Lajmet

​Borrell: Vendet e BE-së të punojnë së bashku për të dorëzuar armë në Kiev

BE-ja ka inkurajuar prej kohësh vendet anëtare që të bashkojnë forcat në blerjet e armëve.

Publikuar

Vendet e BE-së duhet të punojnë së bashku për të rimbushur rezervat e tyre ushtarake dhe për të shmangur konkurrencën e ndërsjellë gjatë dërgesave të vazhdueshme të armëve në Ukrainë, deklaroi sot në Bruksel shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, para takimit të ministrave të mbrojtjes. Sipas tij, në këtë mënyrë do të kursehen çmime, cilësi dhe kohë më të favorshme.

BE-ja ka inkurajuar prej kohësh vendet anëtare që të bashkojnë forcat në blerjet e armëve, në vend që të rrisin çmimet duke konkurruar kundër njëri-tjetrit ose duke kontraktuar individualisht me furnitorë jashtë bllokut 27-anëtarësh.

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të BE-së, në takimet në Bruksel sot dhe të hënën, nisën zyrtarisht misionin e ndihmës ushtarake të Bashkimit në Ukrainë, i cili synon të trajnojë një total prej rreth 15 mijë ushtarësh ukrainas.

Sot, ministrat e mbrojtjes të BE-së do të diskutojnë gjithashtu nevojën për të rimbushur të ashtuquajturin Fondi Evropian i Paqes, të cilin shtetet e BE-së e përdorën për të financuar blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin dhe që është varfëruar kryesisht gjatë pothuajse nëntë muajve të luftës në Ukraina.

Lajmet

​Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Publikuar

nga

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së.

Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Raportohet për dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Siri

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruan një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah.

Publikuar

nga

Të paktën 36 anëtarë të forcave qeveritare siriane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në provincën veriore të Alepos, tha më 29 mars një monitorues i luftës.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruan një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah – që mbështetet nga Irani – në zonën Xhibrin, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos.

Ky grup monitorues ka dokumentuar dhunën në Siri që nga viti 2011.

Kreu i Vëzhguesit sirian, Rami Abdel Rahman, tha se bombardimet izraelite po ashtu shënjestruan disa fabrika në al-Safira, dhe shpërthime janë dëgjuar edhe në perëndim të Alepos.

Ai tha se shpërthime po ndodhin ende në Siri, duke shtuar se numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë nga të plagosurit kanë pësuar lëndime serioze.

“Numri i viktimave në mesin e trupave qeveritare siriane është më i larti, krahasuar me sulmet e mëhershme izraelite që kanë shënjestruar zonat siriane”, tha Vëzhguesi.

Izraeli ka kryer rreth 26 sulme në Siri që nga nisja e vitit 2024, tha grupi.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, duke cituar burime në ushtri, tha se sulmi ka lënë të vrarë dhe të plagosur civilë si dhe personel ushtarak.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto sulme.

Po ashtu, të enjten mbrëma, milicitë proiraniane u sulmuan nga Izraeli afër Damaskut, ku u vra një person dheu plagosën pesë të tjerë, tha grupi monitorues. Ky sulm goditi selinë e Hezbollaht në al-Bahdalia.

SANA, duke u thirrur në burime ushtarake, tha se Izraeli kreu sulme nga drejtori i Lartësive të pushtuara të Golanit, duke shënjestuar ndërtesa në periferi të Damaskut.

Izraeli ka bombarduar caqe në Siri me qëllim që të godasë forcat iraniane që gjenden atje. Izraeli synon që të parandalojnë Iranin dhe milicitë e tij aleate që të zgjerojnë ndikimin e tyre ushtarak në Siri.

Sulmet izraelite në Siri janë intensifikuar që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Abazoviq: Vota e Malit të Zi kundër Kosovës tregon realitet të ri

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij Mali i zi e ka mbështetur tërësisht Kosovën.

Publikuar

nga

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës reflekton realitetin e ri të shumicës në këtë shtet. Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij Mali i zi e ka mbështetur tërësisht Kosovën.

“Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën”, ka thënë Abazoviq në një intervistë.

I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviq ai u ka bërë apel palëve që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje.

“I kemi humbur 20 vjet, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon”, është shprehur Abazoviq.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Vazhdon kërkimi i një personi të zhdukur në Leposaviq

Kërkimet po vazhdojnë nga 27 marsi.

Publikuar

nga

Policin e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po vazhdojnë kërkimin e një qytetari të zhdukur nga Leposaviqi.

Sipas Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet e tyre janë aktivizuar nga data 27 mars, ku ende është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara