Aktualitet

32-vjet nga rënia e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Published

on

Sot mbushen 32 vjet nga rënia e dëshmorëve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga Komuna e Podujevës.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut do ta vazhdojë gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.

Kështu më 2 nëntor të dy, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen Bregun e Diellit nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku bien heroikisht të dy atdhetarët.

Në nderim të jetës dhe veprës së tyre sot do të mbahen homazhe pranë Obeliskut të heroit të kombit në Llugë, te varrezat e heronjve në Prishtinë, si dhe afër vendit ku Afrimi e Fahriu ranë heroikisht.

Bota

Trump po shqyrton një vendim drastik në prag të Botërorit 2026

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e ndalimit të vizave për qytetarët brazilianë në prag të Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Sipas raportimeve të CNN, kufizimet kanë nisur të zbatohen pjesërisht dhe pritet të ashpërsohen, duke vënë në pikëpyetje praninë e tifozëve brazilianë në turne. Kjo lëvizje besohet se synon të ndikojë opinionin publik në Brazil kundër qeverisë aktuale.

FIFA dhe Federata Braziliane e Futbollit ende nuk kanë reaguar zyrtarisht, por raportohet se janë në dijeni të situatës dhe po shqyrtojnë mundësinë e takimeve me autoritetet amerikane për të shmangur përjashtimin e tifozëve.

Kujtojmë se SHBA tashmë ka ndaluar udhëtimin për disa shtete, përfshirë Iranin, vend i cili është kualifikuar për Kupën e Botës, por tifozët e tij nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

Continue Reading

Bota

Gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kiev

Published

on

By

Gjashtë të vdekur, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, dhe 52 të plagosur – nga të cilët 30 janë shtruar në spital, përfshirë edhe fëmijë. Ky është bilanci i sulmit ajror me dronë gjatë natës nga Rusia mbi Kievin.

Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku Vitali Klitschko, siç raportoi agjencia e lajmeve UNIAN.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy komentoi gjithashtu sulmin në rrjetet sociale: “Kiev. Sulm me raketa. Drejtpërdrejt mbi një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në vendngjarje. Terroristët rusë”.

Gjatë natës, rusët lëshuan “më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa” mbi Ukrainë, raporton ANSA.

Në Kiev, “gjashtë viktima, përfshirë një djalë gjashtëvjeçar dhe nënën e tij”, tha presidenti Zelensky, duke theksuar se “kryeqyteti ishte objektivi kryesor i bombardimeve masive”.

Ai shtoi se u goditën rajonet Kiev, Sumy, Poltava, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk.

Duhet ta detyrojmë Moskën të bëjë paqe, të ulet në një tryezë të vërtetë negociatash: partnerët tanë i kanë të gjitha mjetet për ta bërë këtë. Jemi të bindur se gjithçka që po deklarohet aktualisht nga Amerika dhe Evropa në këtë drejtim do të zbatohet“, përfundoi ai.

Një skenë e tmerrshme në rrethin e Svyatoshinsky. Hyrja e tërë e një ndërtese banimi është shembur. Shpëtimtarët po kërkojnë njerëz nën rrënoja. Deri tani janë raportuar gjashtë viktima nga sulmi armik mbi kryeqytetin, por numri i tyre, për fat të keq, mund të rritet“, shkroi kryebashkiaku i Kievit në Telegram.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i bëri sot thirrje Shteteve të Bashkuara që të ushtrojnë presion maksimal mbi Moskën.

“[Presidenti amerikan] Donald Trump ka qenë shumë bujar dhe i durueshëm me [Presidentin rus] Putinin, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje”, shkroi Sybiha në X.

Putin “nuk i intereson përpjekjet për të ndalur vrasjet. Ai kërkon vetëm të shkatërrojë dhe të vrasë… Ka ardhur koha që ai të ndjejë dhimbjen dhe pasojat e zgjedhjeve të tij. Është koha të ushtrohet presion maksimal ndaj Moskës”, përfundoi ai.

Continue Reading

Aktualitet

31 korrik – Dita Botërore e Rojtarëve të zonave të mbrojtura

Published

on

Dita e Ranger-it festohet në mbarë botën më 31 korrik për të përkujtuar Rangers të vrarë ose të plagosur në krye të detyrës dhe për të festuar punën që bëjnë ata për të mbrojtur thesaret natyrore dhe trashëgiminë kulturore të planetit.

Dita Botërore e Ranger është një iniciativë e Federatës Ndërkombëtare të Ranger-it.

Tema e Ditës Botërore të Ranger-it  për këtë vit është “30 me 30”, bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Diversitetin Biologjik, objektivi i 3-të i të cilës ishte, që të paktën 30 % e planetit të ruhet dhe menaxhohet në mënyrë efektive deri në vitin 2030 (“30 me 30”).

Ky objektiv nuk mund të arrihet pa fuqi punëtore me burime adekuate dhe të trajnuar në terren.

Në krye të kësaj fuqie punëtore janë rojtarët dhe punëtorët e zonave të mbrojtura, duke përfshirë personelin e punësuar nga shteti, popujt indigjenë, komunitetin dhe kujdestarët vullnetarë, dhe personelin e zonave të menaxhuara privatisht.

Puna e tyre përfshin mbrojtjen, ruajtjen, monitorimin, shërbimet e vizitorëve, menaxhimin e zjarrit, zbatimin e ligjit, edukimin, mbështetjen e komunitetit dhe rregullimin e përdorimit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Bota

Gjysma e tokës në Evropë e prekur nga thatësira, vendet më të goditura

Published

on

Një valë e re thatësire ka përfshirë Evropën dhe rajonin e Mesdheut, me 52% të tokës të prekur në fillim të korrikut, sipas të dhënave të Observatorit Evropian të Thatësirës. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë që prej 2012.

Evropa Lindore është më e prekur, me Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë që përjetojnë ndikimin më të madh, në disa zona deri në 100% të territorit.

Në Bullgari, thatësira ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për mbi 156 mijë banorë.

Në Hungari, 47% e tokës është në nivel paralajmërimi, në Mesdheun Lindor, si në Armeni (95%) dhe Turqi (77%), situata është rënduar edhe nga zjarret.

Në Siri, thatësira kërcënon prodhimin e grurit, duke vënë në rrezik ushqimor mbi 16 milionë njerëz, ndërsa Perëndimi i Evropës përjeton një situatë më të përzier, Franca, Britania dhe Italia kanë raportuar rritje të ndjeshme të tokës së prekur, ndryshe nga Spanja dhe Portugalia, ku përqindjet mbeten minimale.

Kjo valë e re ngre sërish alarmin për ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e tyre në sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ujë.

Continue Reading

Të kërkuara