Kulturë

102 vjet nga përurimi i Bibliotekës Kombëtare

Published

on

Më 10 dhjetor 1922, u përurua Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (BKSH), institucioni i parë shtetëror, publik dhe laik në vend. Ajo u themelua më 10 korrik 1920 dhe në kohën e inaugurimit numëronte 6000 tituj librash. Drejtuesi i parë ishte Karl Gurakuqi, një nga personalitetet më të shquara të kohës.

Gjatë periudhës së mbretërisë shqiptare, veprimtaria e bibliotekës mori një hov të madh, veçanërisht nga viti 1928 deri më 1937, nën drejtimin e “babait” të bibliotekonomisë shqiptare, Sotir Kolesë. Pas Luftës së Dytë Botërore, fondi i bibliotekës arriti në 15.000 vëllime dhe në fund të vitit 1947 kishte rreth 100.000.

Një ndikim të madh në pasurimin e fondit pati dekreti i vitit 1948, i cili garantoi dërgimin e detyrueshëm të çdo shtypshkrimi në bibliotekë, duke e bërë atë një qendër të rëndësishme arkivore. Pas rënies së regjimit diktatorial, Biblioteka Kombëtare filloi të heqë barrierat në sigurimin e informacionit dhe aksesin në literaturën e ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe arsimit në Shqipëri./UBTNews/

Kulturë

Pse po pëlqehet kaq shumë Mary Bennet, motra e “prapambetur” e Jane Austen?

Published

on

By

Seriali i ri “The Other Bennet Sister”, i bazuar në romanin e suksesshëm të Janice Hadlow, ka thyer rekordet e shikueshmërisë me 7.3 milionë ndjekës që në episodin e parë.

Mary Bennet, motra e mesme dhe shpesh e anashkaluar në “Krenari dhe Paragjykim”, është shndërruar në një ikonë për shekullin XXI.

Ndryshe nga motrat e saj, ajo refuzon martesën dhe ballot për t’u dhënë pas librave të shkencës, duke u bërë kështu figura më e dashur e momentit edhe në TikTok.

Përmes këtij adaptimi modern, Mary nuk shihet më si motra “e thjeshtë” me syze, por si një heroinë e pavarur që sfidon normat shoqërore, duke u bërë personazhi më i afërt për gjeneratat e reja që vlerësojnë autenticitetin mbi dukjen. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Nis filmi shqiptar “Run”, projekt i ri i kinematografisë vendore

Published

on

Kanë nisur zyrtarisht xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Run”, me regji nga Florist Bajgora dhe producent Andi Bajgora. Projekti është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi sjell një rrëfim intim, ku një kamerë e zhgroposur nis të mbledhë kujtime të reja. Në mes të skenave me fytyra të lumtura, shfaqet personazhi Selvia me një lajm që ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, duke sjellë momentin e fundit të regjistrimit përpara një largimi të dytë.

Filmi synon të sjellë një qasje intime dhe emocionale përmes një narrative të veçantë vizuale, duke u bërë pjesë e skenës së filmit të shkurtër vendor.

Continue Reading

Kulturë

287 kandidatë në garë për Çmimin Nobel për Paqen 2026

Published

on

Rreth 287 kandidatë janë marrë në konsideratë për Çmimin Nobel për Paqen 2026, prej tyre 208 individë dhe 79 organizata, duke shënuar një rritje të nominimeve dhe emrave të rinj.

Sekretari i Komitetit Norvegjez, Kristian Berg Harpviken, theksoi se lista ndryshon çdo vit dhe vjen në një kohë sfidash globale, por me angazhim të vazhdueshëm për paqe. Ndër emrat e përfolur për nominim është edhe Donald Trump, megjithatë nominimet mbeten sekrete për 50 vjet dhe nuk mund të konfirmohen zyrtarisht.

Fituesi i çmimit do të shpallet më 9 tetor, ndërsa ceremonia e ndarjes do të mbahet më 10 dhjetor.

Continue Reading

Lajmet

Felix Klieser: Përvojë e paharrueshme në Kosovë

Published

on

Hornisti gjerman Felix Klieser e ka cilësuar si të veçantë dhe të paharrueshme përvojën e tij në Kosovë, pas koncertit me Filharmoninë e Kosovës në Prishtinë.

Ai interpretoi vepra të Richard Strauss dhe Joseph Haydn, së bashku me dirigjentin Gregory Charette dhe hornistin Ilir Kodhima. Klieser vlerësoi publikun si “të ngrohtë dhe të mrekullueshëm” dhe shprehu dëshirën për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Koncerti u konsiderua një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës klasike në vend, duke forcuar bashkëpunimin kulturor.

Continue Reading

Të kërkuara