Një studim i kohëve të fundit ka treguar se mënyra se si qëndroni gjatë pirjes së ujit ka një ndikim të madh në shëndetin tuaj.
Sipas hulumtimeve, pozita ulur është mënyra më e rekomanduar për ta pirë ujin, që trupi të përfitojë sa më shumë nga kjo pije jetike.
Çdo ditë humbim sasi të konsiderueshme uji, është e rëndësishme të konsumohet në formën më të përshtatshme për thithje e përpunim nga organizmi.
Nëse pini ujë shumë shpejt, trupi nuk arrin të shfrytëzojë të gjitha përfitimet e tij. Qëndrimi gjatë këtij procesi ka rëndësi të madhe.
Kur pini në këmbë, nervat dhe muskujt janë më të tendosur dhe trupi reagon sikur të ishte nën presion. Për më tepër, qëndrimi në këmbë lidhet me konsumimin më të shpejtë të ujit, gjë që mund të ndikojë negativisht në tretje.
Ngjashëm me ujin dhe pijet tjera, edhe ushqimi duhet konsumuar ngadalë, pasi kjo ndihmon në përmirësimin e procesit të tretjes. Duhet ta kemi parasysh se uji kalon në stomak, dhe kur jemi në këmbë ky proces është edhe më i përshpejtuar.
Studiuesit sugjerojnë të kthehemi tek mënyrat natyrale, të hamë e të pimë ulur, pas mbetet pozita më e shëndetshme dhe më e përshtatshme për organizmin.