Lajmet

Konjufca e Kurti nderojnë heronjtë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Konjufca tha se me veprat e dy heronjve çdo ditë do të edukohen brezat e rinj.

Published

on

Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë mbajtur homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dy heronjtë e kombit janë bishtarë dhe paralajmërues të luftës çlirimtare të Kosovës. Konjufca tha se me veprat e dy heronjve çdo ditë do të edukohen brezat e rinj.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Zhitia dhe Fazliu janë sinonim i shprehjes së mirënjohur “deri në frymën e fundit”. Sipas tij, të dy heronjtë punuan së bashku deri në fund të jetës së tyre, për çlirim dhe bashkim të vendit.

Lajmet

Beogradi lëshon urdhërarrest për Milan Radoiçiqin, caktohet paraburgimi prej 30 ditësh

Published

on

Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhërarrest dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilin autoritetet e Kosovës e konsiderojnë organizator të sulmit në Banjskë.

Në një përgjigje për mediumin “N1”, gjykata ka konfirmuar se këto masa janë lëshuar pasi Radoiçiqi nuk është paraqitur në stacionin policor më 15 nëntor.

Atij i ishte kërkuar të paraqitej në polici dy herë në muaj, më datën 1 dhe 15. Radoiçiqi ishte paraqitur më 1 nëntor, por kishte munguar në paraqitjen e radhës.

Ndërkohë, mediat në Serbi kanë raportuar se ai është larguar drejt Rusisë pas rezultateve të zgjedhjeve, në të cilat partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pësoi humbje përballë Listës së Studentëve. Më herët, Radoiçiqit i ishte konfiskuar edhe pasaporta.

Ai është në kërkim edhe nga INTERPOL-i, ndërsa autoritetet e Kosovës e konsiderojnë organizatorin kryesor të sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pesë ditë pas sulmit, Radoiçiqi kishte pranuar, përmes avokatëve të tij, se e kishte organizuar atë. Në të njëjtën kohë, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar vazhdimisht që Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin para autoriteteve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Marko Hatlak kërkon falje për interpretimin e këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në Bruksel

Published

on

Muzikanti dhe fizarmonicisti slloven, Marko Hatlak, ka kërkuar falje për përzgjedhjen dhe interpretimin e këngës “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë ceremonisë hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2026 në Bruksel.

Kënga, e cila përmban pretendime nacionaliste serbe ndaj Kosovës, kishte nxitur reagime të shumta pas interpretimit të saj në këtë aktivitet.

Hatlak, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e programit muzikor në emër të Komisionit Evropian, ka thënë se përzgjedhja ishte e paqëllimshme dhe se nuk ishte në dijeni të kontekstit historik e politik të këngës.

Në një reagim publik, ai ka shpjeguar se ishte ngarkuar të përzgjidhte dhjetë këngë, nga një për secilin vend pjesëmarrës në forum, dhe t’ia dorëzonte ato organizatorëve për miratim.

Sipas tij, gjatë kërkimit në Google për një këngë tradicionale nga Kosova, kishte hasur në “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila ishte përshkruar si këngë patriotike.

“Unë e përzgjodha atë nga këndvështrimi i një muzikanti, pra duke u bazuar në harmoninë, ritmin dhe tingullin e saj”, ka shpjeguar Hatlak.

Ai ka thënë se kishte vetëm një javë kohë për përgatitjen dhe interpretimin e programit dhe se, për shkak të afatit të shkurtër, nuk kishte arritur të hulumtonte prejardhjen dhe domethënien e këngës. Sipas tij, as organizatorët nuk e kishin vënë në pah natyrën problematike të përzgjedhjes gjatë shqyrtimit të programit.

“U kërkoj sinqerisht falje të gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje”, ka deklaruar muzikanti.

Hatlak ka bërë të ditur se kërkimfaljen ua ka dërguar drejtpërdrejt edhe ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, ambasadorit të Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, kryenegociatorit për Integrimin Evropian, Jeton Zulfaj, si dhe komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Ai ka theksuar se nuk kishte pasur qëllim të ofendonte askënd dhe se nuk do ta kishte interpretuar këngën po ta kishte ditur kontekstin e saj.

“Po ta kisha ditur kontekstin dhe domethënien e saj, sigurisht që nuk do ta kisha interpretuar. Gjatë gjithë karrierës sime, jam përpjekur që përmes muzikës t’u sjell njerëzve vetëm gëzim dhe paqe të brendshme. Nuk ka qenë kurrë qëllimi im të fyej askënd”, ka shkruar ai.

Në fund, Hatlak ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke shpresuar që kërkimfalja e tij të pranohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studimi i profesorëve të UBT-së publikohet në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Punimi shkencor i profesorëve të Shkencave Mjekësore në UBT, Prof. Dr. Fitim Alidema dhe Prof. Dr. Zejdush Tahiri, në bashkëautorësi me Mr. Ph. Flakron Alidema, është publikuar në revistën prestigjioze ndërkombëtare Pharmacoepidemiology.

Ky studim vëzhgues retrospektiv ka analizuar të dhënat e 4.668 pacientëve të trajtuar me aspirinë 100 mg në kujdesin parësor shëndetësor. Gjetjet kryesore të hulumtimit tregojnë se përdorimi potencialisht i papërshtatshëm i aspirinës është dukshëm më i lartë në parandalimin parësor kardiovaskular (52,3%) krahasuar me atë dytësor (1,8%).

Kontributi i veçantë i këtij punimi të profesorëve të UBT-së qëndron në vlerësimin e përbashkët të indikacionit mjekësor, profilit të rrezikut për gjakderdhje dhe barnave shoqëruese, në raport me ndërprerjen e dokumentuar të terapisë. Sipas analizës, historia e gjakderdhjes gastrointestinale rezultoi të jetë faktori kryesor i lidhur me ndërprerjen e trajtimit me aspirinë, duke nxjerrë në pah nevojën për rivlerësim individual të raportit përfitim–rrezik te secili pacient.

Revista Pharmacoepidemiology, e botuar nga MDPI, renditet në kuartilin Q2 sipas SCImago 2025 në kategorinë e farmakologjisë dhe toksikologjisë, indeksohet në platformat e njohura Scopus dhe Web of Science (ESCI), dhe ka faktor ndikimi 1,6 sipas Clarivate.

Continue Reading

Lajmet

IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, moti ftohet në fundjavë

Published

on

By

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të enjten e kësaj jave vendi do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, i shoqëruar me erëra të forta dhe luhatje të presionit atmosferik, ndërsa ulje të ndjeshme të temperaturave priten gjatë fundjavës.

Sipas parashikimit të përditësuar të IHMK-së, dita e mërkurë do të nisë me mot të butë dhe temperatura rreth 9 °C, të cilat gjatë ditës do të arrijnë deri në 16 °C, të shoqëruara me reshje të lehta shiu.

E enjtja cilësohet si dita më e paqëndrueshme e javës dhe kërkon kujdes të shtuar. Ndonëse temperaturat do të arrijnë vlera të larta për mesin e nëntorit, nga 15 deri në 18 °C, presioni atmosferik do të zbresë në rreth 999 hPa. Elementi kryesor do të jetë era e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi 30–45 km/h dhe hove edhe më të fuqishme, e cila do të jetë më e ndjeshme nga mesdita deri në mbrëmje. Gjatë ditës priten edhe reshje të lehta me ndërprerje, ndërsa në mbrëmje kalimi i një fronti atmosferik do të ndryshojë drejtimin e erës.

Për shkak të erërave të forta, IHMK-ja u bën thirrje qytetarëve që të sigurojnë objektet e lehta jashtë shtëpive, tabelat reklamuese dhe skelat e ndërtimit, ndërsa shoferët këshillohen për kujdes të shtuar, sidomos në akset rrugore të hapura.

Nga e premtja, moti pritet të stabilizohet dhe të jetë më i pastër e i thatë. Mëngjesi do të jetë më i freskët (8–9 °C), por gjatë ditës temperaturat sërish do të arrijnë rreth 17 °C. Era do të ndërrojë drejtim nga veriu dhe veriperëndimi, duke u dobësuar gradualisht pas orëve të para të ditës, paralelisht me rritjen e presionit atmosferik në 1008–1011 hPa.

Rënie më e ndjeshme e temperaturave parashikohet për fundjavën, kur nga e shtuna vlerat maksimale do të zbresin në 9–11 °C, me mot kryesisht të thatë dhe mundësi për pak reshje të lehta në fund të ditës. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara