Aktualitet

44 viktima regjistrohen për tri ditë nga Covid-19 në Kosovë

Published

on

Varianti Delta i COVID-19 ka filluar të përhapet me shpejtësi në Kosovë. Mbi 2 mijë e 500 raste të infektuara dhe 14 viktima janë regjistruar vetëm sot në vend. Ndërsa, vetëm në 3 ditët e fundit numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 44, raporton Gazeta Express.

44 viktima janë regjistruar në tri ditët e fundit në Kosovë.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 13 viktima, ndërsa të hënën 17 viktima.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur dje se 37 persona janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërsa, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 2 mijë e 370.

Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur edhe numri i rasteve të infektuara me koronavirus.

Vetëm sot ështe regjistruar rekord i rasteve të reja.

2 mijë e 541 persona kanë rezultuar pozitiv me virus në 24 orët e fundit.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 23 mijë e 845.

Lajmet

Osmani cakton datën për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare në Kuvend, ka thirrur seancën konstituive më 11.02.2026, në orën 12:00.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se “duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11.02.2026, në orën 12:00”.

Në zgjedhjet e mbajtura më 28.12.2025, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si partia e parë me më së shumti vota do të ketë 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.

Nga 120 deputetët që përbëjnë Kuvendin e Kosovës, 20 janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetet joshumicë që jetojnë në vend.

Continue Reading

Lajmet

Hagë: Dita e dytë e deklaratave përfundimtare (Lajm në zhvillim)

Published

on

By

Prokuroria: Veseli nuk i parandaloi krimet

Gjatë fjalëve përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Kadri Veselit, prokurori Matt Halling deklaroi se mosangazhimi i Veselit për të parandaluar dhe ndëshkuar krimet përbën një nga elementet të aktakuzës ndaj tij.

Sipas Halling, Veseli, në rolin e tij në Shtabin e Përgjithshëm nuk ka përmbushur detyrimet si epror përgjegjës, pavarësisht faktit se në periudha të caktuara nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë.

“Mosangazhimi i Kadri Veselit për të parandaluar dhe për të ndëshkuar krimet në rolin që ka mbajtur është një kontribut që i takon aktakuzave të ngritura. Mungesa e tij në Kosovë nuk e ndryshon situatën, pasi Veseli mund të ushtronte kompetencat e tij në Kosovë, kudo që të ishte dhe kurdo që të dëshironte,” tha prokurori Matt Halling.

Opinionet e mbrojtjes së Thaçit nuk kanë peshë
Prokurori Matt Halling gjatë fjalës përfundimtare para trupit gjykues në Hagë ka folur për mbrojtjen e Thaçit, duke thënë se dëshmitarët nuk kishin informacione bazë dhe se opinionet e tyre nuk duhet marrë parasysh.
“Mbrojtja e Thaçit mbështete në përshtypjet e dëshmitarëve të vetë (Wesley Clark dhe James Rubin), por ata nuk kishin informacionet bazë për t’u marrë parasysh dhe rrjedhimisht këto opinione nuk duhen të kenë asnjë peshë. Mbrojtja  e Thaçit pretendon se nuk kishte asnjë detyrim t’u referonte krimeve ndërkombëtarëve sepse ata tashme ishin në dijeni”, ka thënë prokurori i Zyrës Speciale.
Tutje, Matt Halling deklaron se Thaçi ishte i aftë të “maskonte” realitetin dhe  kjo ka ndikuar në botëkuptimin e dëshmitarëve për ta kuptuar të vërtetën.
“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”, sipas Halling
Ish-zëdhënësi i Stejt Departamentit, James Rubin, si dhe komandanti i NATO-s, Wesley Clark, me dëshmitë e tyre, i kanë dhënë vulën mbrojtjes së luftës së drejtë të UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ndaj, prokuroria po i sulmon dëshmitë e tyre me kaq ngulm.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës  ka nisur hetimet për veprat penale përdorim i armës, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, pas një incidenti të raportuar në Prishtinë.

Sipas Raportin një ditor të Policisë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një viktime mashkull kosovar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante policore,” thuhet në raport, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur më 9 shkurt 2026, rreth orës 13:42, në një lokal në Prishtinë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për ngacmim seksual dhe lëndim të lehtë trupor

Published

on

By

Policia e Kosovës në Raportin 24- orësh njofton së dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ngacmim seksual dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 09.02.2026, rreth orës 10:55, ku njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një viktime femër kosovare.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër dyshohet se e ka sulmuar fizikisht personin e dyshuar për ngacmim.

“Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar

Continue Reading

Të kërkuara