Lajmet

Mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn.

Published

on

Të premten, mbrojtësit e të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, avokatët Ahmet Tahiri dhe Ymer Beka kërkuan nga Gjykata e Apelit që aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet nga akuza.

Më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj në nëntor të 2015-tës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar ankesë Prokuroria e Apelit të cilët kanë propozuar që ndaj të akuzuarit të vërtetohet dënimi i shkallës së parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa mbrojtësit e të akuzuarit, avokatët Gëzim Kollqaku, Ahmet Tahiri dhe Ymer Beka kanë kërkuar që i mbrojturi i tyre të lirohet nga akuza.

Këto ankesa u shqyrtuan të premtën nga kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit i përbërë nga gjykatësit Aferdita Bytyqi, Xhevdet Abazi dhe Tomislav Petroviq.

Prokurori i Apelit, Arian Gashi, ka deklaruar se mbesin pranë propozimit të prokurorisë me të cilën kanë propozuar që të refuzohet ankesa e avokatëve dhe aktgjykimi i shkallës së parë të vërtetohet.

Ndërkaq, avokati Ahmet Tahiri ka propozuar që i akuzuari të lirohet, me arsyetimin se i njëjti nuk është kryesi i veprës penale, dhe nuk në asnjë fazë të procedurës nuk është vërtetuar.

“Fillimisht dua të potencoj që në këtë procedurë penale janë dëgjuar mbi 24 dëshmitarë në të gjitha fazat dhe asnjëri prej këtyre dëshmitarëve nuk e konfirmon që ditën kritike tani e ndjera Donjeta Pajazitaj të ketë hipur në veturën e të pandehurit Naser”, deklaroi Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se prokurorja e rastit gjatë bisedës me kolegun e tij Gëzim Kollqaku dhe vëllain e të akuzuarit i është referuar me fjalët “unë e di se Naseri nuk e ka bërë këtë vepër, por Naseri e din kush e ka bë edhe vetëm le të ma shkruan emrin unë sot e lëshoj”.

Sipas avokatit Tahiri, prokuroria nuk ka qenë e interesuar për ta zbardhur këtë rast, këtë e dëshmojnë edhe mosveprimet ndaj disa dëshmive të dëshmitarëve.

“Dëshmitari Haki Pajazitaj, në dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në pyetjen e nënës së të ndjerës, i referohet që të mos i hyj më fell kësaj pune dhe çuditërisht prokuroria pas arrestimit të tij të njëjtin e liron pas disa orëve me një marrëveshja dhe dënim me gjobë”, tha Tahiri.

“Ky dëshmitar është vërtetuar në bazë të ekspertizës grafologjike dhe në bazë të kamerave të sigurisë që ka shkruar 4 letra në drejtim të Naser Pajazitaj, duke i drejtuar hetimet tek i pandehuri Naser, dhe as për këtë prokuroria nuk ka ndërmarr asnjë veprim ndaj tij. I njëjti posedon informacione se kush e ka kry, i referohet nënës së Donjetes mos hi më fell se del në gjetje dhe prokuroria nuk merret me këtë punë farë hiq”, shtoi ai.

Tutje, Tahiri deklaroi se Gjykata Themelore në Ferizaj nuk ka analizuar listën e thirrjeve nga operatori “Ipko”, e cila do të vërtetonte se i njëjti në ditën kritike ka qenë kryesisht në fshatin Strellcë.

“Kjo gjykatë po ashtu nuk e analizon fare listën e thirrjeve nga operatori ekonomik ipko, me të cilën është vërtetuar se i pandehuri Naser në ditë kritike ka qenë kryesisht në fshatin Strellcë dhe jo tek vendi i quajtur “Kroi i lajthisë”, aty ku është trupi i pajetë i të ndjerës”, tha Tahiri.

Në fund avokati Tahiri deklaroi se Gjykatës Themelore në Ferizaj nuk i ka bërë përshtypje parimi “In Dubio Pro Reo”, që faktet e dyshimta gjithmonë interpretohen në favor të akuzuarit dhe jo në dëm të tij.

Ndryshe, Naser Pajazitaj në mars të vitit 2018 me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë në mungesë të provave ishte liruar nga akuzat, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019 e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ky dënim ishte vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.

Por në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë ishte përjashtuar nga ky rast dhe lënda ishte deleguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë. Vendimi për delegimin e lëndës në Ferizaj ishte marrë nga Gjykata e Apelit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj po akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas aktakuzës, Pajazitaj akuzohet se më parë e gjerë më 9 nëntor 2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke , në atë mënyrë që më revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.

Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe gjerë më 23.05.2017, në fshatin Strellc i Ulët Komuna e Deçanit, i akuzuari pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 me numër serik 120331141 dhe 2 karikator të zbrazet, ashtu që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes ka gjetur dhe sekuestruar armën e cekur si më lartë.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së.

Vendi

Sot shënohet 29-vjetori i protestave studentore të 1 Tetorit 1997

Published

on

By

Sot shënohet 29-vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore, të cilat vlerësohen si një nga kthesat më të mëdha historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Protesta paqësore e 1 tetorit të vitit 1997 u organizua si përgjigje ndaj masave të dhunshme të regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili kishte dëbuar studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare, duke imponuar me forcë plan-programin serb.

E prirë nga rektori i atëhershëm, Ejup Statovci, së bashku me drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, marshimi paqësor u ndërpre dhe u shpërnda me dhunë brutale nga policia serbe. Si pasojë e ndërhyrjes policore, dhjetëra studentë dhe profesorë mbetën të lënduar e të arrestuar.

Akti i guximshëm i studentëve mori një jehonë të jashtëzakonshme në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke tejkaluar çdo zhvillim tjetër politik të asaj periudhe. Kjo ngjarje historike konsiderohet si një pikë kthese që vendosi çështjen e Kosovës në krye të agjendës diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Aktualitet

Ish-presidentit Hashim Thaçi i vazhdohet paraburgimi për rastin e pengimit të drejtësisë

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur t’i vazhdojnë masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor ku ai akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

Vendimi është marrë më 30 shtator 2026 nga gjykatësi i vetëm i rastit, Christopher Gosnell, i cili konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet se i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra të tjera penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata bëri me dije se gjatë marrjes së këtij vendimi ka pasur parasysh edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e mëparshëm të Thaçit në çështjen gjyqësore për krime lufte. Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, ky dënim nuk e ndryshon nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në rastin aktual, i cili vlerësohet në bazë të faktorëve specifikë të kësaj çështjeje.

Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarit e tjerë u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat. Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se bëhet fjalë për veprime të koordinuara në grup me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Ndaj ish-presidentit Thaçi në këtë çështje rëndojnë tri akuza për pengim të personave zyrtarë, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, si dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Publikohet në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology” studimi i profesorëve të UBT-së për sigurinë e barnave të hipertensionit

Published

on

By

Një studim i ri farmakoepidemiologjik i realizuar nga profesorët e UBT-së, Arieta Hasani Alidema dhe Fitim Alidema, ka sjellë të dhëna me rëndësi mbi përdorimin, sigurinë dhe rivlerësimin e hershëm klinik të terapisë antihipertensive në kujdesin parësor shëndetësor.

Hulumtimi shkencor, i publikuar në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology“, bazohet në analizën e 1,212 pacientëve të rritur me hipertension arterial, të trajtuar në kujdesin parësor gjatë periudhës janar 2024 – korrik 2026. Mosha mesatare e pacientëve të përfshirë në studim ishte 63.4 vjeç, ku 60.8% e tyre ishin gra dhe 80.1% banorë të zonave rurale, ndërsa mbi 82% e tyre vuanin nga hipertensioni i shkallës së dytë dhe të tretë.

Sipas gjetjeve të studimit, bari më i përshkruar nga mjekët ishte Losartani 40 mg në 56.4% të rasteve, i ndjekur nga Lisinoprili 5 mg me 25.7%. Reaksionet e padëshiruara nga barnat u dokumentuan te 25.2% e pacientëve, duke treguar dallime të ndjeshme statistikore ndërmjet klasave të ndryshme të antihipertensivëve. Në veçanti, analizat treguan se bllokuesit e kanaleve të kalciumit shoqëroheshin me mundësi më të larta për shfaqjen e efekteve anësore, ndërsa përdorimi i statinave dhe trajtimi kronik i rregullt lidheshin me një shkallë më të ulët të këtyre reaksioneve.

Gjithashtu, studimi nxori në pah se rivlerësimi i hershëm klinik brenda 7 deri në 30 ditë u realizua te 96.9% e pacientëve me përcjellje të dokumentuar, çka dëshmon rëndësinë e monitorimit të afërt. Përmes këtij hulumtimi, profesorët e UBT-së nënvizojnë nevojën për një qasje të individualizuar dhe ndjekje të strukturuar të pacientëve në mjekësinë familjare, me qëllim optimizimin e trajtimit dhe rritjen e sigurisë shëndetësore.

Continue Reading

Lajmet

Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 20 vjet burgim unik Arbër Havollin, i akuzuar për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Trupi gjykues e dënoi Havollin me 19 vjet burgim për veprën penale “Vrasje” dhe me dy vjet burgim për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke shqiptuar ndaj tij dënimin unik prej 20 vjetësh burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I dënuari është ngarkuar po ashtu me shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi brenda 30 ditëve nga dita e pranimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 6 shtator 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Hysen Havolli” në Llapashticë të Epërme, Havolli ishte afruar te vetura e viktimës B.S., e cila ndodhej e ndalur përballë një marketi. Pas një bisede me viktimën, i akuzuari kishte shtënë nëntë herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Havolli ishte arrestuar nga policia më 23 tetor 2025.

Continue Reading

Të kërkuara