Lajmet

25 vjet pritje e ankth, Ali Havolli rrëfen mes lotëve për vëllain e zhdukur

Published

on

“Tërë ditën u vonua dhe nuk erdh”, rrëfen Aliu për vëllain e tij të cilin e pret që nga 28 marsi i vitit 1999. Vuajtjet që ka përjetuar këto 25 vjet, ai thotë se nuk ja uron as armikut. Me sy të përlotur rrëfen për vëllain 29 vjeçar, Skender Havollin, të cilin për herë të fundit e pa Ditën e Bajramit. Aliu rrëfen se për të nuk ka pasur më festa e as gëzime, megjithatë thekson se shpresat nuk i ka humbur. Burri rreth të shtatëdhjetave flet i zhgënjyer me punën që kanë bërë autoritetet vendore në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thotë se po insistojnë që Serbia të jap informacione, megjithatë kryetari Andin Hoti thotë se dyshon që Bashkimi Evropian e ka seriozisht çështjen e personave të zhdukur.

Ali Havolli nga Fushë Kosova çdo ditë pret ndonjë informacion për vëllain e tij, i cili u morr nga tre serbë të maskuar.

“Ka qenë 28 mars, dita e Bajramit apo nata e Bajramit nuk më kujtohet, këtu shtëpia nuk ka pas krejt thatë ka qenë. Kanë filluar banorët e Fushë Kosovës me ik me u tërheq komplet, në ditën e tretë që ka rënë NATO-ja, vëllai tha po dal po shikoj qysh është situata a me ik, a me ndejt ende. Ka dalë te hekurudha, kur ka shkuar te hekurudha aty e kanë marrë tre serbë të maskuar. Një fqinj e ka shtëpinë më poshtë i ka parë që tre persona e kanë marrë të maskuar, por ai u frikua vet edhe nuk është interesuar, e ka shpëtuar vetën e ka ik. E pas luftës e kemi marrë vesh që te hekurudha tre persona të maskuar e kanë marrë. Pas luftës jemi kthyer menjëherë, kemi qenë refugjatë në Maqedoni”, rrëfen Havolli mes lotësh.

Për 25 vjet ai nuk rreshti së kërkuari vëllain e tij, të cilin e quante “Kendi”. Pas luftës ka informuar Kryqin e Kuq Ndërkombëtar e ka dhënë monstrat, por ende është në pritje.

“Tërë ditën u vonua dhe nuk erdh e ditëm që diçka e gjet, thash hajt mos po vjen, se ne ikëm shkuam në Dardhishtë, krejt banorët u larguam…06:25…Nuk kam dëshirë në këtë botë me i pas këto vuajtje. Unë as nuk e di kur është festa, festat bëhen unë iki. Diku çmallna, familja sytë mi hetojnë. Në lëkurë temën, tonën në përgjithësi çka kemi të zhdukur, hasmin inshAllah nuk e shoh kurrë. Se di… Po presim, presim, shpresat nuk bën me i humb”, shprehet Havolli mes lotëve.

Me zhgënjim flet edhe për punën e institucioneve vendore, derisa në duar mban fotografinë e Skenderit, si të vetmen shenjë nga ai.

“Një pllakë përkujtimore në Fushë Kosovë nuk e kemi, një pllakë bre një emër, një emër të tyre (të pagjeturve) nuk e kemi. Mund ta bëjë edhe vet, qe ku është trualli në fillim, i tij është (vëllait), mund ta bëjë një përmendore sikur Albin Kurti që e ka bërë në Podujevë, por nuk ja vlen vet duhet shteti. Nuk ki asgjë, veç qit fotografi e kom. Qit fotografi e kom, nganjëherë e fshehi mos ta shohin këta tjerët. Gjema diçka që qeveria ka bërë për personat e zhdukur?”, thekson ai mes tjerash.

Për mbi 1600 të zhdukurit, Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues i Familjarëve të Personave të Pagjetur, thotë se Serbia i dinë vendndodhjet e tyre.

“Qeveritë e mëparshme por edhe tek kjo kanë bërë ngapak punë por nuk e kanë bërë të duhurën, nuk është bërë sa është dashur. Sensibilizimi i çështjes së personave të zhdukur ka mbetur nën hije pikërisht nga qeveria jonë, nga qeveritë tona në përgjithësi. Sensibilizim nuk ka bërë, nuk ka bërë ekspozita, nuk ka mbajtur konferenca ndërkombëtare të cilat duhet të sensibilizohen. Sepse ne e kemi një armik që nga gjenocidi ka kaluar deri në kanibalizëm. Çdo gjë Serbia e ka të shënuar në mënyrë të mirë dhe të rregullt dhe për atë kërkohen që të hapen arkivat. Në momentin që hapen arkivat, atëherë çdo gjë del në shesh”, shprehet Grajqevci.

Për tërë këto vite pritje, Grajqevci shton se familjarët po përjetojnë ankth e traumë.

“Kjo pritje kaq e gjatë që 25 vite shkakton ankth, stres, traumë. Vetëm brenda 24 orëve nëse një fëmijë apo një familjar nuk lajmërohet apo është i zhdukur duhet të lajmërohet apo ta kuptoj se çfarë traume është për 24 orë, jo për 24 vite. Kjo për familjarët është çështja më e rëndë që mund të ekzistojë ndonjëherë”, shton ai.

Më shumë se një vit janë bërë prej miratimit të deklaratës për personat e pagjetur, por kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti deklaron se nuk është ndërmarrë asnjë hap i vetëm.

“Ka më shumë se një vit që është miratuar deklarata për persona të zhdukur dhe është miratuar prej dy shteteve, diqysh janë zotuar të dy palët për të zbatuar dhe asnjë hap i vetëm nuk është bërë dhe këtë ja kam thënë edhe zotëri Lajçak në takimin e fundit që e kemi pasur me të. Por përveç kësaj kam kërkuar që të themelohet një komision i përbashkët që është në kuadër të deklaratës dhe që ajo e monitoron pastaj zbatimin e deklaratës, por as këtë nuk e ka bërë. Dhe meqë as këtë nuk e ka bërë po dyshoj nëse e ka kaq shumë seriozisht Bashkimi Evropian çështjen e personave të zhdukur. Mendoj që ka qenë çështje ditësh së paku të themelohet komisioni i përbashkët, jo çështje një vit e gjysmë sa ka kaluar tani”, thekson Hoti.

Mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Vendi

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Published

on

By

Në një debat në Komisionin e Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian për raportin për Kosovën u konfirmua nga Përfaqësuesi i Komisionit Evropian se tashmë janë liruar të gjitha mjetet financiare që ishin të bllokuar për shkak të masave ndaj Kosovës, siç raporton Koha.net.

Duke folur në emër të Komisionit Evropian, Jiri Plecity nga Drejtoria e Zgjerimit konfirmoi se janë hequr masat financiare ndaj Kosovës.

“Mund të konfirmoj se kemi nisur nga maji i vitit të kaluar heqjen graduale të masave, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen paralajmëroi heqjen e masave të tjera. Mund të konfirmoj se Komisioni tash ka liruar të gjitha mjetet e asistencës financiare, fondet për Kosovën” ka thënë ai.

Gjatë debatit raportuesi për Kosovën Ruiho Terras, kritikoi ashpër këto masa duke thënë se ato kanë pasur pasoja të mëdha për qytetarët, shoqërinë civile dhe gjithë shoqërinë në Kosovë. /Koha.net/

 

 

Continue Reading

Vendi

Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit.

Çështja ndaj Rozeta Hajdarit do të shkojë në gjykim pavarësisht prej përpjekjeve të saj që të hidhej poshtë aktakuza e Prokurorisë Speciale për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në një aktvendim të nxjerrë të premten e javës së shkuar, më 13 mars, një trup gjykues i Departamentit Special të Gjykatës e refuzoi kërkesën e ish-ministres për hedhje të aktakuzës.

Ky trup gjykues i vlerësoi si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës të parashtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Paparaci e ka siguruar ekskluzivisht vendimin që lë në fuqi aktakuzën për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj ish-ministres së Tregtisë në Qeverinë Kurti II, transmeton Ekonomia Online.

Sipas atkvendimit, aktakuza ka prova të mjaftueshme, nuk ka shkelje procedurale dhe është e bazuar ligjërisht.

Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e Rezervave Shtetërore, një afere që i ka shkaktuar afër tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit.

Në të njëjtin rast, bashkë me Hajdarin akuzohen edhe tre të tjerë: dy zyrtarëve të MINT-it, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, si dhe afaristit Ridvan Muharremi.

Hajdari, Gara dhe Lipovica dyshohen të tre për të kryerjen e dy veprave penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Paparaci ka provuar të kontaktojë me Nazim Mehmetin, avokatin e njërit prej të të pandehurve, por ai ka qenë i paarritshëm përmes telefonit të martën.

 

 

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Vendi

REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ka theksuar që çdo ndryshim që prek komunitetin serb në Kosovë duhet të bëhet në konsultim me pjesëtarët e tij.

“E përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës në përgjigjen me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.

Vendimi është bërë publik pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.

Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.

Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.

Kryeministri Kurti ka thënë se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.

Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Published

on

By

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.

Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.

Votimi:

79 vota pro

1 abstenim- Redi Muçi

0 kundër

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.

Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Pas votimit seanca plenare përfundoi. /Euronews/

Continue Reading

Të kërkuara