Lajmet

11 fakte befasuese mbi personalitetin e njeriut

Shumë nga faktet që vijnë nga psikologjia e personalitetit janë befasuese.

Published

on

Njerëzit mund ta “nuhasin” personalitetin tuaj, njerëzit që ndihmojnë më shumë të tjerët kanë një jetë seksuale më aktive… Studimi psikologjik i personalitetit të njeriut, zbulon modele mbi mënyrën se si sillemi dhe ndërveprojmë me njerëzit e tjerë, apo si e përjetojmë botën. Shumë nga faktet që vijnë nga psikologjia e personalitetit janë befasuese.

1. Njerëzit mund ta “nuhasin” personalitetin tuaj

Njerëzit mund ta marrin me mend se çfarë personaliteti keni, thjesht duke “nuhatur” bluzën tuaj. Një studim tregoi se njerëzit ishin po aq të saktë në hamendësimin e personalitetit tëdikujt kur nuhasnin rrobat e tij, sa edhe kur shikonin një video të tyre. Gjithsesi, jo të gjitha tiparet e personalitetit ishin të lehta për t’u dalluar. Studiuesit zbuluan se njerëzit ishin të aftënë identifikimin e këtyre 3 tipareve kryesore të personalitetit:neuroticizmin, ekstraversionin dhe dominimin.

2. Njerëzit më altruistë kanë një jetë seksuale më aktive

Njerëzit që i ndihmojnë shpesh të tjerët bëjnë më shumë seks. Sa më shumë altruistë të jenë njerëzit, aq më shumë partnerë seksualë kanë, dhe aq më shpesh kanë marrëdhënie seksuale.Pra a mund të jetë të qenit i sjellshëm me njerëzit e tjerë afrodiziaku i fundit? Profesor StivenArnoki, autori i parë i studimit, thotë: “Duket se altruizmi evoluoi në specien tonë, pjesërisht, sepse ai shërben si një sinjal i cilësive të tjera të dëshirueshme themelore, që i ndihmon individët të riprodhohen”.

3. Optimistët raportojnë një cilësi më të lartë të jetës

Optimistët raportojnë nivele më të larta të funksionimit mendor dhe fizik sesa pesimistët,zbulon një studim i Dr.Toshihiko Maruta. 

“Mirëqenia nuk është vetëm fizike, por edhe mendore. Mënyra se si e perceptoni atë që ndodh rreth jush, dhe si e interpretoni mund të ketë një ndikim në jetëgjatësinë tuaj, dhe mund të ndikojë në cilësinë e viteve tuaja të mëvonshme”, thekson ai.

Studiuesit nën drejtimin e tij studiuan 447 njerëz, të cilët u ndoqën për 30 vjet. Gjatë asaj kohe u vlerësua personaliteti i tyre, së bashku me funksionimin e tyre fizik dhe mendor.Rezultoi se pesimistët kishin mesatarisht një cilësi më të ulët të jetës.

4. Njerëzit e lexojnë personalitetin tek lëvizjet tuaja

Mënyra se si njerëzit lëvizin, mund të sigurojë një pasqyrë unike të personalitetit të tyre. Njerëzit që lëvizin në mënyra të ngjashme, shfaqin sjellje kolektive më të mirë. Studiuesit mendojnë se kjo do të thotë se njerëzit që lëvizin në të njëjtën mënyrë, do të jenë në gjendje  të ndërveprojnë gjithashtu në një mënyrë më efektive. Ky studim interesant sugjeron se çdo person ka një “firmë motorike individuale” që përcakton mënyrën se si lëvizin.

5. Të qenit i dashuruar e redukton neurotizmin

Të biesh në dashuri ndihmon në stabilizimin e personalitetit të njerëzve neurotikë.

Dashuria i ndihmon njerëzit pesimistë, që t’i qasen jetës me më shumë besim dhe t’i shohin ngjarjet në një dritë më pozitive. Neuroticizmi shpjegohet kështu nga dr.Kristina Fin, autorja e parë e studimit:“Njerëzit neurotikë janë shumë të shqetësuar, të pasigurt dhe mërziten lehtë.

Ata kanë një prirje më të madhe drejt depresionit, tregojnë shpesh një vetëbesim të ulët, dhe priren të jenë përgjithësisht të pakënaqur me jetën e tyre. Megjithatë, ne mundëm të tregonim se ata bëhen më të qëndrueshëm në një marrëdhënie dashurie, dhe personaliteti i tyre stabilizohet”.

6. Ndjenja e superioritetit çon në zhgënjim

Disa njerëz besojnë se janë më të mirë se të tjerët, ndaj meritojnë më shumë se ata. Mjerisht ata hyjnë në një spirale sjelljesh që janë shumë toksike. Nga zemërimi ata priren të sulmojnë të tjerët, duke i fajësuar ata. Njëkohësisht ata vazhdojnë t’i thonë vetes se janë të veçantë.

7. Njerëzit bëhen më të sjellshëm ndërsa rriten

Ky fakt mund të jetë një surprizë për ata që besojnë se njerëzit nuk ndryshojnë kurrë. Në fakt ndryshojnë, qoftë edhe pak. Tri ndryshimet kryesore të personalitetit që ndodhin me kalimin e moshës janë: njerëzit bëhen më të ndërgjegjshëm, më të këndshëm, dhe më pak neurotikë(kanë më shumë humor).

8. Frika nga e panjohura lidhet me çrregullimet e ankthit

Frika nga e panjohura, është tipari i personalitetit që qëndron në themel të shumë çrregullimeve të ankthit. Ankthi social, çrregullimi i panikut dhe fobitë specifike kanë në thelbin e tyre frikën nga e panjohura. Dikush që është i ndjeshëm ndaj pasigurisë, mund të kalojë shumë kohë duke u shqetësuar se çfarë do t’i ndodhë. Për shembull, njerëzit me çrregullim paniku shqetësohen vazhdimisht se do t’i zërë paniku.

9. Njerëzit i kuptojnë me një shikim personalitetet tona

Një studim ka zbuluar se burrat që kanë hundë të madhe, nofulla katrore dhe sy të vegjël, po i thonë botës se preferojnë marrëdhëniet afatshkurtra. Ndërsa gratë me buzë më të mëdha dhe sy të gjerë, po dërgojnë të njëjtin sinjal, atë të një lidhjeje afatshkurtër.

10. Narcisistët i pëlqejnë ushqimet e hidhura

Të kesh preferencë për shijet e hidhura lidhet me psikopatinë, narcisizmin dhe sadizmin. Ky fakt i personalitetit sugjeron se ata që konsumojnë shpesh ujë tonik apo kafen pa sheqer, mund të tregojë disa prirje psikopatike në personalitetin e tij. Ndërkohë, studiuesit zbuluan njerëzit që nuk i pëlqejnë shijet e hidhura priren të jenë tipa më të këndshëm.

11. Optimistët jetojnë më gjatë

Të qenit pozitiv lidhet me të jetuarit më gjatë. Shumë studime kanë treguar se njerëzit jetonin më gjatë nëse ishin më shumë optimist për të ardhmen, më pranë njerëzve të tjerë, mëvendimtarë dhe ndiheshin më të dobishëm dhe të relaksuar./bota.al

Lajmet

Ish-presidentit Hashim Thaçi i vazhdohet paraburgimi për rastin e pengimit të drejtësisë

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur t’i vazhdojnë masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor ku ai akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

Vendimi është marrë më 30 shtator 2026 nga gjykatësi i vetëm i rastit, Christopher Gosnell, i cili konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet se i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra të tjera penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata bëri me dije se gjatë marrjes së këtij vendimi ka pasur parasysh edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e mëparshëm të Thaçit në çështjen gjyqësore për krime lufte. Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, ky dënim nuk e ndryshon nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në rastin aktual, i cili vlerësohet në bazë të faktorëve specifikë të kësaj çështjeje.

Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarit e tjerë u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat. Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se bëhet fjalë për veprime të koordinuara në grup me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Ndaj ish-presidentit Thaçi në këtë çështje rëndojnë tri akuza për pengim të personave zyrtarë, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, si dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Publikohet në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology” studimi i profesorëve të UBT-së për sigurinë e barnave të hipertensionit

Published

on

By

Një studim i ri farmakoepidemiologjik i realizuar nga profesorët e UBT-së, Arieta Hasani Alidema dhe Fitim Alidema, ka sjellë të dhëna me rëndësi mbi përdorimin, sigurinë dhe rivlerësimin e hershëm klinik të terapisë antihipertensive në kujdesin parësor shëndetësor.

Hulumtimi shkencor, i publikuar në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology“, bazohet në analizën e 1,212 pacientëve të rritur me hipertension arterial, të trajtuar në kujdesin parësor gjatë periudhës janar 2024 – korrik 2026. Mosha mesatare e pacientëve të përfshirë në studim ishte 63.4 vjeç, ku 60.8% e tyre ishin gra dhe 80.1% banorë të zonave rurale, ndërsa mbi 82% e tyre vuanin nga hipertensioni i shkallës së dytë dhe të tretë.

Sipas gjetjeve të studimit, bari më i përshkruar nga mjekët ishte Losartani 40 mg në 56.4% të rasteve, i ndjekur nga Lisinoprili 5 mg me 25.7%. Reaksionet e padëshiruara nga barnat u dokumentuan te 25.2% e pacientëve, duke treguar dallime të ndjeshme statistikore ndërmjet klasave të ndryshme të antihipertensivëve. Në veçanti, analizat treguan se bllokuesit e kanaleve të kalciumit shoqëroheshin me mundësi më të larta për shfaqjen e efekteve anësore, ndërsa përdorimi i statinave dhe trajtimi kronik i rregullt lidheshin me një shkallë më të ulët të këtyre reaksioneve.

Gjithashtu, studimi nxori në pah se rivlerësimi i hershëm klinik brenda 7 deri në 30 ditë u realizua te 96.9% e pacientëve me përcjellje të dokumentuar, çka dëshmon rëndësinë e monitorimit të afërt. Përmes këtij hulumtimi, profesorët e UBT-së nënvizojnë nevojën për një qasje të individualizuar dhe ndjekje të strukturuar të pacientëve në mjekësinë familjare, me qëllim optimizimin e trajtimit dhe rritjen e sigurisë shëndetësore.

Continue Reading

Lajmet

Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 20 vjet burgim unik Arbër Havollin, i akuzuar për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Trupi gjykues e dënoi Havollin me 19 vjet burgim për veprën penale “Vrasje” dhe me dy vjet burgim për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke shqiptuar ndaj tij dënimin unik prej 20 vjetësh burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I dënuari është ngarkuar po ashtu me shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi brenda 30 ditëve nga dita e pranimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 6 shtator 2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Hysen Havolli” në Llapashticë të Epërme, Havolli ishte afruar te vetura e viktimës B.S., e cila ndodhej e ndalur përballë një marketi. Pas një bisede me viktimën, i akuzuari kishte shtënë nëntë herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Havolli ishte arrestuar nga policia më 23 tetor 2025.

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara