Lajmet

Nushi: Mbi 34 mijë të prekur me COVID-19 kanë aplikuar për subvencione nga komuna

Kjo i ka kushtuar komunës 1.4 milion euro.

Published

on

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një prononcim për Ekonomia Online ka bërë të ditur se fund të muajit shtator mbi 34 mijë persona të prekur me COVID-19 kanë aplikuar për subvencione nga komuna.

Nga këto aplikime 28 mijë qytetarë kanë marrë mjetet, e krejt kjo i ka kushtuar komunës 1.4 milion euro.

“Deri tash numri total i aplikimeve për subvencione tek personat që kanë qenë me COVID-19 është mbi 34 mijë qytetarë që kanë aplikuar. Përndryshe afër 28 mijë qytetarë janë të subvencionuar dhe vlera totale e tyre e kap vlerën gati prej 1.4 milion euro dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme me të cilën po tentojmë se paku me i mbuluar disa prej shpenzimeve të cilave qytetarët u nënshtrohen gjatë fazës së karantinimit”, deklaroi ai.

Ai tha se vetëm ata qytetarët që janë në listën e IKSHPK-së dhe që janë të pajisur me aplikimin online kanë të drejtë aplikojnë.

“Ne i subvencionojmë ata qytetarë që figurojnë në listën që ne e pranojmë çdo ditë nga IKShPK-ja, andaj ftoj të gjithë qytetarët që të aplikojnë në formën online sepse vetëm si të tilla pranohen dhe të marrin këto subvencione”, tha Nushi.

Tutje ai tha se ndihmë nga komuna kanë marrë edhe familjet në nevojë, ku janë shpërndarë afro 30 mijë pako ushqimore vetëm në periudhën mars-shtator të këtij viti.

“Diku afër 15 mijë familje janë në listën tonë që pranojnë pako sociale, dhe duhet me cek që deri më tani kemi shpërndarë afro 30 mijë pako ushqimore vetëm gjatë periudhës mars-shtator të këtij viti. Prej këtyre pakove diku 10 mijë pako janë vlerë nga vet komuna, e ndërsa pjesa tjetër është falë donatorëve të ndryshëm. Po ashtu nga komuna jonë shpërndahen edhe shujta ditorë të dy kuzhinave popullore që kemi prezentë, dhe për këtë sa i përket mirëqenies sociale të qytetarëve tanë jemi të orientuar që t’i ndihmojmë sa më shumë, duke shpresuar se cilado qeverisje e ardhshme që do vjen të ketë fokus familjet me asistencë sociale”, theksoi tutje ai.

Nushi mes tjerash tha se janë të gatshëm për menaxhimin e situatës me COVID-19 edhe nëse rritet numri i rasteve.

Vendi

PDK: Përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë jokushtetuese janë shqetësuese

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se përpjekjet për vazhdimin e procesit të zgjedhjes së presidentit në mënyrë jokushtetuese janë shqetësuese për opozitën, përfshirë edhe PDK-në, si dhe për përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit është çështje me interes të përgjithshëm dhe nuk është dashur të trajtohet në mënyrë të njëanshme.

“Tendenca që kemi parë për të vazhduar zgjedhjen e presidentit në mënyrë jokushtetuese ka qenë shqetësuese jo vetëm për ne si PDK, por edhe për të gjitha subjektet opozitare, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarët”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se opozita ka pasur një qasje konstruktive gjatë gjithë procesit, duke filluar nga konstituimi i institucioneve deri te votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Nuk kemi dashur të jemi sonte në konferencë për këtë temë, por kjo ka qenë një situatë e imponuar, për të cilën kemi alarmuar vazhdimisht”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Berisha: Bashkimi i opozitës do të zgjidhte krizën politike

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar në një konferencë për media se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç e quajti ai, një procesi që po dëmton rendin kushtetues dhe po shndërrohet në një spektakël politik që ka zgjatur tash e katër muaj.

Sipas Tahirit, ky proces nuk përfaqëson një procedurë të mirëfilltë demokratike për zgjedhjen e presidentit, por një përpjekje për manipulim të opinionit publik. Ai theksoi se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në atë që e cilësoi si “komplot ndaj shtetit”, në asnjë rrethanë.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u shpreh se nëse partia e tij do të kishte një rol më të madh në këtë proces, çështja do të mund të zgjidhej brenda një kohe shumë të shkurtër.

Berisha gjithashtu theksoi se bashkimi i opozitës do të ishte çelësi për tejkalimin e situatës aktuale. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po kontribuon në përçarje, ndërsa shtoi se ndalimi i kësaj përçarjeje do t’i hapte rrugë zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Continue Reading

Vendi

Kurti fton LDK-në të propozojë kandidat, ofron mbështetje me nënshkrime; Hoxha gati të tërhiqet

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm t’i japin LDK-së edhe 15 nënshkrime për cilindo kandidat që kjo parti propozon. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedë edhe me Hatixhe Hoxhën, e cila ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja del me një emër të saj.

Sipas Kurtit, kjo do të mundësonte një garë mes një kandidateje nga shoqëria civile, Feride Rushiti, dhe një kandidati apo kandidateje të LDK-së.

“Kam biseduar me Hatixhe Hoxhën. Ajo është pajtuar të tërhiqet nëse LDK-ja i siguron 15 nënshkrime për kandidaten e saj. LVV-ja do t’i shtojë edhe 15 nënshkrime, duke krijuar kështu mundësinë për një përballje mes një kandidati të shoqërisë civile dhe një kandidati të LDK-së. Sonte mund ta zgjedhim presidentin/en e Kosovës. Unë jam në zyrën e LVV-së pranë Kuvendit, ku LDK-ja mund t’i dorëzojë nënshkrimet. Edhe nëse kanë vetëm 13 apo 14, ne i plotësojmë. Nuk kemi asnjë pengesë për cilindo kandidat që propozon LDK-ja”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Tentimi i fundit për zgjedhjen e Presidentit sonte në orën 23:00

Published

on

By

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është shtyrë për në orën 23:00, pak para skadimit të afatit kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se deputetët do të mblidhen edhe një herë gjatë natës për një përpjekje të fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Seanca e sotme, sikurse edhe ato paraprake, është karakterizuar nga mungesa e partive opozitare, të cilat kanë bojkotuar procesin. Pas rifillimit të shkurtër të punimeve, Haxhiu e ndërpreu sërish seancën për shkak të mungesës së kuorumit të plotë, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë në orën 23:00.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u hodhën në votim dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha nuk arriti të sigurojë asnjë votë; një votë rezultoi e pavlefshme.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë kundërshtuar procesin, duke vlerësuar se votimi pa pjesëmarrjen e plotë të deputetëve cenon rendin kushtetues.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri në mesnatë, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja.

Continue Reading

Të kërkuara