Shëndet
Tri mënyra si të mbroni shikimin me kalimin e moshës
Humbja e shikimit mund të prekë këdo me kalimin e viteve.
Published
4 years agoon
By
UBT newsRreth 90% e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65 vjeçare.
Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur.
Tashmë me shtimin e paisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin në duart tuaja rëndësia që duhet t’i kushtoni syve tuaj është shumë herë më e madhe.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon tre mënyra se si të mbroni shikimin tuaj për ta ruajtur të fortë gjatë gjithë jetës.
Mbani syze
Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj.
Jo vetëm kur mund t’i shikoni rrezet e diellit, por edhe në rastet kur ka re, pasi rrezet e dëmshme UVB mund të deportojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj.
Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.
Konsumoni ushqimet e duhura
Siç mjekët dhe ekspertët e shëndetit prej vitesh theksojnë, çdo gjë nis nga ushqimi.
Me ushqimin ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj ndaj kujdes me çfarë zgjidhni dhe si e konsumoni atë.
Ekspertët thonë se perimet me ngjyra të ndezura parandalojnë shfaqjen e kataraktit të syrit i cili shkakton vështirësi dhe humbje të shikimit.
Konsumoni shumë patate të ëmbla, domate apo kungull në mënyrë që të mbroni sytë tuaj.
Karotenoidët do të ndihmojnë përmirësimin dhe ruajtjen e shikimit tuaj për një kohë të gjatë.
Hiqni dorë nga teknologjia dhe pini një kafe
Jeta sot është shumë e lidhur me teknologjinë, nuk mund të mendohet më një ditë pa telefon, kompjuter apo televizor.
Kjo mënyrë jetese shtrihet në punë, në shtëpi, gjatë pushime e kudo tjetër, ndaj për pak momente në ditë lëreni mënjanë.
Dilni të pini një kafe pasi kafeina është e pasur me antioksidatë dhe polifenolë të cilat parandalojnë kataraktin me 44%.
Kështu herën tjetër që do të pini një kafe shijojeni atë në maksimum dhe përfitoni të gjitha vlerat në organizëm./AgroWeb.org
Shëndet
Orkidea: Aromë, bukuri dhe shëndet në një bimë
Published
2 hours agoon
December 5, 2025By
UBT News
Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura, e njohur për simetrinë e dyanshme që tërheq njerëzit.
Familja Orchidaceae përfshin rreth 25,000 specie, përfshirë edhe Vaniljen, e përdorur gjerësisht për aromë dhe gatim.
Që në lashtësi, orkidea ka pasur përdorime medicinale. Grekët e përdornin si afrodiziak dhe për trajtime të ndryshme shëndetësore, ndërsa mjekësia tradicionale e ka shfrytëzuar që nga viti 2800 para erës sonë.
Sot, vetëm 50 specie përdoren në mjekësinë popullore.
Përdorimet kryesore të orkidesë për shëndetin:
Qetësim dhe gjumë të mirë: Çaji i orkidesë ndihmon në relaksim dhe përmirëson energjinë emocionale.
Sistem imunitar: Orkidea e thatë forcon trupin kundër infeksioneve.
Shikim dhe trajtime alternative: Ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe përdoret në aromaterapi.
Përbërës ushqimor dhe kozmetik: Vanilja përdoret në gatim, parfume, terapitë aromatike dhe produkte kozmetike.
Përveç vlerave shëndetësore, orkidea është e bukur, simbol i dashurisë, bukurisë dhe luksit, dhe mund të kultivohet lehtë në shtëpi për zbukurim. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si të plakemi më ngadalë? Tre perime që nuk duhet t’i humbisni
Published
4 hours agoon
December 5, 2025By
UBT News
Ushqyerja ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si plakemi dhe në sa të fortë jemi përballë sëmundjeve.
Perimet, që janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë, luajnë rol kyç në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e sistemit imunitar.
Kur konsumohen rregullisht, ato përmirësojnë jo vetëm imunitetin, por edhe shëndetin e lëkurës dhe nivelin e energjisë.
Mes tyre, disa perime dallohen për efekte të veçanta kundër plakjes dhe në mbështetje të imunitetit.
Brokoli
Renditet ndër ushqimet më të dobishme për plakjen e shëndetshme. Ai përmban sasi të larta të vitaminës C, e cila ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe forcon imunitetin. Antioksidantët dhe përbërësit si sulforafani kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet.
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e brokolit të zier lehtë apo të zbutur, pasi kështu ruan nivele më të larta të lëndëve ushqyese.
Përfshirja e tij disa herë në javë mund t’i japë trupit një mbështetje të rëndësishme.
Spinaqi
I mbushur me vitamina A, C dhe K, folat dhe hekur, kombinim për energji dhe imunitet. Antioksidantët që përmban luftojnë stresin, një nga faktorët kryesorë që përshpejton plakjen qelizore. Luteina dhe zeaksantina mbrojnë shëndetin e syve, duke qenë veçanërisht të vlefshme me kalimin e moshës. Për shkak të shijes së butë, spinaqi është i lehtë për t’u futur në receta, nga sallatat te supat, makaronat apo smoothie-t.
Domatet
Janë të pasura me likopen, antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga rrezet UV, ul inflamacionin e ngadalëson humbjen e kolagjenit. Likopeni përthithet më mirë kur domatet gatuhen lehtë ose konsumohen me vaj ulliri. Përveç kësaj, domatet përmbajnë vitaminë C, e cila mbështet imunitetin dhe lëkurën e shëndetshme. Konsumi i rregullt mund të jetë mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur trupin nga brenda.
Përfundimi:
Brokoli, spinaqi dhe domatet janë tre përbërës të fuqishëm që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe forcimin e sistemit imunitar—aleatë të thjeshtë, por jashtëzakonisht efektivë për shëndetin. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Bima që shpesh e nënvlerësojmë, por mbron fuqishëm mëlçinë
Published
5 hours agoon
December 5, 2025By
UBT News
Thistle, ose në shqip gjembaç është një bimë e klasit të parë që mbron mëlçinë nga toksiciteti kimik.
Ajo stimulon fazën I dhe fazën II të rrugëve enzimatike të detoksifikimit të mëlçisë, është shumë e efektshme në parandalimin e kancerit dhe ndihmon njerëzit që janë duke marrë kimioterapi ose duke marrë ilaçe të tjera toksike.
Silymarin, përbërësi aktiv te gjembi është treguar të jetë një nga substancat më të fuqishme për mbrojtjen e mëlçisë .
Gjembi është aprovuar për përdorim në dëmtimin e mëlçisë sepse është treguar se stimulon sintezën e hepatociteve të reja që zëvendësojnë ato të vjetra të dëmtuara.
Përdorimi i gjembaçit për disa javë është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që pinë shpesh alkool, konsumojnë ushqime të yndyrshme, kanë nivele të larta të lipideve në gjak ose marrin mjekime të rregullta.
Shumë studime kanë gjetur rolin mbrojtës të kësaj barishte kundër kancerit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj
Published
20 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.
Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.
Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.
Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.
Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.
Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.
Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.
Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/
Messi: Botërori është gjithmonë i veçantë, shpresoj të jem aty
Gemini futet në Google Maps, përvoja e udhëtimit nuk do jetë më e njëjta!
Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
Miley Cyrus ndan detaje rreth fejesës me Maxx Morando
Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori
Orkidea: Aromë, bukuri dhe shëndet në një bimë
Dimër i pazakontë në horizont, studiuesit paralajmërojnë ndryshime atmosferike të rralla
Grigor Ylli solli tingujt e rinisë në koncertin e Prishtinës
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
