

Published
4 years agoon
By
Betim GashiHerpesi është një flluskë e vogël dhe e dhimbshme, e mbushur me lëng, që formohet në buzë ose rreth tyre dhe ndonjë herë edhe në gojë. Simptomat shpesh fillojnë me një dhimbje në zonën ku ato shfaqen, më pas shfaqen disa gunga të cilat shpejt kthehen në flluska dhe në fund në plagë.
Herpesi zakonisht shërohet vetë brenda një ose tre javëve. Këto plagë njihen edhe si flluska ethesh, ato zakonisht shfaqen në një grup, ndryshe nga një puçërr ose një plagë kanceri.
Nga se shkaktohet herpesi në buzë?
Plagët e dhimbshme rreth buzëve, shkaktohen nga virusi herpes simplex. Edhe pse fjala “herpes” mund t’ju shqetësojë pasi klasifikohet si një sëmundje seksualisht e trasmetueshme, ju mund të mos e keni marrë atë në rrugë seksuale. Duhet të dini se herpesi është një virus i zakonshëm, i cili nuk mund të kurohet plotësisht. Ju mund të përjetoni shfaqjen e këtyre plagëve, një ose disa herë gjatë jetës tuaj.
Disa shkaktarët mund të jenë:
• Stresi
• Ndonjë sëmundje e pranishme
• Lodhja
• Ushqime të caktuara
• Ndryshimet hormonale
• Lëndimi (veçanërisht ai pranë gojës)
• Infeksionet
• Reagimet alergjike
• Ekspozimi i tepërt në diell
A është herpesi ngjitës?
Ekspertët e shëndeti thonë se ai është ngjitës dhe mund të përhapet përmes puthjes, seksit oral dhe formave të tjera të kontaktit lëkurë me lëkurë. Dhe meqenëse është një virus i përjetshëm, mund ta transmetoni në çdo kohë edhe kur nuk keni plagë aktive.
Si mund ta kuptoni nëse keni herpes?
Nëse vëreni një grup plagësh të vogla mbi ose rreth buzëve, mund të jeni duke përjetuar një shpërthim të virusit. Por nëse keni vetëm një plagë dhe nuk mund t’a kuptoni saktësisht se çfarë është, konsideroni të kryeni një vizitë mjekësore.
Si mund ti trajtoni këto plagë?
Plagët shpesh largohen vetë brenda pak javësh, por nëse dëshironi të lehtësoni simptomat tuaja, sugjerohet të ndërmerrni disa hapa si më poshtë.
Merrni një ilaç antiviral
Meqenëse plagët shkaktohen nga një virus, ju mund të merrni ilaçe antivirale për t’i trajtuar ato. Ekzistojnë disa kremëra ose ilaçe, të cilat janë mjaft efektive në përshpejtimin e kohës së shërimit. Mjafton të konsultoheni me mjekun për të marrë rekomandimin e duhur.
Merrni një ilaç kundër dhimbjeve
Nëse plagët janë jashtëzakonisht të dhimbshme, ju mund të konsideroni marrjen ilaçeve kundër dhimbjeve të cilat janë pa recetë.
Qëndroni larg diellit
Një hap i lehtë që mund të bëni për të shmangur acarimin e plagëve të shkaktuara nga herpesi, është mbrojtja e tyre nga dielli me një krem mbrojtës. Kjo pasi dielli mund të bëjë që ato të përhapen më tej.
Përdorni akull ose balsam për buzët
Akulli dhe balsami i buzëve mund të qetësojnë lëkurën tuaj, prandaj ekspertët rekomandojnë që ju të provoni t’i aplikoni ato. Dhe nëse as këto hapa nuk duket se po ju ndihmojnë, bisedoni me mjekun tuaj./AgroWeb
You may like
Aktualitet
Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë
Published
2 days agoon
July 18, 2025By
UBT News
Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.
Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.
Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.
Lifestyle
Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj
Published
3 days agoon
July 17, 2025By
UBT News
Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:
Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.
Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.
Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.
Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.
Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.
Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online
Lifestyle
Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore
Published
4 days agoon
July 16, 2025By
UBT News
Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.
Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.
“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.
Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online
Aktualitet
MSH: Kemi siguruar sasi të mjaftueshme kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit
Published
5 days agoon
July 15, 2025By
UBT News
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka siguruar një sasi të mjaftueshme serumi kundër helmimeve nga pickimi i gjarprit dhe ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë paraqitur kërkesë për furnizim.
Rritja e temperaturave gjatë verës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të gjarpërinjve, të cilët mund të shfaqen në hapësira të ndryshme, veçanërisht në zonat rurale, fusha, pyje, e madje edhe pranë shtëpive apo banesave. E, kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve, të cilët shpesh ndihen të pasigurt dhe të frikësuar për mundësinë e një kontakti të papritur me këto zvarranikë, sidomos gjatë lëvizjeve në natyrë apo në ambientet përreth shtëpisë.
“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të serumit kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit dhe IKSHPK ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë bërë kërkesë për furnizim. Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar të gjitha qendrat në nivel vendi dhe u ka bërë thirrje të përsëritur që të furnizohen me serum, duke qenë se ka sasi të mjaftueshme dhe të siguruara me kohë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë shtoi më tej se serumet janë siguruar edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përfshirë Klinikën Infektive, ndërsa ato janë në dispozicion edhe për repartet infektive të spitaleve të përgjithshme (rajonale).
Nëse shihni një gjarpër:
– MOS u përpiqni ta vrisni ose të afroheni shumë!
– Qëndroni të qetë dhe largohuni ngadalë
– Edukojini fëmijët të shmangin gjarpërinjtë dhe të njoftonjnë një të rritur nëse hasin në një gjarpër
Nëse kafshoheni nga një gjarpër (sidomos një nepërkë):
– Qëndroni të qetë – paniku rrit rrahjet e zemrës dhe përhap helmin më shpejt
– Imobilizoni gjymtyrën e kafshuar
– MOS thithni helmin dhe mos e preni plagën
– Telefononi menjëherë Shërbimet e Urgjencës (112) ose shkoni në spitalin më të afërt
– Nëse mundeni, kini parasysh pamjen e gjarprit (për trajtim), por mos rrezikoni sigurinë tuaj duke u përpjekur ta kapni ose fotografoni atë
Gjithashtu, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, madje nepërkat kafshojnë vetëm nëse kërcënohen. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistem – duke kontrolluar brejtësit dhe dëmtuesit. /Telegrafi

Laha: Qendra e Laboratorëve testues në UBT është qendra më e madhe në rajon

Selimi: Mbi 90 për qind e të diplomuarve në Media dhe Komunikim në UBT janë të punësuar

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

Raportohet për të paktën 26 të vrarë në Gazë

Popoviq në mbajtje për 48 orë pas fjalimit kundër UÇK-së, i sekuestrohen dy telefona

14-vjeçari ndalohet me armë zjarri dhe sprej në Ferizaj

Trump nënshkruan projektligjin historik për kriptovalutat

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Ligjëratë mbi Vëzhgimin Satelitor në kuadër të Akademisë Verore në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore