi se Kosova synon që sa ke parë të jetë anëtare e NATO-s, si garantuese e sigurisë së rajonit dhe jo vetëm.

“Komisioni ka 11 anëtarë, por fatmirësisht shumë rrallë apo hiç kemi divergjenca mes deputetëve të subjekteve politike kur kemi të bëjmë me çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes.. Ky kurs ka dhe thellon në vazhdimësi bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Kështu ndërtohen edhe raportet e ndërsjella”, tha ai.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Etleva Smaçi tha se është e lumtur që në çështjen e sigurisë dhe të mbrojtjes shqiptarët janë bashkë.

“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale. Jemi bashkë të gjithë sepse siguria është e të gjithëve”, tha ajo.

Ndërsa koloneli Altin Kurti kërkoi të informohet më shumë lidhur me dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe për fokusin e komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Edhe përfaqësues të tjerë të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë parashtruan pyetje për çështjet të cilat kishin më shumë interes më fushën e sigurisë, për të cilat morën përgjigje nga deputetët.

Lajmet

​Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë së Kosovës, i kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.

Continue Reading

Lajmet

Seanca dëgjimore për Bojan Jevtiq i arrestuar për spiunazh mbahet sot në orën 13

Published

on

By

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca dëgjimore ndaj policit të arrestuar për dyshimin për spiunazh, Bojan Jevtiq.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se seanca fillon në orën 13.

Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas përfundimi të operacionit të zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, njoftuan se kishin arrestuar togeri policor Bojan Jevtiq nën dyshimin për spiunazh.

Në njoftim thuhet se i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndërkaq iu sekuestruan dokumente konfidenciale të Policisë, para, armë e muncion.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale sic janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mencur, usb, një armë e shkurtë, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda afatit ligjor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Jevtiq është i arrestuari i gjashtë për spiunazh në Kosovë.

Fatin e këtyre rasteve do ta ketë dhe kushdo tjetër që përpiqet të minojë punën dhe rolin e besuar në Polici. Ndaj si çdo herë do të jemi të pakompromistë dhe vigjilentë përballë çdo përpjekje që nëpërmjet hapësirës që vendi ynë u jep në Polici të kthehet në sulm ndaj republikës sonë”, tha ai./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Kulturë

Jessie J drejt rikthimit televiziv pas mastektomisë së suksesshme

Published

on

Jessie J po përgatitet për një rikthim emocional në televizion, vetëm pak javë pas një mastektomie të suksesshme pas diagnostikimit me kancer të gjirit.

Këngëtarja britanike 37-vjeçare pritet të shfaqet në një episod të veçantë të “Strictly Come Dancing” në muajin shtator, duke shënuar daljen e saj të parë publike pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Burime pranë produksionit të BBC-së kanë bërë të ditur se drejtuesit janë të entuziazmuar për pjesëmarrjen e saj, ndërsa Jessie është e përqendruar te shëndeti dhe rikuperimi i saj, por ndihet e emocionuar për t’u rikthyer në skenë, shkruan DailyMail.

Paralelisht, ajo është konfirmuar edhe për një performancë në festivalin “Radio 2 In The Park” në Chelmsford po në shtator.

Rikthimi i Jessie J pritet të jetë një moment i fuqishëm dhe frymëzues për publikun, pasi ajo jo vetëm që po sfidon kancerin me guxim, por edhe po kthehet në skenë me një mesazh të fortë për shpresën, forcën dhe qëndrueshmërinë

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK me rekomandime për përdoruesit e pishinave publike

Published

on

By

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të sigurisë në ambientet ujore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike, të respektojnë udhëzimet për ruajtjen e higjienës personale.

Sipas rekomandimeve, para hyrjes në pishinë, përdoruesit duhet bëjnë gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm, të përdorën rroba banje të pastra dhe mos të hyjnë në ujë me rroba të zakonshme.

Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive, të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja). Nëse keni plagë të hapura, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione dhe nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë”, njofton IKPSHK.

Sipas Institutit, përdoruesit të frekuentojnë vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara.

Continue Reading

Të kërkuara