Magazinë

90 vite elegancë, Sophia Loren ndan sekretin e saj

Published

on

Prej dekadash, emri i Sophia Loren është bërë sinonim i bukurisë së përjetshme dhe elegancës që sfidon kohën.

Ikona italiane, fituese e çmimit “Oscar” dhe një figurë e paharrueshme e stilit, ka ndriçuar tapetet e kuq dhe ka zbukuruar kopertinat e revistave më prestigjioze në botë.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që në ditëlindjen e 90-të, pyetja që të gjithë duan t’i bënin ishte: cili është sekreti i pamjes së saj rinore?

Përgjigjja e Loren ishte një përzierje e thjeshtësisë dhe mençurisë, e shoqëruar me dashuri për jetën:

“Asgjë nuk e bën një grua më të bukur sesa besimi se ajo është e bukur”, tha ajo.

Kur u pyet sërish për sekretin e saj, Sophia theksoi rëndësinë e një qëndrimi pozitiv:“E qeshura, gëzimi dhe një sens i mirë humori janë trajtimet më të mira kundër plakjes.” /A.Z/UBT News/

Magazinë

David Beckham bëhet ‘Sir’ dhe shënon një kapitull të ri në karrierën e tij

Published

on

Ish-kapiteni i Anglisë në futboll, David Beckham, është dekoruar zyrtarisht me titullin ‘Kalorës’ (Sir) për kontributin e tij në futboll dhe shoqërinë britanike.

50-vjeçari mori këtë nder gjatë një ceremonie në Berkshire, pas emërimit të tij në listën e nderimeve të ditëlindjes së Mbretit Charles.

Beckham, i lindur në lindje të Londrës, luajti një rol kyç në sigurimin e Lojërave Olimpike të vitit 2012 në Londër dhe është aktiv në punë humanitare me UNICEF që nga viti 2005.

Në vitin 2024 u bë ambasador i Fondacionit të Mbretit, duke mbështetur programe arsimore dhe nisma për të rinjtë.

Ai është bashkëpronar i skuadrave Salford City dhe Inter Miami, së bashku me ish-shokun e tij të skuadrës Gary Neville.

Me titullin ‘Sir’, bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, mund të përdorë titullin ‘Zonjë’.

‘Sir’ i bashkon Beckham me një grup personalitetesh të shquara britanike, përfshirë Sir Elton John, Sir Keir Starmer, Dame Judi Dench, dhe sportistë të tjerë të famshëm si Sir Lewis Hamilton, Sir Andy Murray dhe Dame Kelly Holmes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktorja Diane Ladd

Published

on

Aktorja Diane Ladd, nëna e Laura Dern, ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e ndau vajza e saj, Laura, e cila e përshkroi nënën si “heroinë e jashtëzakonshme dhe dhuratën më të madhe të jetës sime”.

Diane vdiq në shtëpinë e saj në Ojai, Kaliforni, më 3 nëntor.

Ladd shquhej për rolet në filma si Alice Doesn’t Live Here Anymore, Wild at Heart dhe Rambling Rose, duke marrë tri nominime për Oscar dhe tri për Emmy.

Ajo nisi karrierën në televizion në vitet ’50 dhe ’60 dhe debutoi në film me The Wild Angels (1966). Roli i saj në Alice Doesn’t Live Here Anymore i solli nominimin e parë për Oscar dhe më pas çmimin Golden Globe për serialin Alice.

Diane bashkëpunoi me vajzën Laura, duke luajtur në filma si Wild at Heart (1990) dhe Rambling Rose (1991), dhe në Citizen Ruth, Inland Empire dhe serialin Enlightened të HBO-së.

Ajo u martua tre herë, përfshirë martesën me aktorin Bruce Dern, me të cilin pati dy vajza; vajza e tyre e vogël humbi jetën në moshën 18 muajshe, një tragjedi që ndikoi thellë në jetën e familjes.

Laura Dern ka folur më vonë për vështirësitë e rritjes së saj pas humbjes së motrës së vogël dhe për përpjekjet e Diane për ta mbështetur si prind i vetëm.

Diane Ladd mbetet një ikonë e Hollywood-it e figurë e dashur për publikun për talentin dhe përkushtimin e saj në art dhe familje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Anthony Hopkins: Gruaja ime mendon se mund të kem autizëm!

Published

on

Aktori i njohur Anthony Hopkins ka zbuluar së fundmi një detaj të pazakontë për shëndetin e tij. Ai tregoi se gruaja e tij, Stella Arroyave, i kishte sugjeruar të vizitonte një mjek për të kontrolluar nëse mund të vuante nga sindroma e Aspergerit.

Hopkins, 87 vjeç, pranoi se gjithmonë është i fiksuar pas numrave dhe detajeve, dhe dëshiron që gjithçka të jetë në rregull, gjë që e shtyu gruan e tij të mendojë për një mundësi të një çrregullimi neurologjik të spektrit të autizmit.

Në një intervistë të fundit, ai tha se Stella i kishte thënë: “Duhet të kesh sindromën e Aspergerit.”

Aktori pranoi se ishte i habitur dhe nuk e dinte as për çfarë po fliste. Sindroma e Aspergerit bën pjesë në spektrin e çrregullimeve të autizmit (ASD) dhe ndikon në mënyrën si njerëzit ndërveprojnë me të tjerët dhe mësojnë.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pas njoftimit për publikimin e librit të tij më të ri, We Did OK, Kid, i cili ofron reflektime të thella mbi jetën dhe përvojat personale të aktorit. Edhe pse sindroma e Aspergerit mund të diagnostikohet në çdo moshë, simptomat zakonisht shfaqen në dy vitet e para të jetës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Oscar 2026: Për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, shtohet një kategori e re

Published

on

Ceremonia e Oscars 2026 do të mbahet më 15 mars në Los Angeles dhe do të shënojë edicionin e 98-të të çmimeve më të rëndësishme të industrisë së filmit.

Këtë vit, Akademia ka bërë një ndryshim historik: për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, do të prezantohet një kategori e re – “Oscar për Ansamblin më të Mirë (Best Ensemble)”, duke e çuar numrin total të çmimeve në 24.

Kategoria e fundit e re ishte shtuar në vitin 2002, kur u krijua çmimi “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar”, të cilin atëbotë e fitoi filmi Shrek (2001).

Lista e kategorive përfshin edhe këtë vit çmimet tradicionale si ‘Aktorja më e Mirë’, ‘Aktori më i Mirë’, ‘Filmi më i Mirë’, ‘Regjisori më i Mirë’, ‘Skenari Origjinal’, ‘Filmi i Animuar më i Mirë’, ‘Efektet Vizuale më të Mira’, ‘Muzika më e Mirë Origjinale’ dhe të tjera.

Kandidatët për çmime do të bëhen publikë më 22 janar 2026. Aktori legjendar Denzel Washington ka dhënë komente për ‘Oscars’, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vlerësimeve të Akademisë.

Edhe pse është nominuar 10 herë dhe ka fituar dy herë – për Glory (1990) dhe Training Day (2002), ai tha se nuk i jep rëndësi këtyre çmimeve. Me ironi shtoi se nuk ka lidhje emocionale me statujat: “Njerëzit më pyesin ku i mbaj çmimet. Pranë njëri-tjetrit! Kur të vdes, ato nuk do të më hyjnë në punë.”

Deklaratat e tij kanë ndezur diskutime në rrjetet sociale, duke ndarë opinionet mes atyre që e mbështesin për qëndrimin e sinqertë dhe atyre që e kritikojnë për mospërfilljen ndaj çmimeve më prestigjioze të filmit. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara