Kulturë

92 vjet nga lindja e ikonës së kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti

Published

on

Sot janë bërë 92 vjet nga lindja e artistës së madhe të skenës dhe e kinemasë shqiptare, Tinka Kurti. Ajo u lind më 17 dhjetor te vitit 1932 në Sarajevë, ka lindur dhe është rritur në një familje artëdashëse pasi nëna e saj në rininë e vet ka qenë aktore kryesore në Teatrin Kombëtar të Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Arsimin bazë 7-vjeçar ajo e mori në Sarajevo dhe kur ishte vetëm 13 vjeç familja e saj u shpërngul për në qytetin e Tiranës ku vazhdoi edhe studimet në Politeknikumin e Tiranës.

Ajo rastësisht u regjistrua për të studiuar në degën e Dramës në shkollën e mesme të Dramës së asaj kohe. Shumë pak kohë pasi kishte filluar të ndiqte studimet në këtë specialitet, ajo u përjashtua nga shkolla me motivacionin  “shfaqje të prirjeve liberale”.

Ishte pikërisht regjisori Andrea Skanjeti ai që pikasi talentin e saj të jashtëzakonshëm për ta rikthyer Tinkën edhe njëherë tjetër në skenë me shfaqjen “Dasëm Shkodrane”. Pas themelimit të Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës ajo bëhet pjesë e trupës si aktore gjysmë profesioniste dhe ishte gjithashtu ndër 10 aktorët që themeluan institucionin e qytetit të Shkodrës.

Ishte çmimi “Aktorja më e mirë e Republikës” dhe kupa e festivalit në Festivalin e parë të Teatrit Shqiptar që e ngjitën aktoren Tinka Kurti në kategorinë e aktorëve profesionistë me rolin në shfaqen “Toka Jonë” me regji të Kol Jakovës.

Gjatë karrierës së saj aktorja Tinka Kurti ka interpretuar rreth 260 role në skenën e teatrit dhe 95 role në kinematografi.

Në 1994 ajo hyri në Enciklopedinë e Institutit Biografik Amerikan si një nga 5,000 gratë më të shquara në botë dhe madje më 17 Dhjetor 2007 ajo u ftua në Uashington (SHBA) për të vendosur një pllakë mermeri me emrin e saj në këtë Institut.

Roli i saj më i fundit do të ishte në kinematografi në filmin “Bota” (2014).

Tinka për karrierën e saj artistike është vlerësuar me Çmime dhe Tituj të tjerë si  Artiste e Merituar & Artiste e Popullit 1961, me urdhërin “Grand Master” i akorduar nga Presidenti i Republikës për veprimtarinë e saj artistike.

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara