Lajmet

​11 vetëvrasje për pesë muaj, kërkohet mbështetje për ata që ndihmojnë në parandalim

Published

on

Muaji i parandalimit të vetëvrasjes ka filluar, por jo më larg se dje dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së tij në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 11 raste të vetëvrasjes, një dukuri kjo tejet shqetësuese.

Organizata “Linja e Jetës” është angazhuar për të ofruar shërbime telefonike për personat që kanë nevojë dhe pranon mbi 300 thirrje çdo muaj. Koordinatorja e “Linjës së Jetës”, Yllza Nikqi ka thënë se kjo qendër telefonike i ndihmon personat që të mos ndihen të paragjykuar për përjetimet e tyre. Megjithatë shqetësuese sipas saj mbetet mosmbështetja institucionale shtetërore.

“Zakonisht, kemi mbi 300 thirrje brenda muajit. Çka ma së shumti iu ndihmon thirrësve tonë, vetëm hapësira që ne ua japim personave që kanë mendime për vetëvrasje, që mos të ndihen të paragjykuar për përjetimet e tyre…Sa i përket mbështetjes institucionale prej shtetit, në kuadër të kësaj është edhe krijimi i shërbimeve që merren specifikisht me këtë çështje dhe njëra prej tyre është institucionalizimi i Linjës së Jetës. Nëse vetëm keni nevojë për të biseduar me dikë që nuk e njihni dhe që ju dëgjon pa paragjykime, Linja punon prej orës 14:00- 02:00 të mëngjesit”, ka thënë Nikqi.

Ndërsa psikologu Petrit Thaçi thotë se është shumë e rëndësishme të analizohet mënyra se si ata komunikojnë e sidomos nëse tregojnë koncepte të pavlefshme për jetën. Ai ka treguar edhe moshën e personave që dominon më së shpeshti në çrregullimet e depresionit.

“Është e rëndësishme të shikohet edhe mënyra se si ata komunikojnë dhe çfarë flasin, sidomos nëse shohim se tregojnë koncepte të pavlefshme për jetën, një humbje kuptimi të jetës, koncept i dashakeqësisë për veten ose për konceptin e jetës në përgjithësi, një sjellje e vetizolimit social, një sjellje që realisht tregon pakënaqësinë me gjërat që dikur personi ka ndier një lloj kënaqësie, lumturie dhe gëzimi. Klientela më e shpeshtë që mund të preket nga çrregullimet depresive është prej 20 deri në 30-vjeç”, ka thënë ai.

Psikologu Thaçi ka edhe një mesazh për personat që kanë mendime të tilla.

“Të gjithë kalojmë nëpër vuajtje dhe sfida, është e rëndësishme ta kuptojmë që jeta është dinamikë në lëvizje, gjërat nuk qëndrojnë statike në një kohë, për një moment të caktuar gjërat mund të duken të shëmtuara dhe të pavlefshme, por vjen një moment i ri që na hap dimensionet dhe perspektivat dhe pjesa tjetër e sugjerimit është që secili individ që mund të shohë persona të tillë të dyshimtë që kalojnë një gjendje të tillë emocionale dhe mentale në jetën e tyre, ta kenë parasysh se ndoshta një fjalë e tyre që mund të duket shumë minimale, e pavlefshme, shumë e rëndësishme drejtuar atyre mund të jetë shkas për shpëtimin e jetës së tyre”, është shprehur Thaçi.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se përgjatë periudhës 1 janar deri më 16 maj 2024 janë vetëvrarë 11 persona. Ndërsa ky numër gjatë vitit të kaluar ka qenë 42.

Të gjithë ata që janë në një gjendje jo të mirë mentale dhe kanë mendime t’i japin fund jetës, mund të kërkojnë ndihmë në “Linjën e Jetës” në 0800 12345 apo të kërkojnë ndihmën e psikologut.

Në Ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjeve, organizata “Linja e Jetës” ka dërguar peticionin për projektligjin për parandalim e vetëvrasjeve, ndërsa në ora 19:00 te Teatri Kombëtarë në Prishtinë, do të ndizen qirinj për të kujtuar të gjithë ata që i dhanë fund jetës së tyre.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara