Lajmet

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Më 20 nëntor të vitit 1972, u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe unifikimin e gjuhës shqipe në të gjitha trevat ku ajo flitet. Ky kongres, i cili u zhvillua deri më 25 nëntor të atij viti, shënoi një hap të madh drejt kristalizimit të një norme të përbashkët gjuhësore, një nevojë e ndjeshme e kohës, që do të kishte një ndikim të thellë në jetën kulturore dhe edukative të shqiptarëve.

Në punimet e Kongresit morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, përfshirë edhe përfaqësues të diasporës shqiptare, si arbëreshët nga Italia. Ata përfaqësonin shkencën, arsimin dhe kulturën shqiptare, dhe në mes të tyre spikatën emra të njohur të fushave të linguistikës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Disa nga delegatët më të shquar që kontribuan me intelektin e tyre dhe autoritetin shkencor ishin: Aleks Buda, Androkli Kostallari, Bedri Dedja, Dhimitër Shuteriqi, Eqrem Çabej, Idriz Ajeti dhe Josif Ferrari.

Kongresi kishte si synim kryesor përcaktimin e parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit dhe për arritjen e një gjuhe letrare të njësuar, e cila do të mundësonte që shqiptarët, kudo që jetojnë, të flasin dhe shkruajnë njëlloj. Ky ishte një projekt i guximshëm dhe thelbësor për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe si mjet komunikimi dhe shprehje të kulturës.

Në këtë kontekst, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe u paraqit si një kurorëzim i përpjekjeve të rilindësve dhe i Komisionit Letar të Shqipërisë, i cili kishte filluar punën për unifikimin e gjuhës së shkruar që nga periudha e Rilindjes. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe nuk ishte thjesht një përpjekje teknike për standardizimin e gramatikës dhe ortografisë, por një hap thelbësor për kristalizimin e normës letrare kombëtare. Kjo normë përfshinte të gjitha hallkat kryesore të gjuhës, duke u përfshirë në strukturën fonetike, gramatikore, fjalëformuese dhe leksikore.

Në këtë proces të rëndësishëm, një rol të veçantë ka luajtur delegacioni nga Prishtina, i cili kontribuoi me ide dhe standarde të rëndësishme për unifikimin e gjuhës. Kongresi i Drejtshkrimit erdhi pas një takimi të rëndësishëm që u mbajt në Prishtinë, ku u morën disa vendime dhe u përcaktuan standarde gjuhësore të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në formimin e një norme të përbashkët, e cila do të shërbente si udhërrëfyes për brezat që do të vinin.

Ky Kongres ishte një ngjarje që ndikoi në pasurimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe, duke e bërë atë më të fuqishme, më të njohur dhe më të unifikuar në të gjitha trevat shqiptare. Dhe, 52 vjet pas këtij kongresi, gjuha shqipe vazhdon të mbetet një nga elementët më të rëndësishëm të identitetit tonë kombëtar, duke ruajtur pastërtinë dhe pasurinë e saj, si pasuri e çdo shqiptari, kudo që ai ndodhet./UBTNews/

 

Vendi

Helmim nga ushqimi: 31 të hospitalizuar në QKUK

Published

on

By

Klinika Infektive e Qendrës Universitare Klinike të Kosovës ka njoftuar se po trajton një situatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë.

Fluksi i rasteve ka nisur gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik, periudhë gjatë së cilës ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë kërkuar rreth 30 persona, prej të cilëve 11 raste kanë rezultuar pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis pas analizave të hollësishme laboratorike.

Në kuadër të këtyre rasteve, janë pranuar edhe pesë pacientë nga komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme, të cilët kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion, gjë që ngre dyshime se numri i personave të helmuar mund të jetë edhe më i madh.

Ekipi shëndetësor po punon intensivisht për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit dhe konfirmon se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit.

Për shkak të temperaturave të larta që favorizojnë shumimin e shpejtë të baktereve, stafi mjekësor u bën thirrje qytetarëve të shmangin konsumimin e ushqimeve të shpejta të tipit “fast food” dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në qendrën më të afërt nëse shfaqin simptoma si të vjella, diarre, temperaturë të lartë apo dhimbje të forta barku, ndërsa Klinika Infektive ka premtuar se do të mbajë të informuar opinionin publik në mënyrë transparente për çdo zhvillim të ri epidemiologjik. /E.A/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

Published

on

By

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, pasi LDK-ja doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku pati refuzuar kërkesën e disa degëve për dorëheqje.

Siç pati thënë vetë Zemaj ditë më parë, për thirrjen e këtij kuvendi janë mbledhur më shumë se 150 nënshkrime.

Sekretari i partisë, Ilir Ferati, një ditë më parë u shpreh se sapo të ketë zyrtarisht kërkesë të tillë, ajo do të trajtohet me seriozitet.

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime. Pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërrasë Kuvendit brenda 60 dite.

Abdixhiku i pati mbijetuar votëbesimit më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Nga ato zgjedhje, në zgjedhjet e 7 qershorit LDK-ja u rrit për tre deputetë. Në zgjedhjet e qershorit ajo kandidoi me ish-presidenten Vjosa Osmani si prijëse të listës. /Koha/

Continue Reading

Vendi

Dyshohet për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, rreth 65 persona kërkojnë trajtim mjekësor

Published

on

Rreth 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, pas konsumimit të ushqimeve në dy piceri të ndryshme.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Hanit të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se janë marrë mostra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa rezultatet ende janë duke u pritur.

Sipas saj, rastet e para me simptoma të dyshuara të helmimit janë paraqitur të hënën rreth orës 16:00, ndërsa numri më i madh i pacientëve është regjistruar nga ora 23:00 deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës.

“Trajtim aktualisht po marrin 65 persona. Dyshohet se 65 është numri i personave të dyshuar për helmim, pasi në total janë mbi 90 persona me simptoma të ngjashme, por një pjesë e tyre dyshohet se janë me virozë”, ka deklaruar Kuka.

Tre persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se nga data 13 deri më 15 korrik janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Institucionet përkatëse, përfshirë IKShPK-në, janë njoftuar dhe po merren me hetimin e rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Pëlleshajn për vrasjen e Martin Canit

Published

on

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Pëlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Pëlleshaj është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit, si dhe për “vrasjen në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar fillimisht 12 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe 10 vite burg për tentativën e vrasjes së Luis Meçes. Pas bashkimit të dënimeve, masa përfundimtare ndaj Pëlleshajt ishte 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Përplasja përfundoi me vdekjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes./euronews.al//A.K/

Continue Reading

Të kërkuara