Lajmet

20 kamionë të tjerë me ndihma do të mbërrijnë sot në Gaza

Furnizimet do të hyjnë në rajon nga Egjipti.

Published

on

20 kamionë të tjerë me ndihma do të mbërrijnë sot në Gaza, ka thënë një zyrtar i lartë i OKB-së. Furnizimet do të hyjnë në rajon nga Egjipti, tha ai.

Të shtunën, 20 kamionë me ndihma hynë në Gaza. Ajo ishte dërgesa e parë me ndihma që hyri në territor qëkur Izraeli urdhëroi rrethimin e plotë të vendit që nga fillimi i luftës. Ndërsa të dielën hynë 15 kamionë të tjerë./UBTNews/

Lajmet

Vazhdon numërimi për asamble komunale, LDK prin në Prishtinë

Published

on

Në Kosovë po vazhdon procesi i numërimit të votave për asamble komunale, ku më saktë në Prishtinë aktualisht janë numëruar 254  nga 268 kuti të votimit.

Nga ky numërim, është bërë e ditur se me vota po prin Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa e dyta me radhë është Partia Demokratike e Kosovës, kurse e treta Lëvizja Vetëvendosje.

Numërimet po vazhdojnë edhe më tutje edhe për 14 kuti të mbetura./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Mediat amerikane refuzojnë rregullat e reja të Pentagonit për raportimin

Published

on

Mediat e huaja si CNN, The New York Times, Reuters, AP dhe NPR, kanë refuzuar të pranojnë rregullat e reja të vendosura nga Pentagoni, të cilat i detyrojnë gazetarët të zotohen se nuk do të publikojnë materiale të paautorizuara, përfshirë edhe dokumente jo-sekrete.

Sipas mediave, këto rregulla cenojnë lirinë e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shoqata e gazetarëve që mbulojnë Pentagonin e ka cilësuar këtë vendim si përpjekje për të kontrolluar median dhe ka paralajmëruar se gazetarët mund të përballen me pasoja ligjore nëse i shkelin rregullat.

Rregullat janë mbështetur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, një ish-prezantues i Fox News, i emëruar nga Presidenti Trump.

Kushtetuta e SHBA-së garanton lirinë e fjalës dhe të shtypit në Amendamentin e Parë.

Këto të drejta janë mbrojtur në mënyrë të veçantë edhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vitin 1971, që lejonte mediat të publikojnë dokumente ushtarake të klasifikuara lidhur me Luftën e Vietnamit.

Kritikët thonë se përpjekja për të kufizuar raportimin pa ndonjë arsye të qartë për rrezik kombëtar, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtypit të lirë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja thirrje për certifikim të shpejtë të rezultateve dhe zhvillim po aq paqësor edhe për komunat në balotazh

Published

on

Bashkimi Evropian ka njoftuar se mirëpret zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, por në të njejtën kohë bën thirrje për certifikim dhe zbatim të shpejtë të rezultateve.

Një zëdhënës i BE-së ka nënvizuar se institucionet me seli në Bruksel, mirëpresin pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në votime, si dhe një mbulim mediatik të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës që, siç thuhet, kontribuon në një proces zgjedhor transparent.

“Për ato komuna ku kryetarët e komunave u zgjodhën në raundin e parë, ne bëjmë thirrje për certifikim dhe zbatim të shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale. Për komunat e tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e balotazhit për kryetar bashkie, ne bëjmë thirrje për një zhvillim po aq paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës më 9 nëntor”, ka porositur zëdhënësi i Bashkimit Evropian./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Organizata e Veteranëve mban sot konferencë për media

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur sot konferencë për media.

Në njoftimin e kësaj organizate bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në zyret e OVL UÇK-së.

Ndërkaq, e njëjta pritet të fillojë në ora 14:00./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara