Aktualitet

32-vjet nga rënia e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Published

on

Sot mbushen 32 vjet nga rënia e dëshmorëve të Kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga Komuna e Podujevës.

Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.

Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Podujevës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Ai aktivitetin e tij në çlirim të atdheut do ta vazhdojë gjatë tërë kohës edhe në vendin e tij të punës dhe kudo ku i jepej mundësia.

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.

Kështu më 2 nëntor të dy, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen Bregun e Diellit nga UDBA serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku bien heroikisht të dy atdhetarët.

Në nderim të jetës dhe veprës së tyre sot do të mbahen homazhe pranë Obeliskut të heroit të kombit në Llugë, te varrezat e heronjve në Prishtinë, si dhe afër vendit ku Afrimi e Fahriu ranë heroikisht.

Lajmet

​Agim Ademi takon dy legjenda të futbollit në Tiranë

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me dy legjenda të futbollit botëror, Aljoša Asanović dhe Luís Figo. Takimi u mbajt në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit”, ka shkruar Ademi.

Asanović dhe Figo, që sot shërbejnë si ambasadorë të UEFA-s, u pritën me entuziazëm nga kreu i FFK-së, i cili e cilësoi këtë një moment të veçantë për futbollin kosovar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Henry: Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri i Francës

Published

on

Thierry Henry ka dhënë një aluzion të rëndësishëm se kush mund të pasojë Didier Deschamps si trajner i Francës, me trajnerin fitues të Kupës së Botës që pritet të largohet pas vitit 2026.

Deschamps, 55 vjeç, do të japë dorëheqjen si trajner i ekipit kombëtar të Francës pas Kupës së Botës 2026, pasi ka kaluar 13 vjet në këtë detyrë.

Koha e tij mbresëlënëse në krye tw Francws arriti kulmin në vitin 2018, kur Franca fitoi Kupën e Botës, duke mposhtur Kroacinë 4-2 në finale.

Pritet gjerësisht që ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të marrë përsipër detyrën nga Deschamps sapo ai të përfundojë karrierën, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga asnjë palë.

Duke folur në një konferencë për shtyp të CBS, legjenda e Arsenalit, Henry, sugjeroi se ai e dinte tashmë se kush do të merrte drejtimin e klubit verën e ardhshme.

“Të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini, unë e di dhe i uroj gjithë të mirat”, tha ai./S.K/KP.

Continue Reading

Bota

Greva e metrosë në Mbretërinë e Bashkuar: Shoferët e trenave fitojnë më shumë se avokatët dhe gjyqtarët

Published

on

By

Greva e Metrosë në Londër ka pasur një ndikim të madh tek udhëtarët, ndërsa anëtarët e sindikatës së transportit luftojnë për paga dhe kushte më të mira. Euronews shqyrton më nga afër pagat në sektorin hekurudhor, duke i krahasuar ato me një sërë profesionesh të tjera.

Udhëtarët në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar kanë marrë masat për disa ditë kaotike këtë javë, ndërsa stafi i shërbimeve hekurudhore të Metrosë dhe DLR të Londrës bën grevë për pagat dhe kushtet.

Nga e diela deri të enjten, punonjësit e Metrosë po organizojnë një grevë, ndërsa DLR preket në ditë të caktuara si pjesë e një mosmarrëveshjeje të veçantë.

Greva e Metrosë vjen pasi anëtarët e Sindikatës së Hekurudhave, Detare dhe Transportit (RMT) thanë se menaxhmenti refuzoi të angazhohej seriozisht me kërkesat e sindikatës, veçanërisht në lidhje me “pagën, menaxhimin e lodhjes, modelet ekstreme të ndërrimit dhe një reduktim të javës së punës”, shkruan Euronews.

Transporti për Londrën (TfL) thotë se i ka ofruar stafit një rritje page prej 3.4%, por ka refuzuar t’u nënshtrohet kërkesave të RMT për të ulur orët e punës në 32 orë në javë. TfL e quajti propozimin si “jopraktik dhe absolutisht të papërballueshëm”./D.B/KP

Continue Reading

Bota

​Termocentralet e vjetra, Kuba mbetet në terr

Published

on

Rrjeti kombëtar i energjisë elektrike i Kubës u shemb për herë të katërt në më pak se një vit, duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin komunist, thanë autoritetet.

“Ka pasur një ndërprerje të plotë të sistemit të energjisë elektrike,” thanë Ministria e Energjisë dhe Sindikata kombëtare e energjisë elektrike.

Operatori i rrjetit tha se ndërprerja ndodhi në orën 9:14 të mëngjesit, gjithashtu edhe ministria tha se shkaku po hetohej dhe se procesi i rivendosjes së rrjetit kishte filluar tashmë.

Edhe para dështimit të rrjetit të së mërkurës, i cili la 10 milionë banorë pa energji, shumë njerëz në të gjithë ishullin e Karaibeve tashmë po përjetonin ndërprerje të përditshme të energjisë elektrike që zgjasnin mbi 16 orë.

Dështimi i rrjetit vjen pas një serie ndërprerjesh në të gjithë vendin që nga fundi i vitit të kaluar, të cilat e kanë çuar sistemin e brishtë dhe të vjetruar të gjenerimit të energjisë elektrike të Kubës në një gjendje pothuajse të shkatërruar.

Vendi përballet gjithashtu me mungesa të karburantit dhe ushqimit, si dhe probleme të tjera në krizën e tij më të keqe ekonomike në dekada.

Termocentralet me naftë të Kubës, tashmë të vjetruara dhe mezi funksionale, u përkeqësuan vitin e kaluar kur importet e lëndës së parë nga Venezuela, Rusia dhe Meksika ranë ndjeshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara