Lajmet

56 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive është 668.

Published

on

56 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 32 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 668.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 819 mijë e 39 doza të vaksinës.

819 mijë e 12 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 99 mijë e 11 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/

Lajmet

​Ndeshja Itali-Izrael zhvillohet nën masa të rrepta sigurie

Published

on

Qyteti italian Udine ndodhet sonte nën masa të jashtëzakonshme sigurie për shkak të ndeshjes Itali–Izrael, e vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve evropiane për Kupën e Botës 2026.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 në “Stadio Friuli”, përpara rreth 10 mijë tifozëve, pasi autoritetet kanë kufizuar kapacitetin për arsye sigurie.

Në të njëjtën kohë, në qytet është paralajmëruar një marshim pro-Palestinë, që pritet të mbledhë po aq pjesëmarrës sa numri i tifozëve në stadium.

Për këtë arsye, Ministria e Brendshme italiane ka përgatitur një plan të gjerë sigurie, me rreth 1000 forca policie, karabinierë dhe ushtarë në terren, si dhe me mbikëqyrje nga helikopterë dhe dronë.

Rreth stadiumit është shpallur zonë e kuqe, ku kontrollet do të jenë të rrepta me detektorë metalesh dhe pajisje rreze X.

Në disa pika do të vendosen edhe snajperë, ndërsa ekipi i Izraelit shoqërohet nga agjentë të shërbimit sekret “Mossad”.

Prefekti i Udines ka ndaluar shitjen e pijeve në shishe qelqi apo kanaçe dhe ka urdhëruar heqjen e tavolinave, karrigeve dhe çadrave nga ambientet e jashtme të bareve dhe restoranteve pranë zonës së ndeshjes.

Masat synojnë të shmangin çdo incident gjatë një mbrëmjeje që konsiderohet me rrezik të lartë sigurie./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në Portugali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me drejtues të institucioneve dhe kompanive, për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme shkencore e teknologjike.

Rektori Hajrizi do të marr pjesë edhe në një sërë aktivitetesh akademike dhe kërkimore në kuadër të International Week në Polytechnic Institute of Beja (IPBeja), program i cili përfshin punëtori, ligjërata shkencore dhe trajnime.

UBT vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për të fuqizuar rrjetin global të universiteteve partnere, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe inovacionit.

Continue Reading

Lajmet

Aleanca shqiptare, forca e dytë në Graçanicë

Published

on

Kandidati i vetëm shqiptar në Komunën e Graçanicës, Leutrim Ajeti, ka arritur të sigurojë 2 mijë e 635 vota në zgjedhjet lokale, ku i  njëjti ka vlerësuar pozitivisht rezultatet dhe rritjen e ndjeshme të votuesve shqiptarë në këtë komunë.

“Rezultatet janë shumë të mira, sepse për herë të parë kemi një shumëfishim të votave. Duhet të theksojmë se në vitin 2021, të gjithë shqiptarët bashkë kishin rreth 510 vota, ndërsa tani ne kemi afërsisht 2 mijë e 700, duke përfshirë edhe votat me postë. Kjo është një rritje e madhe”,  tha Ajeti.

Ai shprehu besimin se në zgjedhjet e ardhshme kjo Aleancë Shqiptare do të jetë fituese e padiskutueshme.

“Fitorja e parë ka qenë bashkimi i shqiptarëve atje, dhe në zgjedhjet e ardhshme shpresojmë të jemi fitues të padiskutueshëm si aleancë shqiptare”,  tha Ajeti.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e 12 tetorit, partitë më të mëdha shqiptare u bënë bashkë në një listë në garën zgjedhore komunale në Graçanicë.

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garuan bashkë, me iniciativën Aleanca Shqiptare, e cila në krye pati Leutrim Ajetin./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Uashington merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025” që po zhvillohet në Uashington D.C. në shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një njoftimi të Ministrisë, thuhet se Maqedonci është i ftuar me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane (AUSA), dhe se ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë.

“Panairi AUSA-së, i organizuar në kryeqytetin amerikan në Uashington D.C., është një platformë strategjike që bashkon udhëheqësit më të lartë ushtarakë, inovatorët e industrisë së mbrojtjes, politikbërësit dhe delegacionet ndërkombëtare në një takim vjetor. Ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë, ofron mundësi të rëndësishme për të eksploruar teknologjitë më të avancuara ushtarake dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me synim shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me nevojat, prioritetet dhe standardet bashkëkohore të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ministrisë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara