Lajmet

28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit u shënuan 25 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19.

Published

on

28 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 25 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus, kurse numri i rasteve aktive është 431.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 707 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Bota

​Ish-kryeministri italian viziton kampin në Gjadër: Të bëhet burg për shqiptarët

Published

on

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi vizitoi kampin në Gjadër dhe shprehu kritika lidhur me mënyrën se si po menaxhohen qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Ai sugjeroi se do të ishte më e udhës që këto qendra të shndërroheshin në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali, në mënyrë që ata të jenë më pranë familjeve të tyre. Renzi argumentoi se krijimi i këtyre kampeve ka qenë një masë propagandistike nga ana e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila ka premtuar reduktimin e numrit të emigrantëve, por sipas tij, kjo nuk ka pasur efekt real.

Senatori i Partisë “Italia Viva” tha se kampet, si ai në Gjadër dhe në Shëngjin, kanë rezultuar të dështuar dhe që Italia ka humbur rreth 1 miliard euro për financimin e këtyre strukturave. Renzi shtoi se këto para mund të ishin përdorur për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët italianë, si për rritjen e pensioneve dhe pagave. Ai e cilësoi këtë si një shembull të keq të shpenzimit të fondeve publike për qëllime politike, duke theksuar se politika e tillë dëmton qytetarët e zakonshëm.

Në përfundim, Renzi theksoi se çështjet që lidhen me emigracionin dhe menaxhimin e këtyre kampeve nuk kanë lidhje me orientimin politik të partive, por janë një çështje e qartë e menaxhimit të buxhetit dhe interesave të qytetarëve./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Tentuan të fusin në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohen dy persona

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi tentuan të fusin në Shqipëri mallra kontrabandë. Shtetasit Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni, drejtues të një autobusi, u kontrolluan në hyrje të Shqipërisë, ku u gjetën mallra të dyshuara kontrabandë, si veshje, pajisje, produkte ushqimore, kozmetike dhe pije alkoolike, të cilat ishin pa fatura blerjeje. Gjatë kontrollit, u sekuestruan gjithashtu autobusi, telefonat mobilë dhe pasaportat e të arrestuarve.

Sipas informacionit të Policisë, veprimet janë realizuar në kuadër të operacionit “Duo”, me qëllim parandalimin e krimeve në kufi dhe goditjen e kontrabandës. Dy të arrestuarit, Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni, u arrestuan për veprat penale të “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabandës me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë me kundërpërgjigje “shkatërruese” nëse sulmon Poloninë

Published

on

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Rusinë të mërkurën me kundërpërgjigje “shkatërruese”, në rast se ajo sulmon Poloninë apo ndonjë shtet tjetër anëtar të aleancës, transmeton agjencia “AP”. 

Rutte ka folur gjatë vizitës së tij në kryeqendër të Polonisë, Varshavë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se është me rëndësi të bëhet përgatitje për çdo rezultat të mundshëm nga bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së të cilat janë të përqendruara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

32 shtetet anëtare të NATO-s, sidomos ato të krahut lindor, janë shumë të shqetësuara se bisedimet mund të përfundojnë me marrëveshje që i shkon përshtati Rusisë. Frikësohen se rezultati do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t’i rindërtojë forcat dhe të kërcënojë shtetet tjera në rajon në vitet e ardhshme.

Rutte tha se askush s’guxon të mendojë se mund të shpëtojë pa pasoja nëse sulmon një shtet anëtar të NATO-s.

“Nëse dikush do të bënte keqllogari dhe do të sulmonte Poloninë apo ndonjë shtet tjetër aleat, atëherë do të përballet me reagim të ashpër të aleancës. Reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Vladimirovich Putinin apo këdo tjetër që dëshiron të na sulmojë”, tha Rutte.

Continue Reading

Bota

Kroacia po blen një sistem të ri të mbrojtjes ajrore

Published

on

Kroacia po ndërmerr një hap të rëndësishëm në forcimin e forcave të saj të mbrojtjes me një prokurim të ri të sistemeve ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushić, njoftoi se vendi do të nënshkruajë një kontratë me një prodhues francez për të blerë obusët vetëlëvizës Cezar dhe sisteme mbrojtëse ajrore me rreze të mesme.

Ky prokurim është pjesë e një plani më të gjerë për të modernizuar armatimin dhe forcën ushtarake të Kroacisë, përfshirë investime të mundshme nga Ministria franceze e Mbrojtjes në prodhimin e komponentëve të caktuar në Kroaci. Sipas ministrit, deri në fund të këtij viti do të dorëzohet një sistem i plotë i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër dhe do të nënshkruhet një kontratë për sistemin me rreze të mesme. Po ashtu, kontratat për obusët Cezar pritet të nënshkruhen deri në fund të vitit, dhe dorëzimi i pajisjeve do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kroacia gjithashtu po vazhdon modernizimin e aviacionit të saj ushtarak, duke përfshirë përfundimin e procesit të pajisjes së avionëve Rafale. Skuadrilja e Rafale do të jetë e plotë pas ardhjes së avionit të dymbëdhjetë muajin tjetër, dhe trajnimi i pilotëve do të vazhdojë, siç theksoi ministri Anushić.

Në lidhje me situatën në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes deklaroi se Kroacia mbështet Ukrainën dhe është e angazhuar në procesin e negociatave, por shtoi se vendi nuk do të nxitonte të bashkohej me një “koalicion të vullnetarëve”. Ai theksoi se Kroacia nuk ka planifikuar të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, por mund të marrë pjesë me forca paqeruajtëse për të ndihmuar në ruajtjen e paqes, ndërsa vendimet për angazhimin në këtë drejtim do të merren nga qeveria kroate./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara