Lajmet

Studimi i parë në botë mbi klimën dhe demografinë, parashikime katastrofike mbi nxehtësinë përmbytjet

Me politikat aktuale të klimës, foshnjat në të gjithë botën do të përjetojnë mesatarisht shtatë herë valë më të nxehta.

Published

on

Fëmijët e sotëm dhe fëmijët e tyre do të përballen me ngjarje shumë më intensive të motit ekstrem në të ardhmen. Me politikat aktuale të klimës, foshnjat në të gjithë botën do të përjetojnë mesatarisht shtatë herë valë më të nxehta, dyfishin e numrit të zjarreve, 2.6 herë më shumë thatësira, 2.8 herë numrin e përmbytjeve të lumenjve, pothuajse trefishin e përmbytjeve. Të korrat e djegura. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në “Science.

Kjo analizë është e para e këtij lloji, që lidh shkencën e klimës dhe demografinë dhe përcakton sasinë e ekspozimit gjatë gjithë jetës ndaj ngjarjeve ekstreme të motit. Studiuesit nga Universiteti Vrije i Brukselit morën një koleksion të projeksioneve të ndikimit të klimës me shumë modele nga Projekti Isimip (Inter-Sectoral Impact Model Intercomparison Project), bazuar në punën e dhjetëra grupeve kërkimore në të gjithë botën. Shkencëtarët llogaritën ekspozimin gjatë gjithë jetës për çdo brez të lindur midis viteve 1960 dhe 2020, për secilin vend në botë, dhe për çdo skenar të ngrohjes globale midis shkallës 1 dhe rritjes 3.5 sipas angazhimeve aktuale të reduktimit tw gazrave serë nga qeveritë në krahasim me periudhën para-industriale. Angazhime që do të jenë në zemër të samitit të ardhshëm botëror të klimës COP26 në Glasgow në nëntor.

Me rritjen 3 gradë të ngrohjes globale, një 6-vjeçar në vitin 2020 do të përjetojë dy herë më shumë zjarre dhe ciklone tropikale, 3 herë më shumë përmbytje të lumenjve, 4 herë më shumë dështime të korrave, 5 herë më shumë thatësira dhe 36 herë më shumë valë nxehtësie sesa një person që jeton në kushte klimatike paraindustriale. Në një skenar ngrohjeje prej 3.5 gradë, foshnjat e lindura në vitin 2020 do të përjetojnë 44 herë më shumë valë të nxehtësisë.

Brezat e rinj në vendet me të ardhura të ulëta do të paguajnë më shumë, nënvizon studimi i shoqëruar me një raport të redaktuar nga OJQ Save The Children, ndërsa 53 milionë fëmijë të lindur në Evropë dhe Azinë Qendrore nga 2016 do të përjetojnë rreth katër herë më shumë ngjarje ekstreme sipas angazhimeve aktuale klimatike, 172 milionë fëmijë të së njëjtës moshë në Afrikën nën-Sahariane do të përballen me një rritje gati gjashtëfish të ekspozimit ndaj ngjarjeve ekstreme gjatë jetës së tyre, madje edhe 50 herë më shumë valë të nxehtësisë, shtojnë shkencëtarët.

Continue Reading

Lajmet

20 drejtorët ekzekutivë më të paguar

Published

on

By

Kompanitë e mëdha gjenerojnë fitime marramendëse. Të tilla janë edhe fitimet e drejtuesve të tyre, pronarëve dhe drejtorëve ekzekutivë.

Më poshtë janë emrat dhe fitimet e 20 drejtorëve ekzekutivë më të paguar në botë:

  1. Elon Musk – 23.5 bilionë dollarë – Tesla
  2. Tom Cook – 770 milionë – Apple
  3. Jensen Schleifer – 561 milionë – NVIDIA
  4. Leopard Scheifer – 453 milionë – Regeneron
  5. Marc Benioff – 439 milionë – Salesfore
  6. Satya Nadella – 309 milionë – Microsoft
  7. Robert Kotick – 297 milionë – Activision Blizzard
  8. Hock Tan – 288 milionë – Broadcom
  9. Sundar Pichai – 280 milionë – Alphabet
  10. Rend Hasting – 253 milionë – Netflix
  11. Andy Jassy – 245 milionë – Amazon
  12. Jamie Dimon – 230 milionë – JPMorgan Chase
  13. Doug McMillon – 220 milionë – Walmart
  14. Warren Buffett – 215 milionë – Berkshire Hathaway
  15. Brian Moynihan – 210 milionë – Bank of America
  16. Darren Woods – 205 milionë – ExxonMobil
  17. Patrick Gelsinger – 200 milionë – Intel
  18. Mary Barra – 198 milionë – GM
  19. David Zaslav – 190 milionë – Waren Bros. Discovery
  20. Larry Culp – 185 milionë – GE

Continue Reading

Lajmet

Top 30 shtetet me më së paku korrupsion

Published

on

By

Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë  tyre.

Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:

  1. Danimarka
  2. Norvegjia
  3. Singapori
  4. Suedia
  5. Finlanda
  6. Zelanda e re
  7. Holanda
  8. Luksemburgu
  9. Hong-Kongu
  10. Mbretëria e Bashkuar
  11. Gjermania
  12. Kanadaja
  13. Japonia
  14. Australia
  15. Estonia
  16. Irlanda
  17. Belgjika
  18. Austria
  19. Emiratet e bashkuara Arabe
  20. Franca
  21. Uruguaj
  22. SHBA
  23. Spanja
  24. Polonia
  25. Lituania
  26. Portugalia
  27. Barbadosi
  28. Kili
  29. Malta
  30. Karaibet

Continue Reading

Lajmet

Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë

Published

on

By

Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.

Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:

  1. Republika Demokratike e Kongos
  2. Kamboxha
  3. Kameruni
  4. Gaboni
  5. Haiti
  6. Bolivia
  7. Meksiko
  8. Uganda
  9. Kenia
  10. Venezuela
  11. Guinea
  12. Liberia
  13. Kirgistani
  14. Kongo
  15. Mauritania
  16. Paraguaji
  17. Zimbabveja
  18. Afganistani
  19. Nikaragua
  20. Nigeria

Continue Reading

Lajmet

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Të kërkuara