Lajmet

748 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 748 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19 mijë e 772.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i rasteve aktive është 12 mijë e 220./UBTNews

Lajmet

Ukraina përgatit një plan të ri paqeje, Zelensky përjashton mundësinë e heqjes dorë nga toka

Published

on

Ukraina po përgatitet t’i paraqesë Shtëpisë së Bardhë një plan të rishikuar paqeje, ndërsa kërkon të shmangë lëshimet territoriale ndaj Rusisë.

Kievi është i vendosur të propozojë alternativa ndaj SHBA-së pasi Presidenti Volodymyr Zelensky përjashtoi përsëri dorëzimin e tokës, duke thënë se ai “nuk kishte të drejtë” ta bënte këtë sipas ligjit ukrainas apo ndërkombëtar.

Ai i bëri komentet ndërsa u takua me udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s të hënën, pjesë e një përpjekjeje kolektive për të penguar SHBA-në të mbështesë një marrëveshje paqeje që përfshin lëshime të mëdha për Ukrainën dhe që aleatët kanë frikë se do ta linte atë të cenueshme ndaj një pushtimi të ardhshëm.

Ndërkohë, qyteti i Sumyt në veriperëndim të Ukrainës mbeti pa energji elektrike gjatë natës pas një sulmi me dron rus./S.K/EO/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Dita e sotme ka nisur me vranësra dhe mjegull në shumë zona, por pritet stabilizim i kushteve meteorologjike.

Siç njofton Instititi Hidrometerologjik i Kosovës, temperaturat minimale do variojnë nga -2 deri në 0 gradë, ndërsa ato maksimale do lëvizin nga 7 deri në 10 gradë celsius.

Do fryjë era nga veriperendimi, me shpejtësi 1-5m/s./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet rëndë ylli i Real Madridit

Published

on

Eder Militao ka pësuar një dëmtim të rëndë muskulor në këmbën e majtë dhe do të mungojë për disa muaj.

Pas testeve mjekësore, u konfirmua se dëmtimi preku tendinën e pjesës së sipërme të bicepsit femoral, çka e bën rikuperimin edhe më të ngadaltë.

Klubi nuk ka dhënë një datë të saktë kthimi, por zakonisht dëmtime të tilla kërkojnë tre deri në katër muaj rehabilitim.

Mbrojtësi u largua nga fusha në ndeshjen kundër Celta Vigos me fytyrë të shqetësuar, dhe stafi mjekësor e ndihmoi të dilte menjëherë. Problemet e Real Madridit në mbrojtje tani janë edhe më të mëdha, pasi Xabi Alonso ka të dëmtuar edhe Alexander-Arnold, Carvajal, Huijsen, Mendy dhe Alaba.

Për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Alavesit, trajneri do ta ketë ekipin edhe më të cunguar. Carreras dhe Fran Garcia janë të pezulluar pas kartonëve të kuq, ndaj të vetmit mbrojtës të gatshëm pritet të jenë Antonio Rudiger dhe Raul Asensio.

Situata e lë Real Madridin në një nga momentet më të vështira të sezonit./S.K/KP/TheAthletic/

Continue Reading

Lajmet

​Vdes ish-futbollisti belg Boeck

Published

on

Glen De Boeck, ish-mbrojtësi i njohur belg dhe kapiten i Anderlechtit, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një hemorragji të rëndë në tru që e la në koma për tre ditë, dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.

De Boeck u rrëzua në shtëpinë e tij të premten dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar të Antwerpit, ku ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët.

Ai lë pas dy vajzat e tij, Bo dhe Caro.

Karriera e De Boeck filloi te FC Boom, për të vazhduar te KV Mechelen dhe më pas te Anderlecht, ku mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi tre tituj të kampionatit. Ai u vlerësua si një nga mbrojtësit më të fortë belgë të brezit të tij dhe luajti 36 ndeshje me ekipin kombëtar të Belgjikës.

Lëndimet e rënda në gju e detyruan të tërhiqej nga futbolli në vitin 2005.

Pas pensionimit, ai u angazhua si trajner, duke punuar në disa klube belgë dhe holandeze. Vdekja e tij vjen pas një viti të vështirë për familjen, pasi edhe babai i tij ndërroi jetë më herët gjatë 2025-ës. Futbolli belg ka humbur një prej figurave të tij më të respektuara./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara