Magazinë

Halloween në Netflix! Top 5 filma horror që duhet të shikoni

Published

on

Ka ardhur tetori, muaji i përsosur për maratonat e filmave horror.

Në këtë stinë, adhuruesit e zhanrit kërkojnë të përfshihen në atmosferën e frikës dhe tensionit. Netflix ka përgatitur surpriza të shumta.

Platforma ofron përzgjedhje filmash – që nga klasikët që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë së horrorit, deri te produksionet moderne që premtojnë emocione të forta.

Pra, qoftë nëse preferoni frikën e ngadalshme dhe atmosferën e errët të klasikëve apo tronditjen e menjëhershme të filmave të rinj, këtu do të gjeni gjithçka.

Fear Street, Prom Queen, His House, The Ritual, Cobweb dhe Apostle. /A.Z/UBT News/

Lajmet

Alis drithëron skenën e finales së Eurovision 2026 me “Nan”

Published

on

Këngëtari nga Shkodra, Alis Kallaçi, ka dhuruar një performancë të fuqishme dhe plot emocion në finalen e Eurovision 2026, ku u ngjit i pesti në renditje me këngën “Nan”.

Pas paraqitjes së suksesshme në gjysmëfinale, Alis performoi edhe njëherë në skenën madhështore në Vjenë, duke sjellë një interpretim që kombinoi emocionin, energjinë dhe një prezantim unik artistik. Pjesë e performancës ishte sërish aktorja Rajmonda Bulku, e cila me praninë e saj i dha këngës një dimension simbolik dhe emocional, duke theksuar mesazhin për figurën e nënës shqiptare.

Performanca u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë elektrizuese në sallë, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje dhe brohoritje të shumta. Ekspertët e Eurovisionit e kanë cilësuar Alisin si një nga vokalet më të spikatura të këtij edicioni.

Paraqitja e Shqipërisë në finalen e madhe u konsiderua një moment krenarie për publikun shqiptar dhe një nga performancat më emocionale të natës.

Continue Reading

Magazinë

Drake publikon tre albume njëherësh, në mesin e tyre edhe një artiste shqiptare

Published

on

Reperi kanadez Drake, sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe disa media online, ka publikuar një projekt të pazakontë duke nxjerrë njëkohësisht tre albume me tituj “Iceman”, “Habibti” dhe “Maid of Honour”.

Në këto projekte thuhet se marrin pjesë një sërë emrash të njohur të skenës botërore si Future, Sexyy Red dhe 21 Savage, ndërsa produksioni përfshin emra si Boi-1da, DJ Frisco954 dhe të tjerë.

Në mesin e bashkëpunimeve bie në sy edhe një artiste shqiptare, Qendresa. Sipas raportimeve, ajo bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”, e renditur si e treta në albumin “Habibi”, i cili përmban gjithsej 11 këngë.

Qendresa, e rritur në Londër me origjinë shqiptare, thuhet se ka mbi 900 mijë dëgjues mujor në Spotify, ndërsa kënga e saj më e dëgjuar është “2 much”, me mbi 15 milionë dëgjime.

Continue Reading

Magazinë

Sorrentino: një botë vetëm me artistë do të ishte më e lumtur

Published

on

Regjisori i njohur italian Paolo Sorrentino ka bërë një batutë me humor ndaj presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, gjatë ceremonisë së 145-vjetorit të SIAE në Pallatin Quirinale.

“Po të banohej bota vetëm nga ju dhe artistët, do të jetonim të gëzuar dhe paqësisht. Fatkeqësisht janë edhe të tjerët”, u shpreh Sorrentino, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Sorrentino, fitues i çmimit Oscar për filmin “The Great Beauty”, konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të kinemasë evropiane bashkëkohore.

Në të njëjtën ceremoni, presidenti Sergio Mattarella vlerësoi rolin e SIAE në mbrojtjen e autorëve dhe krijimtarisë, duke theksuar kontributin e saj në jetën kulturore dhe ekonomike të Italisë.

SIAE, Shoqata Italiane e Autorëve dhe Botuesve, administron të drejtat e autorit për mbi 126 mijë krijues dhe rreth 30 milionë vepra në Itali.

Continue Reading

Magazinë

Përcaktohet finalja e Eurovision 2026, pesë shtete eliminohen nga gjysmëfinalja e dytë

Published

on

Është kompletuar lista e 25 shteteve finaliste të Eurovision Song Contest 2026, pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë të mbajtur të enjten mbrëma.

Dhjetë shtete siguruan kualifikimin për finalen e madhe të së shtunës, ndërsa Azerbajxhani, Luksemburgu, Armenia, Zvicra dhe Letonia u eliminuan nga gara.

Mes artistëve që siguruan finalen janë Alis nga Shqipëria me këngën “Nân”, Delta Goodrem nga Australia, Dara nga Bullgaria, Daniel Žižka nga Çekia, Leléka nga Ukraina, Aidan nga Malta, Antigoni nga Qiproja, Alexandra Căpitănescu nga Rumania dhe Jonas Lovv nga Norvegjia. Në finale janë kualifikuar automatikisht edhe Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia si financuesit më të mëdhenj të konkursit, ndërsa Austria ka siguruar vendin si shteti mikpritës.

Ndërkohë, Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë bojkotuar edicionin e sivjetëm të Eurovisionit për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se Eurovision 2026 ka më pak pjesëmarrësin që nga viti 2003, megjithatë festivali vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në botë.

Continue Reading

Të kërkuara