Lajmet

12 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 247.

Published

on

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 12 raste pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk u shënua asnjë rast i vdekjes brenda kësaj periudhe kohore.

Sipas njoftimit të MSh-së, 28 pacientë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 247.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 828 mijë e 177 doza të vaksinës./UBTNews/

Lajmet

Kampusi i ëndrrave: Një vit i ri akademik fillon në UBT!

Published

on

Dita e hënë gjeti kampusin inovativ të UBT-së duke hapur dyert për ceremoninë solemne të hapjes së vitit të ri akademik 2024-2025. Ky event përshëndeti dekanë, profesorë, staf akademik, prindër dhe studentë aktualë, si dhe një grup të ri studentësh që kanë zgjedhur UBT-në si vendin për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe intelektuale.

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, u shpreh me entuziazëm për prurjen e studentëve të rinj dhe theksoi rëndësinë e edukimit, inovacionit dhe përkushtimit ndaj zhvillimit të Kosovës. Ai përshkroi sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni dhe nënvizoi rritjen e numrit të studentëve si një tregues i besimit në cilësinë e arsimit të UBT-së.

Në fjalën e tij, rektori Hajrizi theksoi investimet e shumta në infrastrukturën moderne dhe laboratorët e avancuar, duke siguruar se programet studimore janë të përshtatura me kërkesat e tregut të punës. Ai njoftoi se mbi 98% e studentëve tanë gjejnë punë menjëherë pas përfundimit të studimeve, falë lidhjeve të forta me industrinë dhe partneriteteve ndërkombëtare.

“Me shumë krenari mund të them se UBT është një nga institucionet më të përparuara në Kosovë, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në ndikimin që kemi pasur në zhvillimin ekonomik të vendit. Kemi qenë dhe jemi kontribuues të rëndësishëm në krijimin e vendeve të reja të punës, në përgatitjen e brezave të rinj për sfidat e tregut të punës dhe në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë tonë,” u shpreh rektori Hajrizi.

Rektori përfundoi fjalimin me një mesazh motivues për studentët, duke i inkurajuar ata të shfrytëzojnë çdo mundësi që u ofrohet. “E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja, dhe jam i bindur që me njohuritë, përkushtimin dhe energjinë që do të fitoni këtu, ju do të bëni ndryshimin që vendi ynë ka nevojë. Ju uroj një vit akademik të suksesshëm dhe plot arritje. UBT do të jetë gjithmonë pranë jush në çdo hap të këtij udhëtimi. Faleminderit dhe suksese të mëdha për të gjithë ju,” përfundoi Hajrizi.

Erjon Hadërgjonaj, student në Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, dha një pasqyrë të gjallë të jetës studentore në UBT, duke na frymëzuar dhe treguar çfarë do të thotë të jesh pjesë e këtij institucioni të jashtëzakonshëm.

Nën dirigjimin në piano të profesorit Artan Hasani, momenti u pasurua edhe më shumë nga performancat e tre yjeve të rinj të UBT-së, të cilat dhuruan tri pika magjike muzikore. Meriton Heta këndoi këngën “Don’t Stop Me Now”, Nina Kucani këndoi “Ika Larg”, dhe Alba Krasniqi interpretoi “Ti Voglio Bene”, duke sjellë pasion dhe melodi të paharrueshme në këtë ceremoni të veçantë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

BE financon restaurimin e 14 shtëpive në Janjevë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav kanë vizituar disa prej 14 shtëpive të vjetra që janë duke u restauruar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse e ringjalljes ekonomike në Janjevë”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Kulturës dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Krahas kësaj vizite kreu i ekzekutivit kosovar, bashkë me shefin e Zyrës se BE-së në Kosovë, Avio Orav morën pjesë edhe në hapjen e Panairit të Janjevës, “Mirëserdhët në Janjevë”, ku zejtarë të kësaj ane prezantuan ushqime e veshje të ndryshme e vegla pune.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se si qeveri përmes tri ministrive po investojnë në Janjevë.

Kreu i ekzekutivit kosovar theksoi se përmes restaurimit të shtëpive në Janjevë, kësaj qyteze po i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm dhe gjallëria ekonomike.

Kurti nënvizoi se projekti për restaurimin e shtëpive nuk është vetëm ndërhyrje fizike e infrastrukturore, por është tregues i angazhimit për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore dhe për kthimin e saj në mirëqenie për popullin dhe zhvillim ekonomik për vendin.

“Nëpërmjet investimeve të realizuara shtëpive të vjetra shumë shekullore të kësaj qyteze po i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm dhe së bashku me këtë edhe gjallëria ekonomike. Shtëpitë e restauruara do të jenë të gatshme për të shërbyer qoftë për banim, bujtina, gastronomi e shitje të prodhimeve vendore që i prodhojnë bujqit e artizanët e vyeshëm të këtij vendbanimi. Këto projekte nuk janë vetëm ndërhyrje fizike e infrastrukturore janë tregues i angazhimit dhe përkushtimit tonë për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore dhe për kthimin e saj në mirëqenie për popullin dhe zhvillim ekonomik për vendin. Pas përfundimit të plotë të punimeve qendra historike e Janjevës do të shndërrohet në një destinacion joshës”, tha ai.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav tha se panairi i sotëm në Janjevë është prova e mirë se traditat e kroatëve ende mund të ringjallen dhe madje të ofrojnë vende pune.

Orav shpreson që Janjeva të bëhet destinacion turistik dhe mundësi për rikthim të qytetarëve.

“Është e pasur me kulturë, dhe mbetjet e trashëgimisë natyrore të qytetit të vjetër të Janjevës janë të shënuara nën mbrojtjen e përkohshme të trashëgimisë kulturore, Janjeva ishte e njohur për artizanët, tregtarët dhe themeluesit e saj, dhe ky është fshati që ende pret një komunitet të vogël të kroatëve të Kosovës. Pra, duke pasur parasysh të gjitha këto, kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian së bashku me Qeverinë e Kosovës financuan këtë projekt. Dhe panairi i sotëm këtu është prova e mirë se traditat e kroatëve ende mund të ringjallen dhe madje të ofrojnë vende pune. Pra, projekti i financuar nga Bashkimi Evropian së bashku me Qeverinë e Kosovës do të përfundojë sot, por shpresoj shumë që ne mund të vazhdojmë dhe që Janjeva të bëhet destinacion i shumë turistëve, e pse jo edhe disa nga ata që janë larguar të kthehen”, tha ai.

Përfaqësuesi i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros u shpreh se përmes projektit që u është besuar nga BE janë hedhur themelet për një të ardhme më të ndritshme për Janjevën dhe Kosovën.

Queiros theksoi se UNDP mbetet e përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e komuniteteve në Kosovë.

“Do të doja të theksoja se kjo nuk ka të bëjë vetëm me realizimin fizik, ka të bëjë me punën me komunitetin, ka të bëjë me përpjekjet kolektive për t’i lejuar ata të fitojnë aftësi të reja dhe të zhbllokojnë mundësi më të gjera për të ardhmen e tyre, për zhvillimin e tyre socio-ekonomik. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi sot këtu si një festë e pasurisë kulturore dhe unitetit dhe duke ofruar një platformë për artizanët dhe prodhuesit vendas që të shfaqin punën e tyre të jashtëzakonshme dhe pikat e forta që lidhen brenda komunitetit. Një fjalë për ta, ata kanë punuar shumë për të qenë sot këtu, nuk është një proces i lehtë, dhe të gjithë artizanët, të gjithë prodhuesit, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces, ne mendojmë se kemi ardhur si me magji këtu dhe gjithçka është gati, por ka muaj të tërë pune dhe nuk ka mbaruar akoma; 12 muaj….Ne me të vërtetë presim mbështetjen tuaj të vazhdueshme në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që sapo ka filluar. Mendoj se së bashku kemi hedhur themelet për një të ardhme më të ndritshme për Janjevën dhe Kosovën, dhe ne si UNDP mbetemi thellësisht të përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, fuqizimin e komuniteteve dhe zhvillimin e turizmit kulturor në mbarë Kosovën”, tha ai.

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq u shpreh se Qeveria e Kosovës po përpiqet t’i bëjë kroatët të qëndrojnë në Kosovë.

Sipas saj, mbijetesa e komunitetit kroat në Kosovës është e rëndësishme jo vetëm për kroatët, por edhe për Kosovën.

“Falënderoj Qeverinë e Kosovës që o bënë përpjekje që me të vërtet edhe kroatët, si një komunitet i vogël, të qëndrojnë këtu, sigurisht natyrisht me Qeverinë kroate, sepse vetëm bashkë, sepse shoh se këtu ka nacionalitete të ndryshme, të feve të ndryshme, por të gjithë jetojnë së bashku dhe të gjithë jetojnë mirë, dhe vetëm kështu së bashku mund të përparojmë. Më duhet të pranoj se isha shumë skeptike kur thanë se do të fillonte rinovimi i disa shtëpive, sepse duhet shumë kohë për të parë rezultatin, por tani kur e shihni vërtet rezultatin që shtëpitë janë aty, se janë të rinovuara, tani ata po na thërrasin të gjithë neve që t’i rindërtojmë këto në mes për të zgjeruar atë numër të shtëpive të rinovuara, dhe sigurisht t’i kthejmë banorët këtu për të punuar dhe për të parë të ardhmen, për të parë të ardhmen përsëri këtu në Janjevë”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri i Serbisë e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe: E ulë tensionin

Published

on

By

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për futjen e produkteve nga Serbia në pikëkalimin kryesor kufitar në Merdar.

Vuçeviq tha se kështu, Qeveria e Kosovës e ka ulur tensionin që ekziston prej kohësh, ndërsa përmendi furnizimet me ushqime dhe ilaçe për serbët.

Ai, tha se do të dëshironte që vendimi të mos ishte vetëm për pikëkalimin kufitar në Merdar, por në të gjitha anët.

“Është një përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila theksoi fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëveshje, nuk mendojmë se kompromiset janë gjë e keqe, veçanërisht nëse do të krijojnë kushte më të mira për jetën e serbëve në Kosovë”, u tha Vuçeviq gazetarëve në Shkup, ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

Ai foli për takimin rajonal për Procesin e Berlinit, ndërsa paralajmëroi se me kancelarin gjerman, Olaf Scholz do të flitet edhe për CEFTA-n./RTS/

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim.

Në një postim në Facebook, ai këtë e ka quajtur si një mashtrim, që sipas tij, “shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët”.

“Përveç që është mashtruese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale”.

“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej €500”, ka thënë Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara