Lajmet

11 zgjidhje të lashta për problemet dhe sfidat e kohës tonë

Nga Arthur C.Brooks

Published

on

“Vëlla Galio, të gjithë njerëzit dëshirojnë të jetojnë të lumtur, por janë të paaftë ta perceptojnë saktësisht se çfarë e bën jetën të lumtur!“, i shkroi filozofi dhe burrështetasi romak Lusius Aneus Seneka vëllait të tij rreth vitit 58 Pas Krishtit.

Seneka mund të jetë bazuar fare mirë tek vetja mbi atë që shkroi. Pasi ai ishte një ekspert i lumturisë, duke shkruar gjatë gjithë jetës mbi konceptin e lashtë të “eudaemonisë”, që përafërsisht do të thotë “të jetosh në paqe me natyrën”, ose ndoshta në gjuhën e sotme “paqe e brendshme”.

E megjithatë jeta e tij nuk ishte aspak e qetë. Pasi përjetoi për vite të tëra me probleme të rënda shëndetësore, Seneka u internua nga perandori romak Klaudi. Më pas u rikthye si këshilltar i perandorit Neron, nga i cili fillimisht u admirua, dhe pas u akuzua (ndoshta gabimisht) për komplot, dhe kështu u detyrua që të vriste veten.

Seneka e shkroi esenë e tij me titull “Për një jetë të lumtur” pikërisht gjatë atyre viteve të vështira me Neronin, në formën e këshillave për vëllanë e tij. Por s’ka dyshim se ato janëkëshilla për të gjithë ne, se çfarë duhet të bëjmë për të ruajtur qetësinë përballë sfidave të vështira të jetës, shkruan bota.al.

Mësimi nr.1: Reagoj me të njëjtën shprehje të fytyrës, si ndaj vdekjes ashtu edhe një komedie

Seneka nuk sugjeron të qeshni nëpër funerale apo qani në një komedi. Dhe as se trishtimi dhe e qeshura janë gjëra të këqija. Ai thjesht ju nxit t’i menaxhoni emocionet tuaja ekstreme, në mënyrë që ata të mos jenë ato që t’iu kenë nën kontroll.

Dhe në fakt është një këshillë e shkëlqyer. Në vitin 2020, studiuesit francezë studiuan marrëdhënien midis një gjendjeje të barabartë mendore dhe masave të ndryshme të ndjenjës dhe sjelljes. Ata zbuluan se qetësia parashikonte gjendje më të ulëta negative, si mendimi i tepruar, mendimet katatrofike dhe neurotizmi.

Mësimi nr.2: Unë do t’i përvishem punëve, sado të shumta të jenë ato, duke u mbështetur mbi forcën e trupit dhe mendjes time

Një nga leksionet më të mëdha nga kërkimet moderne është se të qëndruarit në formë, fizikisht dhe intelektualisht, janë thelbësore për një jetë të lumtur. Dy nga zakonet e përjetshme të njerëzve të moshuar që janë të lumtur dhe në gjendje të mirë shëndetësore, janë të mësuarit e vazhdueshëm dhe të qenit fizikisht aktivë. Pra lexoni dhe ecni çdo ditë, dy aktivitete që janë po aq revolucionare sot sa ishin edhe në kohën e Senekës. Ose nëse funksionon tek ju, ecni duke dëgjuar një audio-libër!

Mësimi nr.3: Unë do t’i përçmoj pasuritë kur i kam, po aq sa kur nuk i kam. Nëse ato i përkasin dikujt tjetër, nuk do të bie në depresion. Pavarësisht nëse pasuria shkon e vjen, unë nuk do ndikohem aq shumë prej saj

Ky mësim, është shumë më i thellë se vetëm shprehja e njohur “Paraja nuk e blen lumturinë”. Pohimi i Senekës, është se një lidhje e fortë psikologjike dhe emocionale me pasurinë do të sjellë mjerim. Dhe këtë e mbështesin sot edhe studimet. Për shembull, në një studim të vitit 2017, botuar në revistën “Personality and Individual Differences”, studiuesit treguan se materializmi mund të ulë mirëqenien dhe të shtojë depresionin.

Mësimi nr.4: Do t’i shoh të gjitha tokat sikur të më përkasin mua, dhe të miat sikur të ishin të gjithë njerëzimit

Ky mësim është një zgjatim i të tretit, dhe thekson se mjerimi në jetën e një njeriu, buron jo vetëm nga përvetësimi i gjërave materiale, por edhe nga mbajtja shumë pas vetes e asaj që ka dikush. Kjo ide është e pranishme në shumë tradita fetare dhe filozofike.

Për shembull, është e ngjashme me atë që katolikët e quajnë “solidaritet”. Pra ideja që ne jemi të gjithë motra dhe vëllezër. Prandaj pronësia ime mbi pronën time, është në thelb një pronësi e kujdestarisë për të mirën më të madhe të së gjithëve.

Mësimi nr.5: Do të jetoj aq sa të kujtoj se kam lindur për të tjerët, dhe do ta falënderoj Nënën Natyrë për këtë arsye:në çfarë mënyre ajo mund të kishte bërë më mirë për mua? Ajo më ka sjellë në këtë botë për të gjithë, dhe gjithçka ka qenë për mua

Pra bamirësia është një dhuratë për dhënësin. Shërbimi ndaj të tjerëve, është një nga mënyrat më të lehta për t’u bërë më të lumtur. Shumë studime tregojnë se bamirësia dhe vullnetarizmi, e rritin mirëqenien e njeriut.

Mësimi nr.6: Çfarëdo që mund të zotëroj, nuk do ta grumbulloj me lakmi, dhe as do ta shpërdoroj në mënyrë të pamatur

Ky mësim është një version i thënies së vjetër “Çdo gjë me masë!”. Sipas Senekës, një qasje e moderuar e nxit paqen e brendshme. Sërish, ky pretendim mbështetet nga studimet.

Mësimi nr.7: Unë nuk do t’i llogaris përfitimet nga madhësia apo numri i tyre, përveç vlerës së caktuar nga marrësi

Për shembull, vlera e vërtetë e punës tuaj nuk është paga juaj, por sa shumë i ndihmoni të tjerët. Altruizmi nuk do t’ua paguajë qiranë e shtëpisë. Por nëse e ndiqni vërtet këtë mësim, ai mund të ndryshojë prioritetet tuaja, dhe ndoshta t’ju çojë në një punë më të mirë.

Mësimi nr.8: Nuk do të bëj asgjë për shkak të opinionit publik, por gjithçka për shkak të ndërgjegjes:Sa herë që bëj diçka vetëm, do të sillem sikur mbi mua të jenë sytë e gjithëpopullit romak

Ky mësim është i dyfishtë: Së pari, t’i rezistosh krahasimit social; dhe së dyti, të veprosh në mënyrë private njëlloj si në ambiente publike. Mësimi i parë është një element kryesor në literaturën e psikologjisë, dhe ndoshta shpjegon se arsyen përse mediat sociale – ku ne e krahasojmë vazhdimisht veten me të panjohurit dhe miqtë – ndikojnë negativisht mbi mirëqenien e shumë njerëzve. Mësimi i dytë, pohon se integriteti dhe qëndrueshmëria çojnë në lumturi, ndërsa hipokrizia çon në pakënaqësi shkruan bota.al.

Mësimi nr.9: Do të jem i pëlqyeshëm me miqtë e mi dhe i butë me armiqtë e mi:Do të fal para se të më kërkohet, dhe do të përmbush dëshirat e njerëzve të nderuar

Ky mësim i lashtë – Duajini armiqtë tuaj, siç predikon Bibla – qëndron pas shumë filozofive që kërkojnë të zbehin tendencën për të urryer armiqtë tanë. “Dashuria ka brenda saj një fuqi shëlbuese, e cila i transformon individët”- u shpreh Martin Luter King Jr. në një predikim të vitit 1957. Edhe në studimet e mia, unë kam vënë re se dashuria për atë që është ndryshe nga ne, nuk është vetëm praktike. Ajo mund të jetë edhe një burim gëzimi shumë i madh.

Mësimi nr.10: Nuk do të harroj asnjëherë se qyteti im i lindjes është bota, se guvernatorët e saj janë Zotat, dhe se ata qëndrojnë sipër dhe rreth meje, duke kritikuar çdo gjë që bëj ose them

Pra unë nuk duhet të veproj vetëm kur më shohin të tjerët. Por duhet të veproj sikur po mësheh Zoti. Një studim tregoi se nëse besimtarët dhe jobesimtarëve mendonin njëlloj mbi Zotin përpara se të përfshiheshin në një eksperiment në të cilin ata mund t’i jepnin vullnetarisht para një të huaji apo t’i mbanin për vete, ishin 2 herë më shumë bujari sesa kur nuk përfshiheshin konceptet fetare.

Mësimi nr.11: Sa herë që Natyra kërkon sërish frymën time, unë do ta braktis këtë jetë, duke i thirrur të gjithë të dëshmojnë se kam dashur një ndërgjegje të mirë, dhe se liria e askujt, më së paku e imja, nuk është cenuar përmes meje

Ky mësim, na nxit ta konsiderojmë të mirën e të tjerëve, si mënyrën për të pranuar vdekjen tonë në një mënyrë paqësore. Dhe në fakt, një studim i vitit 2014 me pacientët e prekur ngakanceri që po vdisnin, zbuloi se pacientët paqësorë ishin “të përqendruar tek të tjerët”.

Ata e panë sëmundjen e tyre si një mundësi për t’u dhënë të tjerëve, qoftë duke inkurajuar miqtë, duke mësuar nipërit e mbesat për jetën. Apo duke marrë pjesë në prova klinike për të ndihmuar pacientët e ardhshëm. Thuhet se vetë Seneka vdiq në qetësi të plotë. Ai u detyrua të vrasë veten. Por e bëri këtë me qetësi, dhe duke folur për guximin që duhet të ketë njeriu në jetë dhe para vdekjes./“The Atlantic” – Bota.al

Lajmet

Sulmohet nga hakerët ueb-faqja e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit

Published

on

Ueb-faqja zyrtare e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, konsumatori.rks-gov.net, ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

Për shkak të sulmit, ueb-faqja aktualisht nuk është funksionale. Autoritetet kanë njoftuar qytetarët se, deri në rikthimin e plotë të shërbimeve online, ankesat dhe kërkesat mund t’i dërgojnë përmes emailit [email protected] ose përmes Viberit në numrin +383 (0) 46 311-000.

Qytetarët janë falënderuar për mirëkuptimin, ndërsa pritet që ueb-faqja të rikthehet në funksion pas përfundimit të procedurave përkatëse./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Fruthi në Kosovë, 137 raste të konfirmuara – 25 të reja vetëm gjatë javës së fundit

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 17 gusht 2026, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 137 raste me fruth.

Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 25 raste të reja. Numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 47 raste dhe në Fushë-Kosovë me 34 raste. Pas tyre renditen Ferizaj me 12 raste, Obiliqi me 8, ndërsa Kaçaniku dhe Lipjani me nga 7 raste.

Raste janë raportuar edhe në Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Gjilan, Shtime, Shtërpcë, Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Viti.

Në komunat me numrin më të lartë të rasteve, ekipet e vaksinimit kanë intensifikuar aktivitetet. Vetëm gjatë javës së fundit janë vaksinuar me MMR gjithsej 276 fëmijë që kishin vonesa në vaksinim sipas kalendarit të rregullt.

IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit në qendrat e mjekësisë familjare.

Instituti rekomandon gjithashtu që personat me simptoma të dyshimta, si temperaturë e lartë, skuqje të lëkurës, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Siguria nacionale dhe kibernetike: dy rrugë specializimi për një karrierë në fushën e sigurisë në UBT

Published

on

By

Siguria nuk përcaktohet më vetëm nga kufijtë, institucionet apo rreziqet tradicionale. Sot, një kërcënim mund të vijë nga një krizë emergjente, një zhvillim gjeopolitik, një sulm kibernetik apo një situatë që kërkon reagim të shpejtë institucional.

Pikërisht kjo gamë e gjerë e sfidave kërkon profesionistë që dinë t’i analizojnë rreziqet, të kuptojnë mekanizmat e sigurisë dhe të hartojnë zgjidhje për situata komplekse. Në këtë drejtim është ndërtuar programi Studime të SigurisëUBT, i cili u ofron studentëve mundësi të specializohen në dy drejtime: Sigurinë Nacionale dhe Emergjencat Civile dhe Sigurinë Kibernetike.

Programi synon të kombinojë njohuritë teorike me aftësitë praktike, duke i përgatitur studentët për të kuptuar zhvillimet e sigurisë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Gjatë studimeve, studentët njihen me konceptet themelore të politikave të sigurisë, institucionet dhe akterët e sigurisë, si dhe me rreziqet dhe kërcënimet bashkëkohore.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet zhvillimit të të menduarit analitik dhe kritik, në mënyrë që studentët të jenë në gjendje të analizojnë situata të ndryshme dhe të propozojnë zgjidhje konkrete.

Kurrikula ndërthur disa fusha që janë të rëndësishme për formimin e një profesionisti të sigurisë. Përveç studimeve të sigurisë, studentët marrin njohuri nga ligji, psikologjia, gjeopolitika, institucionet shtetërore, marrëdhëniet ndërkombëtare, politika e jashtme, siguria kibernetike, teknologjia e informacionit dhe metodologjia e kërkimit. Ky kombinim u mundëson studentëve ta shohin sigurinë nga këndvështrime të ndryshme. Ata nuk përgatiten vetëm për të identifikuar një kërcënim, por edhe për të kuptuar shkaqet e tij, ndikimin që mund të ketë dhe mënyrën se si institucionet mund të reagojnë.

Një pjesë e rëndësishme e programit është aftësia për të hartuar dokumente dhe strategji të politikave të sigurisë. Studentët zhvillojnë shkathtësi për përgatitjen e dokumenteve që lidhen me sigurinë nacionale, emergjencat civile dhe sigurinë kibernetike, duke i lidhur njohuritë akademike me nevojat konkrete të institucioneve dhe organizatave.

Në specializimin Siguria Nacionale dhe Emergjencat Civile, fokusi vendoset në kuptimin dhe menaxhimin e rreziqeve që lidhen me sigurinë e shtetit, institucionet përgjegjëse, akterët e sigurisë dhe situatat emergjente. Studentët zhvillojnë aftësi për të analizuar situata të ndryshme të sigurisë dhe për të menduar mbi mënyrat e reagimit dhe menaxhimit të tyre. Ndërsa specializimi në Sigurinë Kibernetike i orienton studentët drejt një prej sfidave më të rëndësishme të kohës. Me rritjen e varësisë së institucioneve dhe organizatave nga teknologjia, mbrojtja e sistemeve dhe informacionit është bërë pjesë thelbësore e sigurisë moderne.

Përmes programit Studime të Sigurisë, studentët njihen me çështjet që lidhen me sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e informacionit dhe përgatiten për të kuptuar kërcënimet që vijnë nga hapësira digjitale. Një tjetër veçori e programit është mundësia që studentët të përshtatin një pjesë të studimeve me interesat e tyre përmes një numri të gjerë të lëndëve zgjedhore. Kjo krijon hapësirë që secili student të ndërtojë një profil më të përshtatur me drejtimin ku dëshiron ta zhvillojë karrierën.

Mësimdhënia akademike mbështetet në praktikat dhe kurrikulat e programeve të njohura të studimeve të sigurisë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe në literaturën bashkëkohore. Në të njëjtën kohë, programi synon t’u përgjigjet nevojave të tregut të Kosovës dhe të krijojë aftësi që mund të përdoren në praktikën profesionale. Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit mund të ndërtojnë karrierë në institucione dhe organizata ku kërkohen njohuri në siguri, analiza të rrezikut, menaxhim të emergjencave, politika publike dhe siguri kibernetike.

Mundësitë mund të përfshijnë institucione shtetërore, struktura të sigurisë, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare, kompani private, institucione që merren me menaxhimin e emergjencave dhe organizata që kanë nevojë për ekspertizë në sigurinë e informacionit.

Formimi i fituar përmes programit u mundëson studentëve të zhvillojnë edhe aftësi kërkimore dhe analitike. Ata përgatiten për të lexuar dhe interpretuar zhvillimet politike dhe të sigurisë, për të ndërtuar argumente të bazuara në analizë dhe për të hartuar dokumente të rëndësishme për politika dhe vendimmarrje.

Në një realitet ku siguria kombëtare dhe siguria digjitale po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura, nevoja për profesionistë me njohuri të gjera dhe aftësi praktike po merr rëndësi të veçantë. Një krizë mund të kërkojë menaxhim institucional, një kërcënim mund të kërkojë analizë politike, ndërsa një sulm ndaj sistemeve kritike mund të kërkojë ekspertizë kibernetike.

Programi Studime të Sigurisë në UBT synon t’i përgatisë studentët pikërisht për këtë realitet: të kuptojnë rreziqet, të analizojnë situatat, të propozojnë zgjidhje dhe të kontribuojnë në hartimin e politikave të sigurisë.

Me dy mundësi specializimi – Siguria Nacionale dhe Emergjencat Civile dhe Siguria Kibernetike – programi krijon një profil të gjerë akademik dhe profesional për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në një fushë ku analiza, përgjegjësia dhe aftësia për të reaguar ndaj sfidave të reja janë thelbësore.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sfidat dhe shpresat e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përmbyllur përgatitjet dhe është gati të udhëtojë drejt Italisë, ku do ta përfaqësojë vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator.

Vëmendja kryesore e delegacionit kosovar pritet të jetë te xhudoja, e cila historikisht ka siguruar 9 nga 10 medaljet e Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Ekipi, i udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka, këtë herë do të garojë pa Distria Krasniqin, e cila do të mungojë në këtë edicion.

Pavarësisht mungesës së saj, pretendente për medalje mbeten Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë, të dy të renditur si bartës të katërt në kategoritë e tyre.

Në ekip janë edhe Dardan Cena, i cili do të garojë për herë të parë në kategorinë deri në 81 kilogramë, si dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Në konkurrencën e femrave, Kosovën do ta përfaqësojnë edhe Erza Muminoviqi (48 kg), Fatjona Kasapi (52 kg) dhe Flaka Loxha (57 kg), me synimin për të vazhduar sukseset e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara