Lajmet

14 të vdekur dhe 873 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Published

on

14 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërkaq janë regjistruar 873 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë.

Aktualisht në spitale janë të shtruar 436 pacientë, nga të cilët 29 në terapi intensive dhe shtatë të intubuar./UBTNews

Lajmet

​Drita debuton sot në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Published

on

Në historinë e futbollit kosovar po hapet një faqe e re ku FC Drita  për herë të parë merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Skuadra gjilanase e nis aventurën e saj evropiane në Finlandë, ku do të përballet me KuPS-in vendas në Tampere.

Takimi zhvillohet nga ora 18:45 dhe pritet me interes të madh.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani para duelit ndaj KuPs thotë se do të jetë vështirë, por duan fitore.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi të dy ekipet jemi debutues dhe të dy ekipet e duam fitoren. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë me më pak lojtarë, pasi e rëndësishme është të mos pranojmë gol, ” tha Ramadani.

KuPS shihet si favorit në letër, por Drita synon ta sfidojë këtë epërsi dhe të befasojë me rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të grupit./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Supreme shpall të paligjshme Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale

Published

on

By

Gjykata Supreme ka njoftuar se është shpallur e paligjshme dhe është shfuqizuar rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Në njoftimin e Gjykatës Supreme thuhet se pjesa tjetër e kërkesëpadisë së paditësve është refuzuar me të cilën kanë kërkuar që të detyrohet e paditura: Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), me seli në Prishtinë, që të nxjerrë aktin nënligjor normativ në përputhje me dispozitat ligjore.

“Gjykata Supreme e Kosovës në çështjen juridike në konfliktin administrativ sipas padisë së paditësve: L.F., A.V., A.L.Z., Xh.I., P.Gj., L.B., H.S., M.R., A.I., S.T., të cilët i përfaqëson Ardian Bajraktari, avokat, sipas autorizimit, kundër të paditurës: Zyra e Kryeministrit dhe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), përfaqësuar nga Ministria e Drejtësisë – Avokatura Shtetërore, avokat Bedri Krasniqi, me bazë juridike: shfuqizimin e aktit nënligjor normativ – Rregulloren (ZKM) Nr.04/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, me kërkesë për caktimin e masës së posaçme/përkohshme të sigurimit, në shqyrtimin gjyqësor publik, të mbajtur në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 22 shtator ka aprovuar pjesërisht të bazuar kërkesëpadinë e paditësve në fjalë”.

Po ashtu, është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit, me të cilën paditësit kanë kërkuar ndalimin e prodhimit të pasojave juridike të Rregullores, deri në vendosjen meritore sipas kërkesëpadisë”, thuhet tutje në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Trajneri Flick: PSG e meritoi fitoren ndaj Barcelonës

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e pranoi se Paris Saint-Germain ishte fitues i merituar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër katalunasve që u mundën në rezultat 2-1, në Montjuic.

Barcelona kaloi në epërsi me Ferran Torres në minutën e 19-të, por PSG barazoi me 19-vjeçarin Senny Mayulu, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

“Pas 35 minutash, PSG mori kontrollin e ndeshjes. Nuk luajtëm në nivelin tonë më të mirë dhe ata e merituan fitoren,” tha Flick pas ndeshjes.

Ai foli edhe më tej duke shtuar se lodhja ndikoi në paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Madje, Flick pranoi se Barcelona humbi strukturën në lojë dhe u dënua nga gabimet në mbrojtje, por lavdëroi performancën e mbrojtësit Eric Garcia.

“Duhet të mësojmë nga këto ndeshje dhe të përmirësohemi. Në Ligën e Kampionëve duhet të mbrosh dhe të sulmosh me intensitet për 90 minuta,” theksoi ai.

Barcelona tani do të kërkojë rikthimin në sfidën e radhës ndaj Olympiacos, ndërsa PSG përballet me Bayer Leverkusen./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve në hospitalizim dhe të burgosurit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin dhe evidentimn e votuesve me nevoja të veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

KQZ në bashkëpunim me institucione relevante bën evidentimin e këtyre votuesve.

Votuesit me lëvizje të kufiziuar në institucione dhe të evidentuar prej tyre konsiderohen si votues të regjistruar, ndërkaq votuesit që ndodhen në institucione të hospitalizimit, shtëpitë e të moshuarëve dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave, mund të regjistrohen edhe individulisht përmes platformës elektornike”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së, votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Ndërkaq, votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

Regjistrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara