Lajmet

​34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

Publikuar

Sot mbushen 34 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

Lajmet

Zogaj rizgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor

Publikuar

nga

Me dhjetë vota për dhe një abstenim, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) e kane rizgjedhur Albert Zogajn për kryesues të këtij institucioni.

Si abstenim u konsiderua vota e anëtares Andrija Miletiq, që nuk mundi të votonte për shkak se mbledhjen e ndoqi online, derisa procesi ishte i mbyllur.

Mandati i Zogajt është trevjeçar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, shqiptohen 2 mijë e 280 gjoba për një ditë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 280 tiketa të trafikut.

Në statistikat e policisë po ashtu thuhet se janë bërë 24 aksidente trafiku me të lënduar, 32 aksidente me dëme materiale.

Sipas policisë 22 persona janë arrestuar, 13 persona në mbajtje si dhe një person në vuajtje të dënimit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Protestuesit kundër Netanyahut bllokojnë autostradën e Tel Avivit

Publikuar

nga

Protestuesit kanë bllokuar autostradën kryesore Ayalon në qendër të Tel Avivit, raporton Channel 12.

Ata po kërkojnë që të arrihet një marrëveshje me Hamasin për t’i kthyer robërit izraelitë në shtëpi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Izraeli ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe të arsyeshme që do të garantojë një të ardhme më të mirë për shtetin e Izraelit”, citoi The Times of Israel të thoshte një protestues./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Vdes në QKUK punëtori që u rrëzua në vendin e punës

Publikuar

nga

Një person ka humbur jetën derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte rrëzuar nga një objekt në vend të punës.

Policia e Kosovës njoftoi se ai është rrëzuar në Lipjan, e për rastin është arrestuar pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori dhe inspektori i punës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, e trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti po trajtohet si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Kjo është vdekja e parë sivjet e një punëtori që u lëndua në vendin e punës. Inspektorati i Punës gjatë qershorit kishte thënë se ka ulje të jashtëzakonshme të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara