Kulturë

5 zbulime tronditëse nga dokumentari i Tina Turner

Të mërkurën, bota humbi këngëtaren Tina Turner në moshën 83-vjeçare.

Published

on

Të mërkurën, bota humbi këngëtaren Tina Turner në moshën 83-vjeçare. Krijuesja e hitit “What’s Love Got To Do With It” u nda nga jeta në Zvicër, ku kishte jetuar vitet e fundit.

Gjatë gjithë karrierës së saj mori 12 çmime Grammy dhe shiti më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën. Por megjithëse karriera e saj i solli sukses të jashtëzakonshëm, ajo luftoi një jetë personale të trazuar, e cila u detajua në një dokumentar me dy pjesë të marsit 2021 HBO. Dokumenti, i titulluar thjesht “Tina”, u shfaq premierë dy vjet para vdekjes së saj dhe u nominua për tre çmime Emmy.

Këtu janë disa nga zbulimet më tronditëse nga “Tina”.

1.Dokumentari i sinqertë dhe i përzemërt shënoi një lamtumirë për fansat e saj dhe ata që kanë qëndruar pranë saj ndër vite.

“Vëmendja nuk është më interesante për të”, tha Martin për The Post vitin e kaluar. “Ajo punoi për 60 vjet – dhe tani ajo ka mbaruar duke  kujtuar vazhdimisht traumat e  së kaluarës”. Ai mbuloi thellësitë e jetës së saj, duke përfshirë të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën – veçanërisht marrëdhënien e saj me Ike Turner, i cili vdiq nga një mbidozë droge në 2007. Ajo pësoi një sërë sëmundjesh më vonë në jetën e saj, duke përfshirë një goditje në tru dhe kancer, si dhe dështim të veshkave që kërkoi një transplant në 2017.

2. Turner pretendoi se nëna e saj, Zelma Priscilla, ‘nuk e pëlqente’ atë
Në dokumentar, Turner pohoi se nëna e saj, Zelma Priscilla, “nuk ishte e sjellshme” dhe “nuk e pëlqente”. Nëna e saj u largua kur Turner ishte vetëm 11 vjeç. Më vonë ajo u ribashkua me nënën e saj kur u bë e famshme – por kjo ende nuk dukej se ishte e mjaftueshme për Priscilla-n. “Ajo nuk më donte, nuk donte të ishte rreth meje, edhe pse donte suksesin tim”.

3. Turner detajoi fillimet e marrëdhënies së saj abuziive me Ike Turner

Në vitin 1957, Turner u takua me Ike Turner ndërsa ishte në një klub nate në St. Louis, gjë që shënoi fillimin e marrëdhënies së tyre të trazuar. “Ai më rrahu me këpucë”, tha Turner në dokument. Në atë kohë, ajo ishte shtatzënë me djalin e saj, Ronnie. Ky ishte fillimi i torturës. Të dy u martuan në vitin 1962 dhe ajo tha se dhuna nga Ike vetëm sa vazhdoi të rritej. Në vitin 1976, ata të dy u ndanë përgjithmonë – Tina kishte “dalur jashtë” dhe ishte fshehur në një hotel Ramada pasi ai dyshohej se e kishte rrahur atë.

4. Ajo e urrente këngën e saj hit, “What’s Love Got to Do With It”, kur e dëgjoi për herë të parë
Turner zbuloi në dokumentar se ajo në fakt urrente një nga këngët e saj më të famshme, “What’s Love Got to Do With It”, kur e dëgjoi për herë të parë.

5. Turner gjeti përsëri dashurinë me Erwin Bach 
Dokumentari lejoi gjithashtu një paraqitje të shkurtër të jetës së saj me bashkëshortin dhe producentin e muzikës, Erwin Bach, në Zvicër. Ajo e takoi atë teksa po vizitonte Evropën në moshën 46-vjeçare dhe të dy u martuan në vitin 2013.

Kulturë

Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni

Published

on

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.

Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.

“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.

Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.

Continue Reading

Kulturë

“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare

Published

on

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.

Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.

Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.

“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.

 

Continue Reading

Të kërkuara