Lajmet

PDK-ja kushtëzon me emrin e presidentit pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët të partive politike

Published

on

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për çështjen e presidentit.

Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja bëhet pjesë e diskutimeve për presidentin me partitë e tjera, vetëm nëse merret në konsideratë emri i propozuar nga ta për këtë pozitë.

“Çështja e presidentit është njëra prej çështjeve më të diskutuara ditëve të fundit. Për ne është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë institucionet e saj, e veçanërisht një pozicion kaq të rëndësishëm kushtetues siç është pozicioni i presidentit. E në kohën kur Kosova ka natyrisht shumë nevojë që të ketë stabilitet të saj të brendshëm dhe të ketë forcim të subjektivitetit të saj ndërkombëtar është shumë e rëndësishme që ky institucion ta ketë edhe rolin e tij, ta kryejë funksionin e tij me pozitën e presidentit. Si Parti Demokratike e Kosovës e kemi thënë sapo jemi ftuar për t’u bërë pjesë e këtyre diskutimeve që në momentin që ne ftohemi në këto diskutime presim që të merret në konsideratë emri i presidentit nga radhët e PDK-së”, është shprehur Deliu Kodra.

Deputetja e PDK-së ka thënë po ashtu se nga kjo parti janë të gatshëm për zgjedhje pavarësisht që figura më e rëndësishme e kësaj partie, ish-kryetari Kadri Veseli, ndodhet në Hagë.

“Unë mendoj që iu mbetet forcave politike. Neve nuk na frikësojnë asnjëherë zgjedhjet pavarësisht që si subjekt politik jemi goditur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe pavarësisht që figurat tona kryesore lideri ynë zotëri Veseli dhe presidenti Thaçi ndodhen në Hagë si dhe figurat e tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kjo asnjëherë nuk do të na pengojë nga një proces i ri zgjedhor. Nëse nuk mund të gjendet zgjidhje për të rregulluar shumë çështje të cilat po e preokupojnë vendin atëherë natyrisht që ne do të jemi të gatshëm për të hyrë në proces të ri zgjedhor dhe për të marrë një legjitimitet të ri qytetar”, ka thënë Deliu-Kodra për EO.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara