Lajmet

60 shkolla të mesme në Kosovë bëhen me qendra kreative

Published

on

60 shkolla në Kosovë janë bërë me qendra kreative, ndërkaq mbi 1000 nxënës janë trajnuar në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Ministria e Ekonomisë dhe kompania PBC kanë shënuar përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”. Ky projekt kishte filluar të implementohet në vitin 2020, ku më pas ishte ndërprerë në kohën e pandemisë, ndërsa gjatë këtij viti kishte rifilluar.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj tha se zhvillimi ekonomik është një prej prioriteteve të qeverisë, ndërkohë që u zotua se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të përkrahet fusha e teknologjisë dhe informacionit në vend.

“Ministria ka përkrahur dhe ka bërë furnizimin në shkolla të mesme me pajisje të teknologjisë dhe më pastaj ka vazhduar me përkrahjen e këtij projekti me emrin-“Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”. I cili është realizuar në rreth 60 shkolla përfituese. Nga ky projekt kanë dalur ide kreative të cilat shërbejnë si pikënisje për këta nxënës që në të ardhmen të vazhdojnë me karrierën e tyre më të sigurt dhe më të përgatitur profesionalisht. Që nga fillimi i implementimit të këtij projekti është parë entuziazmi dhe gatishmëria e madhe nga ndjekësit e këtij trajnimi në fushën e TIK-ut ku janë përfshirë edhe disa nga modulet aktuale në fushën e informacionit dhe komunikimit”, ka thënë Arifaj.

Për këtë projekt kanë qenë të trajnuar mbi 100 arsimtarë të TIK-ut. Kompania PBC ka implementuar këtë projekt duke trajnuar nxënësit në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Themeluesi i kësaj kompanie, Gazmend Selmani tha se trajnimi i nxënësve nuk ka qenë i lehtë, meqë këtë e ka sfiduar periudha e pandemisë.

“Trajnimet për ne në PBC u shndërruan në një mundësi të veçante që lidhet me ekspertizën tonë, zhvillimet teknologjike dhe mundësitë e industrisë t’i bartin te ata që më së shumti i meritonin, për nxënësit dhe mësimdhënësit. Për ata që e shtuna jo vetëm se ishte ditë pune e ditë mësimi, por ishte edhe pistë dëshire e entuziazmi për t’u aftësuar në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit. Të tillë ishin mbi 1000, ndërsa trajnuesit tanë nga një anë e Kosovës në anën tjetër, mirëmbanin e rrisnin dëshirën e nxënësve me mundësitë e industrisë për çka jemi shumë mirënjohës”, u shpreh ai.

Trajnuesja Rina Krasniqi derisa ka folur për organizimet e trajnimeve, ka thënë se kanë qenë 3 profesorë ku në këtë komunitet organizativ ishte edhe profesori, Blerim Rexha.


“ Ne së bashku shpjeguam trendet më të reja të teknologjisë së informacionit ku pamë se çfarë është teknologjia e informacionit dhe komunikimeve si dhe ndikimet e saj në shoqëri, cilat janë trendet më të reja në teknologjinë e informacionit, çka është intelegjenca artificiale. Tutje, ne kemi vazhduar për ndërmarrësi dhe informacion, ku nxënësit dhe arsimtarët e morën njoftimin për ndërmarrësi në aspektin lokal dhe global”, ka treguar ajo.

Kompania PBC ka ndarë mirënjohje për shkollat fituese për “Fehmi Lladrovci” që i është ndarë vendi i tretë. Vendi i dytë për shkollën “Junuz Zejnullahu”, ndërsa vendi i parë për shkollën “Gjin Gazulli”.

Vendi

UBT organizon Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të

Published

on

By

UBT do të organizojë nesër, më 5 shtator, Ceremoninë e Gradimit, një ngjarje solemne që shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm akademik për studentët dhe fillimin e një etape të re drejt së ardhmes së tyre profesionale.

Ceremonia do të mbledhë të diplomuarit, familjarët e tyre, profesorët, stafin akademik dhe drejtuesit e institucionit, për të festuar së bashku rezultatet e një rrugëtimi të karakterizuar nga përkushtimi, puna dhe sfidat e tejkaluara ndër vite.

Ceremonia do të zhvillohet në dy termine, në orën 10:00 dhe 15:00, duke krijuar një moment të veçantë për secilin të diplomuar që kurorëzon rrugëtimin e tij akademik në UBT.

Continue Reading

Lajmet

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

Published

on

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, ka njoftuar se e ka thirrur vazhdimin e seancës për datën 9 shtator nga ora 11:00

“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00”, ka shkruar Dehari në Facebook.

Ai ka thënë se deri atëherë pret që kjo marrëveshje të shoqërohet “me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese.

“Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Seanca e fundit për këtë çështje është mbajtur një ditë më vonë, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur vazhdimi i saj.

LDK-ja dhe Vetëvendosja arritën marrëveshje që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president. Por kundër marrëveshjes dolën deputetët e LDK-së Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Marta Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Published

on

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve ndaj glorifikimit të Ratko Mlladiqit pas vdekjes së tij.

Në një postim në platformën X, Kos ka thënë se Mlladiqi ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ajo ka theksuar se glorifikimi i tij është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kos.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që, në këtë moment, të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi./A.K/

Continue Reading

Vendi

Aktakuza e parë për Prekazin: 35 të akuzuarit janë të gjallë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz. Sipas Prokurorisë Speciale, të gjithë të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë janë persona të gjallë ndaj të cilëve do të zhvillohet procedura gjyqësore.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, në një konferencë për media të mbajtur të premten, ka thënë se aktakuza lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve.

“Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë dhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz”, është shprehur Isufaj, duke thënë se tani i takon Gjykatës që ta vlerësojë aktakuzën dhe provave e paraqitura në të.

Isufaj ka thënë se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para Gjykatës.

Ndërsa prokurori Valdet Gashi, ka thënë se aktakuzë është ngritur pas një pune disavjeçare të Prokurorisë. Ai e ka cilësuar rastin si shumë kompleks.

“Bazuar në provat e siguruara, kemi arritur që ta vërtetojmë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit e përfshirë në këtë aktakuzë kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, si rezultat i veprimeve të tyre në ngjarjet e datave 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 në fshatin Prekaz i Poshtëm, konkretisht në lagjen e Jasharëve”, është shprehur Gashi. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara