Lajmet

8% e kosovarëve të prekur me diabet, diagnostikimi në faza të vonshme

Sëmundja e diabetit ndër më t1% përhapurat në vendin tonë.

Published

on

Rreth 8 për qind e njerëzve në Kosovë vuajnë nga sëmundja kronike e diabetit, ndërsa lloji më i përhapur i kësaj sëmundje është TIP-2. Me qëllim që të ofrohen medikamente më të përshtatshme për trajtim të diabetit tani po punohet edhe në zgjerimin e barnave të listës esenciale për këtë sëmundje.

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku u shpreh se mbi 90% e pacientëve në këtë klinikë u takojnë atyre me diabet, ndërsa deri në 900 pacientë në vit marrin trajtim spitalor për këtë sëmundje. Sipas saj, sëmundja e diabetit, që ndryshe njihet si e sheqerit, është ndër sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.

“Në Klinikën e Endokrinologjisë dominojnë pacientët me diabet, mbi 90% janë pacientë që kanë sëmundje me sheqerin, kryesisht me diabet TIP 2, diku 95 % të atij 90%, pjesa tjetër e kemi diabetin e të rinjve që kanë qenë një kohë mosha fëmijërore që vazhdojnë edhe në moshë të pjekur ta kenë diabetin. Po ashtu kemi diabet gistacional dhe forma të tjera shumë të rralla. Diabeti TIP 2 dominon si në tërë botën edhe në Kosovë , ne si klinikë i kemi 800-900 pacientë brenda vitit, ndërsa rreth 12 mijë vizita specialistike që realizohen në dy ambulanca specialistike ku çdo ditë nga 4 endokrinologë japin shërbime për popullatën… Është shumë e përhapur një prej sëmundjeve kronike me numër më të madh në vend pas sëmundjeve kardovaksulare, nga sëmundjet kronike është diabeti, nuk është çudi që mbi 60% e pacientëve tanë kanë komplikime kardiovaskulare, mbi 50% probleme neurologjike, ky është një shqetësim sepse këta pacientë janë të predispozuar për të pas ulçera të këmbëve edhe këta pacientë mund të përfundojnë në kirurgji vaskulare”, theksoi ajo.

Në Kosovës pacientët me diabet kryesisht ata të TIP-it 1 ende nuk marrin trajtim me pompa insulinike, ndërsa shiritat për matjen e glikemisë ende nuk janë siguruar nga institucionet shtetërore, por pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë.

Endokrinologia Emini-Sadiku thotë se Klinika e Endrokrinologjisë pranë QKUK-së ofron kushte për trajtim të kësaj sëmundje.

“Ne ende në Kosovë nuk kemi trajtimin me pompa insulinike për pacientët që janë të rinjtë me diabet TIP 1, nuk kemi sigurim të shiritave për matjen e glikemisë kjo i kushton edhe shtetit sepse diabeti është sëmundje e kushtueshme, mirëpo së paku tu lehtësohet gjendja disa kategorive të cilat janë më vulnerabile moshat e shtyra tu jepen shirita nga qeveria apo komuna. T’u lehtësohet gjendja”, vijoi ajo.

Trajtimi me insulina është gjithmonë prezent, ndërsa trajtimet e tjera me medikamente siç janë për shembull sot në botë që u jepet shumë përkrahjes dhe GLP.

Kryetari i Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve, Bardhyl Gashi u shpreh se deri 15% e pacientëve në Kosovë që vuajnë nga diabeti janë të varur nga insulinat. Gashi tregon se në vendin tonë diagnostikimi i kësaj sëmundjeje bëhet në faza më të vonshme, prandaj thekson nevojën për edukim dhe vetëdijesim rreth diabetit.

“Diabeti është një sëmundje kronike e cila është e shprehur deri në 10% të popullatës duke u nisur prej asaj që në Kosovë jemi moshë e re dhe në Kosovë e kemi diku rreth 8%… Diku 10 apo 15% e të sëmurëve që janë me diabet tek ne janë të varur prej insulinës. Po ashtu, kemi edhe pacientë me diabet TIP 1, numrin e saktë nuk e di sa është, por kemi edhe shumë prej tyre…. Pacientët vijnë zakonisht pas një kohe të gjatë që e kanë diabetin kur fillon me humb peshë, apo kur paraqiten disa simptoma që janë të padurueshme si etja, urinimi i shtuar edhe ata kanë oreksin e shtuar”, theksoi ai.

Sipas Gashit, pacientët që ballafaqohen me sëmundjen e sheqerit marrin trajtim meritor, derisa insulinat sigurohen falas nga shteti. Ai thekson se po punojnë për zgjerimin e barnave nga lista esenciale për trajtim të kësaj sëmundje.

“Shumica marrin trajtim meritor për arsye se ne në kuadër të QKUK në Prishtinë kemi edhe ambulanta specialistike ku vijnë dhe vizitohen pacientët dhe aty mjekohen dhe po ashtu edhe në qytetet e tjera janë të organizuar mirë… Nga komunikimet me pacientë e di që furnizimi me insulina është i mirë… edhe antibiotik oral kanë një sasi që janë në listën esenciale, por ne jemi duke punuar që atë listë esenciale ta zgjerojmë edhe më tepër… Po punojmë që ta zgjerojmë listën e antidiabetikëve oralë që të kenë edhe disa preparate që kanë dalë të reja që të mund t’i fusim në listën esenciale edhe pse e dimë që diabeti nuk është problem si diabet, por problemi kryesor është komplikimet kronike të diabetit duke u nisur nga ajo se sulmon syrin, veshkë, zemrën, enët e gjakut dhe fijet nervore. Dhe për shkak të preventimit të invaliditetit është shumë më mirë të mjekohet me kohë diabeti se do të kemi një kosto më të lirë”, theksoi ai.

Në kuadër të Javës së Diabetit do të mbahet edhe Kongresi i Katërt i Mjekësisë Diabeti MELIT- Qasja Interdisiplinare e cila do të zgjas dy ditë dhe do të nis nga 18 nëntori 2022.

Ndryshe, diabeti apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak dhe çrregullimi i prodhimit të insulinës. Nëse organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë kemi diabet TIP 1, ose nëse prodhimi është i pamjaftueshëm apo ka pamundësia të veprimit të insulinës në qelizat e organizmit kemi diabet TIP 2.

Për të shmangur diabetin, rekomandohet ushqimi i shëndetshëm, aktivitete fizike të përditshme dhe shmangia e pirjes së duhanit.

Lajmet

PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen në Kuvend, akuzojnë pushtetin për mospërgjegjësi

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish sot në Kuvendin e Kosovës, ku kanë drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për uzurpim të institucioneve dhe prirje për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja.

Gjatë këtij takimi, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, deklaroi se karriget e zbrazëta në sallën e Kuvendit pasqyrojnë ikjen e pushtetit nga përgjegjësitë që i takojnë. Ajo theksoi se kërkesa e tyre e vazhdueshme ka qenë që shteti të punojë në shërbim të qytetarëve dhe jo për interesa partiake.

“Demokracia nuk matet vetëm në ditën kur numërohen votat, por çdo ditë pas zgjedhjeve. Për gati 2 vjet Kosova ka pritur që përgjegjësitë të merren, dhe pas 6 vjet qeverisjeje, çfarë kanë bërë të tjerët nuk mund të jetë përgjigje, sepse përgjegjësia ju takon juve. Jemi vetëm pak ditë larg shtatorit dhe prindërit ende përballen me pasiguri për librat e fëmijëve të tyre”, deklaroi Jashari. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

14 armë të sekuestruara dhe 4,855 gjoba në Rajonin e Prishtinës gjatë një jave

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjatë javës së kaluar 65 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, 47 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Natyra pa njeri” e Violeta Xhaferit ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po prezanton pikturën “Natyra pa njeri” (2021) të artistes Violeta Xhaferi, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj.

Praktika artistike e Xhaferit ndërthur pikturën me proceset tekstile, skenografinë dhe dizajnin e kostumeve, duke eksploruar natyrën, atmosferën dhe transformimin.

Instalacioni, i komisionuar për ekspozitën retrospektive të artistes në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2023, përbëhet nga kanavaca të mëdha që krijojnë një peizazh të gjerë të imagjinuar.

Në pikturë shfaqen elemente të tilla si pyjet, zogjtë, drita në ndryshim dhe horizontet e thella, të cilat krijojnë një kalim të vazhdueshëm mes muzgut dhe agimit.

Artistja përdor ngjyrën tekstile drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e kanavacës, duke zbardhur pjesë të caktuara dhe duke ndërhyrë me bojë tekstili për të ndërtuar kompozimin dhe atmosferën e veprës.

Kjo qasje lidhet edhe me përvojën e Xhaferit si dizajnere kostumesh në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke ndërthurur përvojën e saj në skenografi dhe kostumografi me praktikën e saj në pikturë.

Drita është një element thelbësor i instalacionit, duke ndikuar drejtpërdrejt në atmosferën dhe përjetimin e hapësirës së krijuar nga artistja.

Ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë” do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës deri më 26 gusht 2026.

Orari i vizitës:

E martë–e premte: 10:00–18:00
E shtunë–e diel: 10:00–17:00 /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një 49-vjeçar pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik

Published

on

By

Një 49-vjeçar ka humbur jetën të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga lartësia gjatë kohës sa po punonte.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, raporton Ekonomia Online.

Sipas policisë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.  /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara