Aktualitet

5 mijë punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar

Published

on

Ish-kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se mbi 5 mijë punëtorë shëndetësorë kanë marrë vaksinën anti-Covid.

Tutje Havolli tha se nuk është e vërtetë që profesionistët shëndetësorë kanë refuzuar marrjen e vaksinës për shkak të disa konspiracioneve.

Sipas tij, shumë nga ta kanë refuzuar të vaksinohen ngase kanë qenë duke e kaluar virusin, ose ka nga ta që sapo e kanë kaluar.

“Sipas të dhënave që i kemi edhe publike janë diku mbi 5 mijë personel shëndetësor që e kanë marrë, dhe mbi 13 mijë profesionistë në të gjithë vendin, mirëpo që e vërteta është që sa kam komunikuar me ata që nuk e kanë marrë nuk kanë thënë që nuk e kanë marrë ose refuzuar për diçka, por për arsye tjera”, tha Havolli.

“..është e vërtetë që ka plot profesionistë që nuk e kanë marrë. Mirëpo shumë informata e dezinformata po i shoh duke qarkulluar që e kanë refuzuar ta marrin, dhe unë ende nuk kam takuar një profesionistë që ka refuzuar për ndonjë arsye konspirative për mos ta marrë, por sigurisht i kanë pasur arsyet e veta, qoftë për shkak se kanë qenë duke e kaluar virusin, edhe ka të tjerë të cilët kanë si kanë bërë ende tre muaj që e kanë kaluar virusin dhe kanë pritur një kohë pak më të gjatë për me marrë këtë vaksinë”, theksoi tutje ai.

Havolli e sheh bashkëpunimin me Qeverinë dhe personelin shëndetësor, si një zinxhir të rëndësishëm për tejkalimin e pandemisë.

Sipas tij, është vaksina dhe mos anashkalimi nga marrja  e saj.

“Bashkëpunimi duhet të jetë i padiskutueshëm si zinxhir i një sektori sidomos në shëndetësi sa i përket pandemisë”.

“Siç po e shohim ne, përderisa nuk është duke u siguruar vaksina dhe nuk është duke iu qasur këtij problemi dhe nuk po shihen askund vaksinat unë mendoj që kjo do duhej të ishte prioritet edhe për këtë Qeveri edhe për të gjitha institucionet sepse e vetmja shpresë dhe e vetmja dritë në fund të tunelit është vaksina dhe kjo ishte dashur të mos hezitohej dhe të mos anashkalohej. Por ne po shohim që vaksina nuk ka ndonjë epilog se kur do vijë dhe sa do të vijnë”, përfundoi ai.

Continue Reading

Rajoni

Koncert Koral në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit dhe 25-vjetorit të UBT-së

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit dhe shënimit të 25-vjetorit të themelimit të UBT-së, u mbajt një koncert koral i veçantë, i cili solli para publikut fuqinë e muzikës, artit dhe bashkëpunimit artistik.

Të pranishmit patën kënaqësinë të shijojnë performancën e Korit të Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhmentit në UBT, nën dirigjimin e profesoreshës dhe dirigjentes, Lindita Isufi. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, kori prezantoi një program të pasur artistik, rezultat i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe dashurisë së studentëve për muzikën.

Pjesa e parë e koncertit iu kushtua krijimtarisë shqiptare, duke sjellë interpretime të veprave:

  • Dashnor tu bana – Shime Deshpali
  • Ishin dy kunata – Rafet Rudi
  • Po vijnë krushqit – Tish Daija
  • Unë biri yt Kosovë – Feim Ibrahimi

Përmes këtyre veprave u pasqyruan tradita, kultura dhe identiteti ynë muzikor, duke përcjellë emocione të veçanta te publiku.

Në pjesën e dytë, kori solli disa nga këngët më të njohura të repertorit ndërkombëtar:

  • Creep – nga Radiohead
  • Mamma Mia – nga ABBA
  • Siyahamba
  • Shkon djali termale – Çesk Zadeja

Koncerti dëshmoi edhe një herë rëndësinë e artit dhe muzikës si ura komunikimi ndërmjet kulturave, duke bashkuar zërat, emocionet dhe shpirtin krijues në një harmoni të vetme.

Continue Reading

Aktualitet

Politikat institucionale dhe praktikat artistike në fokus të diskutimit në Ditët e Artit dhe të Dizajnit në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Medias Digjitale në UBT organizoi panelin me temë “Politikat Institucionale dhe Praktika Artistike”, një aktivitet që mblodhi artistë, përfaqësues institucionesh kulturore, restauratorë dhe studentë për të diskutuar mbi sfidat dhe zhvillimet e artit bashkëkohor në Kosovë dhe më gjerë.

Aktiviteti u mbajt në Bibliotekën e Kampusit Inovativ të UBT-së në Lipjan, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave mbi funksionimin e institucioneve të artit, proceset e aplikimit, koleksionet publike, konservimin e veprave artistike dhe raportin ndërmjet artistit dhe institucioneve kulturore.

Dekania e Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale në UBT, Ariana Gjoni, në fjalën hapëse vlerësoi rëndësinë e organizimeve të tilla për studentët dhe komunitetin artistik, duke potencuar se UBT vazhdon të krijojë hapësira të nevojshme për debat profesional dhe zhvillim kreativ.

Të ftuara në panel ishin edhe Alisa Gojani-Berisha, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe Arlinda Hajrullahu, drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor, të cilat ndanë përvojat e tyre mbi menaxhimin institucional të artit dhe zhvillimin e politikave kulturore.

Pjesë e diskutimit ishte edhe restauratorja dhe konservatorja me përvojë ndërkombëtare, Elena Prieto Bello, e cila foli mbi rëndësinë e konservimit të trashëgimisë artistike dhe sfidat profesionale në këtë fushë.

Ky aktivitet u organizua nga profesori Burim Berisha, në kuadër të aktiviteteve të shumta që po zhvillohen gjatë Ditëve të Artit dhe të Dizajnit në UBT, me fokus promovimin e dialogut ndërdisiplinar, artit bashkëkohor dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Continue Reading

lajme

Dr. Xhida Lumi ndan përvojën klinike dhe shkencore me studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar një edukim bashkëkohor dhe të ndërlidhur me praktikën profesionale, Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizoi një ligjëratë të veçantë për studentët e programit Master, në kuadër të lëndës “Psikologji e Avancuar Zhvillimore”, të udhëhequr nga prof. Fatbardha Qehaja Osmani.

E ftuar ishte Dr. Xhida Lumi, psikiatre dhe psikoterapiste me veprimtari profesionale në Zvicër, e cila ndau me studentët përvojën e saj shumëvjeçare në fushën e shëndetit mendor, psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe në edukimin dhe trajnimin profesional të specialistëve të rinj.

Përmes ligjëratës me temën “Zhvillimi, Shëndeti dhe Rezilienca tek Fëmijët (Si t’i njohim, forcojmë dhe shoqërojmë fuqitë e brendshme)”, Dr. Lumi trajtoi aspekte të rëndësishme të zhvillimit psikologjik të fëmijëve, faktorët që ndikojnë në mirëqenien e tyre emocionale dhe mënyrat për të nxitur reziliencën dhe potencialin e tyre individual.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe fenomenit të migrimit dhe ndikimit që ai mund të ketë në zhvillimin emocional, social dhe psikologjik të fëmijëve, duke ofruar perspektiva profesionale dhe raste konkrete nga praktika klinike ndërkombëtare.

Studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime interaktive, të shtrojnë pyetje dhe të njihen nga afër me qasje moderne terapeutike dhe klinike, duke përfituar njohuri të vlefshme që ndërlidhin teorinë akademike me realitetin profesional.

Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e Fakultetit të Psikologjisë në UBT për të krijuar një mjedis studimi dinamik, ku studentët kanë mundësi të mësojnë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të zhvillojnë kompetenca profesionale të avancuara dhe të përgatiten për sfidat e profesionit në një kontekst global.

Continue Reading

Aktualitet

Përshkallëzohen tensionet mes Iranit dhe Izraelit

Published

on

By

Situata në Lindjen e Mesme ka shënuar një tjetër valë të rëndë përshkallëzimi, pas rritjes së intensitetit të sulmeve të ndërsjellta mes Iranit dhe Izraelit. Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, shkëmbimet e goditjeve ajrore dhe operacionet ushtarake janë intensifikuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke rritur alarmin për një konflikt më të gjerë rajonal.

Ky zhvillim vjen në një moment mjaft kritik në arenën ndërkombëtare, ku dinamikat politike po ndiqen me vëmendje të shtuar edhe nga Uashingtoni. Ndryshimet në lidershipin amerikan dhe qasja e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj kësaj krize po shihen si faktorë kyç në ecurinë e ngjarjeve, teksa koordinimi dhe komunikimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, mbetet në qendër të diplomacisë globale.

Komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje të vazhdueshme për vetëpërmbajtje, ndërsa vëzhguesit ushtarakë paralajmërojnë se vazhdimi i sulmeve të këtij përmasa rrezikon të prodhojë pasoja të paparashikueshme për sigurinë dhe stabilitetin në mbarë rajonin./The Guardian/

Continue Reading

Të kërkuara