Inxhinieri

52 vjet më parë u realizua fluturimi i parë testues i Boeing 747

Published

on

Boeing 747 nisi prodhimin në vitet ’60 dhe fluturimin e parë e kreu më 9 shkurt 1969, ndërsa fluturimin e parë komercial në janar 1970.

Shumë shpejt ky tip evoluoi dhe u krijuan lloje të reja si 727-200B me kapacitet më të madh pasagjerësh, 747-200F për transport mallrash dhe 747-200C i kombinuar për transport udhëtarësh dhe mallrash në distanca të gjata.

Në total kanë ndodhur rreth 50 aksidente ajrore me Boeing 747, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 3 mijë e 707 njerëzve.

Ndër aksidentet më të mëdha ajrore të Boeing 747 është edhe ai i aktit terrorist të 11 shtatorit 2001. Konfigurimi “Boeing 747” peshon 397 mijë kilogramë dhe është 70 metra i gjatë. Gjatësia e krahëve shkon deri në 64 metra. Normalisht mban deri 400 pasagjerë.

Futurizëm

Kosova edhe këtë vit merr pjesë në garën më të madhe ndërkombëtare të robotikës, FIRST Global Challenge

Published

on

Sikurse edhe viteve të kaluara, UBT ka nderin që edhe sivjet të përfaqësojë Kosovën në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që për shkak të situatës aktuale me COVID-19 po mbahet në formën online.

Kosovën do ta përfaqësojnë, Elta Bajrami, Vlera Saraçi, Riona Krosa, Alba Ratkoceri dhe Mërgita Alija, të cilët nën mentorimin e Elita Hajrizit, janë duke u përgatitur dhe punuar në laboratorët e UBT-së.

Ekipi përfaqësues i shtetit të Kosovës do ta sfidojë vetën në mesin e të rinjve nga rreth 170 shtete të ndryshme të botës. të cilët këtë vit, ndryshe nga garat e organizuara më herët po përdorin njohuritë kreative the teknologjinë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në komunitetin ku jetojnë ata.

Të rinjtë nga Kosova në fazën e parë të kësaj gare kanë ideuar dhe dizajnuar projektin për qasjen e barnave në mënyrën online, projekt ky shumë interesant dhe i nevojshëm për gjithë shoqërinë.

Projekti ‘E-Pharm” është barnatore digjitale, që përbën lehtësim në blerjen dhe dërgesën e barnave online për të gjithë personat e specifikisht për të moshuarit dhe personat në viset rurale.

Sipas ekipit përfaqësues nga Kosova, “E-Pharm” përbëhet nga të gjitha llojet e barnave, vitaminave, suplimenteve, të cilat lehtësisht mund të gjenden në barnatoren digjitale përmes faqes kryesore (home) të “E-Pharm”.

E veçanta e “E-pharm” është se dërgesa e çdo barne bëhet përmes postës apo droneve (për viset jo të përshtatshme për qasje), përderisa secila dërgesë është e shoqëruar me një përshkrim, ku përpos komponentëve të tyre gjenden dhe këshilla pasuese.

UBT e përfaqëson Kosovën në këtë garë tash e disa vite, ku përmes ekipit të përbërë nga studentë të UBT-së, bëhet përgatitja në mënyrë profesionale në laboratorët inovativ të mekatronikës.

Kujtojmë se nga kjo garë UBT është vlerësuar nga organizatorët dhe ka marrë medalje të artë për kontributin dhe mbështetjen që po jep institucioni për FIRST Global dhe për zhvillimin e STEM në botë (Science, Technology, Engineering and Mathematics).

Continue Reading

5G

Ndikimi i valëve 5G si në zhvillimin e teknologjisë, në transformimet digjitale ashtu edhe në jetën e njerëzve

Published

on

By

Interneti është ndikuesi më i madh i jetës së çdo njeriu në ditët e sotme dhe pa të jeta do të vështirësohej e pamundësohej. Megjithatë, temë diskutimi e muajve të fundit, sidomos në këtë kohë pandemie ishte lehtësimi, por edhe ndikimi i valëve 5G si në zhvillimin e teknologjisë, në transformimet digjitale ashtu edhe në jetën e njerëzve.

Eksperti në fushën e teknologjisë, njëherësh edhe ligjërues në UBT, Xhafer Krasniqi potencoi se situata pandemie e ka shqetësuar zhvillimin e rrjetave 5G si rezultat i nevojës për teknologji më të shpejtë, më të mençur dhe më të avancuar.

“Pa Inteligjencën Artificiale dhe Internet of Thing, 5G nuk do të ishte e kompletuar për ofrimin e shërbimeve digjitale dhe kërkesat e tregut. Këto të trija funksionojnë së bashku pasi që Intelegjenca Artificiale mund të na mësojë shumë gjëra shpejt vetëm nëse ka një rrjet transportues pra në këtë rast 5G, e cila mundëson përcjellën e këtyre informacioneve ose të dhënave në Internet of Thing apo pajisjet teknologjike”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, profesori Krasniqi theksoi se zhvillimi i standardeve për  5G ka filluar para 4 viteve, mirëpo sipas tij zhvillimi i standardeve për një funksion madhor kërkon më shumë kohë, diku 10 vite. Kështu që ai bëri të ditur se momentalisht jemi në fazën e dytë të zhvillimeve të standardeve për 5G, teksa impelementimi i saj pritet të filloj në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.

Profesori Zhilbert Tafa, për 5G tha se si teknologji tenton të unifikojë në formë të një kornize të gjitha teknologjitë ekzistuese, kjo për arsye se do të ketë shpejtësi më të madhe dhe vonesa shumë të vogla.

“Me teknologjinë 5G do të arrihet shpejtësinë në kohën reale, vonesa shume të vogla si dhe intensitetin e madhe të lidhjeve të pajisjeve me afro 1 milion pajisje në kilometër katror”, bëri të ditur Tafa.

Duke folur për rolin dhe funksionin e Inteligjencës Artificiale, profesori Bertan Karahoda, tha se Inteligjenca Artificiale përveç se na mundëson përdorimin e saj në fushën e mësimdhënies, trajnimeve apo përfitimin e njohurive të ndryshme ajo e bën të mundur edhe konceptimin me pajisje tjera teknologjike përmes 5G të cilat ndihmojnë në grumbullimin e të dhënave, përmirësimin e sistemeve dhe algoritmeve.

Tutje, profesori Besnik Qehaja, konsistoi që komunikimi dhe kualiteti i shërbimeve në 5G, interferon në kualitetin e shërbimeve në rrjetat e brendshme të secilit shtet.

“Në Kosovë dhe në secilin shtet që pretendon ta vë në funksion 5G, duhet të ketë rrjeta fiber optike. Kosova pas luftës ka një potencial mjaft të mirë pasi që ka investuar shumë për një infrastrukturë moderne me këto rrjeta falë shumë ISP-ve, të cilët kanë hapur rrugë për implementimin e 5G edhe në shtetin tonë”, potencoi Qehaja.

Ndërkaq, profesori Qehaja bëri të ditur se së bashku me studentët e Fakultetit të Skencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, në ditët në vijim do ta prezantojnë  projektin e fundit të krijuar, Smart City, të cilin e kanë stimuluar përmes Internet of Things.

Konferenca online është mbështetur nga Media Group i UBT-së, teksa është transmetuar drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.

Continue Reading

Të kërkuara