Aktualitet

300 mijë viktima nga COVID-19 në Indi

Published

on

Numri i viktimave nga COVID-19 në Indi ka tejkaluar shifrën 300 mijë, teksa vendi po vazhdon të përballet me pandeminë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i rasteve me fatalitet mund të jetë më i lartë meqë disa raste të vdekjes nuk janë regjistruar zyrtarisht.

India ka 26 milionë raste me COVID-19, është vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës me numrin e rasteve – dhe tani është epiqendra e pandemisë globale. Kurse për nga numri i viktimave, India renditet e treta në botë me më shumë se 300 mijë viktima – pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

Vala e dytë vdekjeprurëse në javët e fundit ka mbingarkuar sistemin shëndetësor të vendit. Spitalet po luftojnë për të përballuar fluksin e pacientëve, teksa rrezikojnë të mbesin pa ilaçe dhe oksigjen.

Edhe vaksinimi nuk po bën progresin e duhur për ta lehtësuar krizën aktuale./UBTNews

Bota

Biden njofton 2.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të hënën një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë 2.5 miliardë dollarë për Ukrainën.

Biden është duke i përdorur javët e fundit në presidencë për ta rritur mbështetjen ushtarake për Kievin, para se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ta marrë detyrën më 20 janar.

Nën drejtimin tim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë pandërprerë për ta forcuar qëndrimin e Ukrainës në këtë luftë përgjatë kohës sime të mbetur në detyrë”, tha Biden në një komunikatë.

Ndihma e re përfshin ndihmë ushtarake prej 1.25 miliard dollarësh nga rezervat amerikane dhe një paketë prej 1.22 miliard dollarësh nga Iniciativa për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën (USAI). Kjo është paketa e fundit nga USAI nga administrata e Bidenit.

Sipas USAI, pajisjet ushtarake blihen nga industria e mbrojtjes apo partnerët, pra nuk merren nga rezervat amerikane, që nënkupton se nevojiten muaj apo vite që ato të mbërrijnë në fushëbetejë.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po hyn në vitin e tretë dhe kohët e fundit ushtria ruse ka përdorur trupa koreanoveriorë për t’i forcuar pozitat e saj luftarake.

Forcat koreanoveriore po përjetojnë humbje të mëdha në vijat e frontit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasi 1.000 ushtarë të saj janë vrarë ose të plagosur vetëm në javën e fundit në rajonin Kursk të Rusisë, tha të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Në një komunikatë, Biden tha se ndihma e re do t’i ofrojë Ukrainës “një fluks të menjëhershëm armësh që ajo po i përdor me ndikim të madh në fushën e betejës dhe furnizime afatgjate për mbrojtjen ajrore, artilerinë dhe sisteme të tjera të armëve vendimtare”.

Prej fillimit të luftës më 2022, Uashingtoni e ka ndihmuar Ukrainën me 175 miliardë dollarë në përgjithësi, por tani nuk është e sigurt nëse kjo mbështetje do të vazhdojë me këtë ritëm nën udhëheqjen e Trumpit, i cili do të zëvendësojë Bidenin më 20 janar.

Trump ka thënë se dëshiron ta përfundojë luftën shpejt. Gjatë fushatës elektorale presidenciale, Trump e ka vënë në pikëpyetje nivelin e përfshirjes së SHBA-së në konflikt, duke lënë të kuptohet se aleatët evropianë duhet ta bartin më shumë barrën e ndihmës financiare./REL/

Continue Reading

Bota

Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

Published

on

By

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”, tha Tedros në një postim në X.

Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!” shtoi ai.

Ushtria izraelite tha se militantët e Hamasit ishin në shënjestër të një sulmi të saj në spitalin Al Wafa në qytetin Gaza të dielën, ku mbrojtja civile palestineze raportoi se humbën jetën shtatë njerëz.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Forcat izraelite i arrestuan gjithashtu mbi 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra anëtarë të stafit mjekësor nga spitali Kamal Adwan të premten, përfshirë edhe drejtorin Hussam Abu Safiya, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë dhe ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite pretendoi se spitali po përdorej si qendër komanduese për operacionet ushtarake të Hamasit dhe se të arrestuarit dyshohet se janë militantë. Ajo shtoi se Abu Safiya u mor në pyetje nën dyshimin se është operativ i Hamasit.

Tedros kërkoi lirimin e menjëhershëm të Abu Safiyas dhe tha se spitali Al-Ahli gjithashtu ishte përballur me sulme.

Ai shtoi se OBSH-ja dhe partnerët kanë shpërndarë furnizime bazike mjekësore, ushqim dhe ujë, në spitalin indonezian të Gazës dhe se i transferuan 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitalin Al Shifa. Gjatë transferimit, katër pacientë u arrestuan, tha ai.

Ne i bëjmë thirrje Izraelit të garantojë që nevojat dhe të drejtat shëndetësore të këtyre njerëzve të respektohen“, tha Tedros.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./REL/

Continue Reading

Bota

Hetuesit kërkojnë fletarrestim për presidentin e pezulluar të Koresë së Jugut

Published

on

By

Hetuesit në Korenë e Jugut kanë kërkuar të hënën lëshimin e një fletarrestimi për presidentin e pezulluar të vendit, Yoon Suk Yeol, në lidhje me zbatimin jetëshkurtër të ligjit ushtarak.

Yoon nuk u është përgjigjur thirrjeve për t’u marrë në pyetje nga Policia dhe Zyra për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, të cilat janë duke e hetuar bashkërisht nëse shpallja e ligjit ushtarak nga ai më 3 dhjetor përbënte kryengritje.

Policia është përpjekur por ka dështuar ta bastisë zyrën presidenciale gjatë hetimit.

Një gjykatë në Seul do të vendosë tani se a të lëshojë fletarrestim për Yoon apo jo.

Kryengritja është njëra prej akuzave ndaj të cilave presidenti koreanojugor nuk ka imunitet.

Yoon Kab-keun, avokati i presidentit të pezulluar, e cilësoi kërkesën për arrestim e tij si “të padrejtë” dhe deklaroi se agjencia kundër korrupsionit nuk ka autoritet për ta bërë një kërkesë të tillë.

Ligji ushtarak emergjent është brenda kompetencave të presidentit“, tha avokati për gazetarët jashtë Gjykatës së Qarkut Perëndimor të Seulit, pasi e dorëzoi një opinion me shkrim lidhur me kërkesën për fletarrestim dhe një letër për caktimin e avokatëve.

Yoon u pezullua nga të gjitha detyrat presidenciale pasi u shkarkua nga Parlamenti për shkak se vendosi përkohësisht ligjin ushtarak në vend.

Trupa të maskuara, të pajisur me pushkë, jelekë antiplumb dhe pajisje për shikim natën, u futën në Parlament ku u përballën me punonjës që i kundërshtonin me shuarës zjarri.

Ligji ushtarak zgjati vetëm disa orë, pasi Parlamenti votoi për ta rrëzuar atë dhe Yoon u tërhoq.

Ky veprim i presidentit e tronditi kombin, i cili që nga vitet ‘80-ta ka qenë demokraci, si dhe shkaktoi alarm ndërkombëtar në mesin e aleatëve si Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tregtarë të ekonomisë së katërt më të madhe të Azisë.

Një gjyq në Gjykatën Kushtetuese ka nisur për të vendosur nëse Yoon do të kthehet në detyrë, apo do të përjashtohet përfundimisht. Gjykata ka 180 ditë për ta marrë vendimin./REL/

Continue Reading

Bota

Arrestohet në Iran gazetarja italiane Cecilia Sala

Published

on

Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila po raportonte nga Irani, është arrestuar nga autoritetet iraniane më 19 dhjetor, njoftoi Ministria e Jashtme italiane të premten. Sala, e cila është korrespondente për gazetën italiane Il Foglio dhe gjithashtu drejton podkastin e saj, u ndalua nga autoritetet në Teheran, ndërsa shtetasja 29-vjeçare ishte duke mbuluar ngjarje në rajon.

Ministria e Jashtme italiane konfirmoi se ambasadorja italiane në Iran, Paola Amadei, realizoi një vizitë konsullore për të kontrolluar kushtet e ndalimit dhe gjendjen e gazetares. Ky incident ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për lirinë e shtypit dhe trajtimin e gazetarëve në Iran, një shtet që është përballur me kritika për shtypjen e medias dhe arrestimin e gazetarëve të huaj./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara