Magazinë

Përkeqësohet shëndeti i Jessie J

Published

on

Jessie J konfirmoi se i duhet një tjetër operacion pasi shëndeti i saj u përkeqësua.

Ao ndau në Instagram-in e saj se çfarë e pret këtë vit: “Këtë vit, nevojitet një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, mund ta bëj. Edhe rritjen e një fëmije të vogël mund ta bëj. Edhe publikimin e muzikës së re mund ta bëj”.

Siç shkroi ajo, Jessie J beson se thjesht duhet të jetë realiste për atë që mund të ofrojë në të gjitha rolet në jetën e saj.

Data 29 gusht u shfaq edhe në videon e saj, e cila supozohet të jetë data e publikimit të albumit të saj të ri.

“Shtatë javë pas operacionit të kancerit të gjirit dhe ende në procesin e rikuperimit, trupi im ende po gjen rrugën e vet. E dua muzikën, e dua jetën time dhe dua të jetoj momentin”- u shpreh ajo.

Disa ditë më parë, Jessie J tregoi gjithashtu se ishte shtruar në spital për shkak të dyshimeve për mpiksje gjaku, pasi vuante nga dhimbje në gjoks.

Jeta është e shtresuar dhe ka ulje-ngritje, thjesht duhet të vazhdojmë t’i jetojmë të gjitha sa më mirë që të mundemi. Ja ku jam duke jetuar”- kishte deklaruar më parë këngëtarja.

Magazinë

Reese Witherspoon tregon si e përballoi ankthin me hipnozë

Published

on

Aktorja amerikane Reese Witherspoon ka zbuluar se ka kërkuar ndihmën e një hipnotizuesi për shkak të sulmeve të forta të panikut dhe ankthit.

Në një intervistë për podkastin “Las Culturistas” me Bowen Yang dhe Matt Rogers, ylli 49-vjeçar foli për mënyrat që kishte provuar për të menaxhuar ankthin dhe për sfidat që kishte hasur.

“Kam provuar meditimin dhe ilaçet, por asnjëra nuk më ndihmonte sa duhet. Vetëm kur fillova terapinë me një hipnotizues ndjeva një përmirësim të vërtetë,” tha Witherspoon.

Aktorja shpjegoi se ankthi i saj bëhej më i fortë në situata ku duhej të performonte ose të dilte në publik.

“Më parë kisha sulme paniku të rënda, ndonjëherë sikur do të qaja pa kontroll,” shtoi ajo.

Përpjekjet e saj për të qetësuar ankthin përfshinin meditimin, por me çrregullimin e mungesës së vëmendjes që ka, ishte e vështirë të qëndronte e fokusuar gjatë seancave. Ajo gjithashtu provonte qetësues, por ndonjëherë ndjente sikur ishte “si një zombi”.

Kur ishte 34 vjeç, ajo e nisi terapinë me hipnozë dhe Programimin Neuro-Gjuhësor, i cili ndihmon njerëzit të krijojnë strategji të qarta për të menaxhuar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien.

“Më ndihmoi të kuptoja se mund të performoja njësoj mirë, edhe kur ndjeja ankth,” shpjegoi ajo.

Një nga ushtrimet që ajo përdor është të flasë me veten pas përfundimit të një detyre.

Ndërsa largohet nga skena, i thotë vetes: “Do të ia dalim mbanë,” duke përforcuar ndjenjën e vetëbesimit dhe qetësisë.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton

Published

on

Regjisori i njohur i Hollivudit, Tim Burton, dhe aktorja e modelja italiane, Monica Bellucci, kanë njoftuar ndarjen e tyre përmes një deklarate të përbashkët të bërë publike të premten.

Në deklaratë ata theksuan:

“Me shumë respekt dhe kujdes të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre.”

Monica, 60 vjeçe, dhe Tim, 67, nisën romancën në tetor të vitit 2023. Çifti u shfaq për herë të fundit bashkë më 14 qershor, gjatë Festivalit të 71-të të Filmit në Taormina, ku Burton u pa duke e puthur me dashuri në faqe aktoren italiane.

Dyshja u takuan për herë të parë më 2006, por raporti mori tjetër drejtim pas ribashkimit në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon, në tetor të vitit 2022. Në qershor të vitit pasues, Bellucci konfirmoi publikisht lidhjen gjatë një interviste për Elle France. Ajo deklaroi:

“Çfarë mund të them… Jam e lumtur që e kam njohur këtë njeri, para së gjithash. Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë. E njoh njeriun, e dua atë, dhe tani do të njoh regjisorin – fillon një aventurë tjetër. E dua Tim-in dhe kam një respekt të madh për të.”

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Trupi i një adoleshenteje gjendet në makinën e këngëtarit D4vda

Published

on

Mediat online kanë shpërndarë lajmin se në një automjet të regjistruar me emrin e këngëtarit amerikan D4vd, David Anthony Burke është zbuluar trupi i një adoleshenteje.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Celeste Rivas, e cila ishte shpallur e zhdukur më shumë se një vit më parë në Kaliforni.

Celeste, vetëm 13 vjeçe në kohën e zhdukjes, ishte parë për herë të fundit në prill të vitit 2024 pranë Liqenit Elsinore.

Detaje të dala në media sugjerojnë se ajo kishte një lidhje me një person të quajtur “David”, ndërkohë që një tatuazh me mbishkrimin “Shhh…” në gishtin tregues të saj ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme me artistin, i cili ka të njëjtin simbol të gdhendur në dorë.

Trupi i pajetë raportohet se është gjetur në fillim të shtatorit, në bagazhin e përparmë të një makine Tesla, e cila kishte qëndruar e braktisur për ditë të tëra në një parkim në Hollywood Hills. Policia ndërhyri pasi banorët denoncuan erë të rëndë që vinte nga automjeti.

Burime mediatike shkruajnë se autoritetet kanë konfirmuar pronësinë e mjetit, por nuk ka ende informacion zyrtar mbi përfshirjen e D4vd në këtë rast. Vetë këngëtari, sipas këtyre raportimeve, ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe është duke bashkëpunuar me hetimet.

Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë njoftim të detajuar mbi çështjen, lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Si i’a dolën Victoria dhe David Beckham të ruajnë martesën për 26 vite?

Published

on

Victoria Beckham, ish-anëtarja e grupit Spice Girls që njihet si një ndër stilistet më të suksesshme në botë, ka reflektuar për atë që e ka mbajtur të fortë martesën e saj 26-vjeçare me David Beckham.

Në intervistën për Elle, të publikuar më 18 shtator, 51-vjeçarja foli për dashurinë e partneritetin që ndan me ish-futbollistin 50-vjeçar.

Çifti është bashkë prej 28 vitesh dhe të martuar që prej 1999, duke ndërtuar një familje me katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe vajzën e tyre të vogël, Harper. “Në marrëdhënie ndodh që njëri i thotë tjetrit: ‘Ti ke ndryshuar’. Sigurisht që kemi ndryshuar!”, tha Victoria.

“Nuk je i njëjti person kur je 20 vjeç, siç je kur bëhesh 50.”

Ajo thekson se çelësi i qëndrueshmërisë së marrëdhënies ka qenë përmirësimi e rritja së bashku me kalimin e kohës.

Victoria shtoi se David ka qenë mbështetje e palëkundur, edhe në momentet kur ajo ndjehej e nënvlerësuar nga të tjerët.

“Ai besoi tek unë kur shumë të tjerë nuk e bënë. Ai investoi tek unë,” – tregoi ajo.

“Ka pasur momente kur isha objekt talljeje, kur njerëzit nuk e merrnin seriozisht biznesin tim, por David gjithmonë më besoi.”

Çifti u njoh për herë të parë në një ndeshje futbolli më 1997. Pas një romance të shpejtë, David i propozoi në janar 1998, ndërsa djali i tyre i parë, Brooklyn, lindi në mars 1999, vetëm pak muaj para se ata të kurorëzonin dashurinë me martesë në korrik të atij viti.

Më 4 korrik 2025, David dhe Victoria festuan përvjetorin e 26-të të martesës.

 

Continue Reading

Të kërkuara