Kulturë

Dita Ndërkombëtare e Violinës: Ludovik Naraçi, identiteti i violinistit shqiptar!

Published

on

13 dhjetori është një datë e veçantë për adhuruesit e muzikës dhe artit të violinës, pasi shënohet Dita Ndërkombëtare e Violinës. Kjo ditë e dedikuar violinës ka për qëllim promovimin e këtij instrumenti të jashtëzakonshëm dhe pasurinë e trashëgimisë së tij muzikore.

Organizatat artistike dhe muzikantët e mbarë botës ftojnë të gjithë të shijojnë muzikën për violinë, të dëgjojnë ose të luajnë meloditë e violinës, të shikojnë filma të njohur si “Violina e Kuqe”, “Violinisti i Djallit” dhe “Solisti”, ose të ndjekin koncerte të dedikuara për këtë instrument.

Në Shqipëri, një emër i rëndësishëm në historinë e violinës është Ludovik Naraçi, i cili njihet si pionieri i artit të violinës në vend. Naraçi ishte një virtuoz i talentuar dhe një edukator i shquar i violinës, i cili në dhjetor të vitit 1926 mbajti koncertin e tij të parë për violinë. Ai kishte marrë formimin e tij muzikor në qendrat evropiane të kulturës, si Vjena dhe Praga, dhe ka kontribuar në zhvillimin e shumë brezave të violinistëve shqiptarë, duke i dhënë artit të violinës një pasuri të madhe. Ai ka luajtur një rol kyç në rritjen dhe zhvillimin e muzikës klasike në Shqipëri.

Violina, një instrument që ka origjinën në shekullin e 16-të, ka një histori të gjatë dhe të pasur që ka evoluar me kalimin e kohës. Sipas muzikologut dhe violinistit amerikan David D. Boyden, lloji më i hershëm i violinës u shfaq rreth vitit 1530, dhe një pjesë e madhe e evolucionit të saj mund të gjurmohet përmes ikonografisë dhe arteve të periudhës. Shumë violinistë të njohur, si Stradivarius, Amati dhe Guarneri, janë të lidhur me krijimin e instrumenteve më të çmuara, të cilat janë shitur për miliona dollarë në ankande.

Disa nga violinat më të çmuara që janë prodhuar nga këto shtëpi janë bërë pjesë e koleksioneve më të shtrenjta dhe janë të njohura për tingujt e pasur dhe të mrekullueshëm që prodhojnë. Violina moderne, siç njihet sot, është krijuar nga Andrea Amati në Kremona të Italisë, rreth vitit 1555. Kjo ka qenë një periudhë e rëndësishme për zhvillimin e këtij instrumenti të veçantë që ka vazhduar të shërbejë si një themel i muzikës klasike, si dhe të gjejë rrugën e saj në zhanre të ndryshme të muzikës popullore dhe botërore.

Dita Ndërkombëtare e Violinës është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi trashëgiminë dhe rëndësinë e këtij instrumenti të shquar, duke nderuar virtuozët e të kaluarës dhe të tashmes që kanë lënë një ndikim të thellë në muzikën botërore. Ky është një moment për të shijuar dhe për të ndarë pasionin për muzikën dhe artin e violinës, duke e mbajtur gjallë këtë traditë të pasur për brezat që do të vijnë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara