Lajmet

3000 vite më parë ishin një super-fuqi, çfarë ndodhi me “Popujt e Detit”?

Popujt e Detit janë një shembull veçanërisht intrigues i kulturave të zhdukura.

Published

on

Që në fillimet e njerëzimit, qytetërimet janë shfaqur dhe zhdukur, duke na lënë pas artefakte, histori dhe legjenda misterioze. Popujt e Detit janë një shembull veçanërisht intrigues i kulturave të zhdukura, të cilët lanë një gjurmë të pashlyeshme në botën tonë moderne.

Popujt e Detit ishin një konfederatë detarësh që udhëtuan në të gjithë rajonet e Mesdheut dhe Levant gjatë shekullit XIII Para Krishtit. Deri më sot, ne ende nuk e dimë saktësisht pse u zhdukën aq papritur. Por dimë është se trashëgimia e tyre vazhdon në gjuhë, fe, mitologji dhe letërsi.

Por kush ishin Popujt e Detit dhe nga erdhën ata? Ndonëse origjina e tyre mbetet e panjohur, shumë studiues besojnë se ata erdhën nga pjesë të ndryshme të Egjeut, Anadollit dhe Levantit. Popujt e Detit janë më të njohur për bastisjet e tyre në shkallë të gjerë në qytetet dhe vendbanimet bregdetare, që shpesh shkaktuan shkatërrime të shumta.

Dëshmitë arkeologjike, sugjerojnë se ata përdornin teknika të avancuara të ndërtimit të anijeve, si dhe armatime që u dhanë mundësinë të kryenin sulme të suksesshme. Ka të ngjarë që faktorët socialë apo ekonomikë si mbipopullimi ose mungesa e burimeve në vendlindjet e tyre, t’i ketë nxitur të kërkojnë mundësi të reja gjetkë.

Popujt e Detit kishin qasje tek armë të fuqishme që u dhanë atyre një avantazh ndaj qytetërimeve të tjera në atë kohë, duke i lejuar ata të krijonin rrjete tregtare në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Azinë e Vogël. Kjo gjë i dha mundësinë të bëheshin një fuqi detare me ndikim gjatë kësaj periudhe të historisë.

Po pse u zhdukën? Teoritë janë të shumta, por ajo më e gjithë–pranuara është se u shfarosën nga një kombinim i armëve, sëmundjeve dhe fatkeqësive natyrore. Harqet e përbëra mendohet se kanë qenë arma kryesore e përdorur kundër tyre.

Ky lloj harku përbëhej nga copa të shumta druri dhe brirë kafshësh, duke lejuar rritjen e fuqisë dhe saktësisë në krahasim me harqet tradicionale. Ka të ngjarë që këto armë të jenë përdorur nga armiqtë ose rivalët e Popujve të Detit për t’i larguar ata nga vendbanimet bregdetare.

Një teori tjetër sugjeron se Popujt e Detit, ishin veçanërisht të prekshëm ndaj sëmundjeve të caktuara për shkak të mungesës së imunitetit. Si një popull detar, ka të ngjarë që ata të kenë pasur pak kontakt me qytetërimet e tjera, pra nuk kanë krijuar rezistencë ndaj sëmundjeve të tilla si lija ose gripi që ishin shumë të përhapura në atë kohë.

Së fundi, disa studiues kanë argumentuar se fatkeqësitë natyrore si thatësirat ose përmbytjet, mund të kenë luajtur një rol në zhdukjen e tyre. Ndërsa nuk ka asnjë provë konkrete për të mbështetur këtë pretendim, është sugjeruar se moti ekstrem mund të ketë shkaktuar zi buke ose ndërprerje të rrjeteve tregtare, duke çuar në vështirësi ekonomike për shumë prej vendbanimeve të tyre.

Pavarësisht nga të gjitha këto teori, nuk ka ende një konsensus të qartë se çfarë e shkaktoi përfundimisht rënien e tyre, një mister që mbetet ende sot i pazgjidhur. Megjithatë ajo që ne dimë, është se trashëgimia e tyre jeton në kulturën moderne përmes mitologjisë, letërsisë, gjuhës dhe fesë, një kujtesë e një qytetërimi të lashtë që dikur lulëzoi në këto ujëra, por që tani shtrihet i “fjetur” nën thellësitë e tij.

Përveç objekteve fizike, qytetërimet e lashta ofrojnë rrëfime të shkruara të pranisë së Popujve të Detit në zonë. Të dhënat nga Egjipti, Asiria dhe perandoritë e tjera në rajon i përshkruajnë ata si luftëtarë të fortë detarë, të cilët i kishin frikë për aftësitë e tyre bastisëse.

Kjo mbështetet më tej nga veprat e lashta të artit që përshkruajnë betejat mes tyre dhe forcave kundërshtare. Teoritë e asimilimit, gjithashtu sugjerojnë se disa elementë të kulturës së popujve të detit mund të ekzistojnë ende sot. Emra të ngjashëm të përdorur nga kulturat afër dhe larg vendbanimeve të tyre origjinale, tregojnë se me kalimin e kohës shumë aspekte të gjuhës u adoptuan në dialekte të tjera.

Besimet fetare të përbashkëta mes kulturave anembanë Evropës, mund të jenë gjithashtu një dëshmi e ndikimit të tyre në kulturën moderne. Tipare gjuhësore si strukturat gramatikore ose zhvendosjet fonetike, besohet se janë adoptuar prej tyre nga qytetërime të ndryshme gjatë historisë.

Së fundi, disa elementë kulturorë nga Popujt e Detit kanë qëndruar gjatë gjithë kohës, si praktikat rituale ose instrumentet muzikore tradicionale, të cilat kanë një ngjashmëri të habitshme me ato të përdorura gjatë kësaj periudhe të historisë. / history of yesterday – bota.al

Continue Reading

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara